Rama rrëfen se kush janë “të besuarit” e tij: Investoj tek ta dhe pres të ma kthejnë

July 29, 2017 15:35

Rama rrëfen se kush janë “të besuarit” e tij: Investoj tek ta dhe pres të ma kthejnë

I ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehun” në In Tv kryeministri Edi Rama ka folur jo vetëm për karrierën politike, por edhe për jetën personale.

I pyetur se kush janë njerëzit e tij më të besuar, Rama nuk dha një përgjigje konkrete, por u shpreh se ai investon besim tek njerëzit dhe pret të kthehet besimi. Sa i përket pyetjes se kush janë njerëzit që ai ua mban mend ditëlindjen vetë pa ja kujtuar kush Rama tha se janë familjaret.

Basketbollin nuk e keni ndarë, ku ndodhet koshi?

Një kosh basketbolli është në paradhomën time dhe një në oborr. Nuk besoj të ketë ndryshime ne zyrën time në këtë mandat.
Kujt ja mban mend vetë ditëlindjen, pa ta kujtuar kush?

Ja mbaj Lindës, Zahos, Gregut, Reas, Anetës dhe Olsit.
Kush janë njerëzit e tu të besuar?

Investoj besim tek njerëzit, pra e filloj nga besimi. Nga investimet që janë të suksesshme dhe jo te sukseshme. Por unë investoj besimin tim dhe pres të kthehet.

July 29, 2017 15:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*