Rama: Rrugët e turpit qeverisës, sfidat e mëdha të PS pas 23 qershorit

Redaksia Online March 9, 2013 12:12

Rama: Rrugët e turpit qeverisës, sfidat e mëdha të PS pas 23 qershorit

Kryesocialisti Rama komenton gjendjen e mjeruar të rrugës Fushë Krujë – Lezhë, të cilën e quan shëmbëlltyrë e rrënimit të vendit. Në blogun e tij, Rama shkruan se kjo rrugë është pjesa e rrugës së kombit që flet më shumë se çdo gjë tjetër për shpërdorimin e parasë publike.

“Kush udhëton në rrugën Fushë Krujë – Lezhë mund të shohë pa asnjë vështirësi një shëmbëlltyrë të rrënimit të vendit. Një projektim mizerabël. Një realizim edhe më mizerabël. Një mirëmbajtje më shumë se mizerabël. Inekzistente. Kjo rrugë që mediat e kanë pagëzuar Autostrada e Vdekjes lidh jo vetëm jugun me veriun e vendit, po edhe Shqipërinë me Kosovën. Është faktikisht pjesë e Rrugës së Kombit dhe praktikisht shembull kuptimplotë i shpërdorimit më shembullor të parasë publike. Po edhe parasë private që është hedhur lumë në të dy anët e rrugës për karburante, magazina, restorante, hotele e ngrehina gjithfarësh, të cilat më kujtojnë skarpatet e dikurshme të Lanës së zaptuar prej marrisë kolektive në boshllëkun e lënë nga shteti. E kur bie shi si sot, shëmtia e këtij aksi strategjik të kafshuar thellë edhe prej korrupsionit, bëhet e zymtë deri në dëshpërim. Vendosja e standardeve në rrugët e Shqipërisë, duke filluar nga kjo rrugë e turpit qeverisës do të jetë një nga sfidat e mëdha të pas 23 qershorit. Me këto rrugë as nuk shkohet në Europë, as nuk ka zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social në Shqipëri”, shkruan Rama në blogun e tij, ndërsa në Tuiter poston foton e një tjetër rruge të ngjashme, asaj Shkodër-Koplik.

rama foto rruga

Redaksia Online March 9, 2013 12:12
Komento

1 Koment

  1. Labi Vlore March 9, 13:45

    Tamam si fytyra e Saliut eshte shnderruar edhe Shqiperia.E shemtuar,rremuje,pa rregull.E rrenuar,pa ide dhe fytyre lecke.Keshtu e ka katandisur Saliu Shqiperine.I ngjan tamam Saliut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*