Rama: Saliu i PPE, s’e shpëton dot Saliun e PD

Redaksia Online April 17, 2013 19:01

Rama: Saliu i PPE, s’e shpëton dot Saliun e PD

Edi Rama i pergjigjet ne menyre ironike kreut te PPE-ve qe flet ne fakt ne emrin e tij personal si Grossruck apo Daul dhe jo ne emer te institucionit. Shpotites ne pergjigje, kryesocialisti i kujtoi Martensit se eshte kthyer ne Saliun e PPE-ve qe kerkon te shpetoje Saliun e PD-se, pasi ligji, BE dhe SHBA flasin ndryshe…

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi pas deklaratave të presidentit të Partive Popullore Parlamentare, Martens.

Reagimi i Ramës erdhi në Twitter menjëherë pas deklaratës të Martens, i cili komentoi negativisht dorëheqjet e anëtarëve socialistë në KQZ, duke i konsideruar si bojkot.

“Saliu” i Partive Popullore Europiane flet për KQZ-në si të ishte vegël e partive! Por ligji flet ndryshe. SHBA e BE po ashtu. Saliu i PPE-së s’e shpëton dot Saliun e PD-së!”, shkruan Rama.

 

***

PPE: Mbështesim Berishën, jo bojkot të KQZ-së

Presidenti i Partisë Popullore Europiane dënon bojkotin e Komisionit Qendror të zgjedhjeve nga anëtarët socialistë, dhe shpreh mbështetjen për Partinë Demokratike dhe kryemnistrin Berisha.

“Kam ndjekur nga afër zhvillimet më të fundit në Shqipëri që nga largimi i partnerit të vogël të majtë të koalicionit LSI për tu bashkuar me opozitën. Në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme të qershorit, KQZ duhet të reflektojë koalicionin qeverisës,” ka nënvizuar presidenti i PPE.
Presidenti Martens i mëshoi faktit se ruajtja e ekuilibrave brenda KQZ-së, i cili u përcaktua nga marrëveshjet ndërpartiake dhe nga ligjet për zgjedhjet nën ndërmjetësimin e OSBE dhe OSBE/ODIHR dhe që janë implementuar dhe konsoliduar që nga viti 2004 e deri tani, është e një rëndësie të veçantë.

“Çdo përpjekje për të modifikuar ekuilibrin për të cilin është rënë dakord –  katër anëtarë të KQZ të nominohen nga qeveria dhe tre nga opozita – është një përpjekje për të destabilizuar të gjithë sistemin elektoral dy muaj para zgjedhjeve. Në këto rrethama, dorëheqja e anëtarëve socialistë të KQZ-së është e papranueshme. Nuk është nevoja të them që PPE mbështet fuqishëm Kryeministrin Sali Berisha dhe Partinë Demokratike, si dhe është e bindur që zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë një hap i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian”, deklaroi Presidenti Martens

Redaksia Online April 17, 2013 19:01
Komento

13 Komente

  1. Aster April 17, 19:04

    Po kte ramen kush e shpetoi ? Ajala ? Hahahah

    Reply to this comment
    • Guri April 17, 22:24

      SHBA ia ka hequr vizen sales. Kane hequr zvarre diktator ne dukje te pamposhtur , keshtu qe saliun tone keta e hane per mengjes.

      Reply to this comment
      • Lam Kreka April 18, 00:29

        Po te ishte Sala i yti,sic thua /kete Salen tone/ nuk do tia preferoje per kaftjalle amerikaneve.Uroj qe vizen e tij ta napin ty!

        Reply to this comment
  2. lavdosh April 17, 19:21

    Me ne fund Rama e kuptoj se nuk mund te nenshtrohet dhe intimidohet nga tipa si Martens, Daull, Pack dhe kompani
    Kjo tregon se eshte gati per te drejtuar vendin pa komplekse nga te huajt
    Vazhdo dhe mbro te drejten, kjo eshte nje beteje jete a vdekje per mbrojtjen e demokracise

    Reply to this comment
    • Lam Kreka April 17, 23:59

      He mor demokrat! eshte demokratike te cenosh fizikisht nje deputet ne parlament,sic ben qunat e Rames? KESO ZHV ILLIMI TE DEMOKRACISE I PREFERON RAMES?.

      Reply to this comment
  3. BAY AREA Ca. April 17, 19:31

    Z. Martens, nga qeveria u largua LSI , bashke me te detyrimisht i largohet Mazhorances edhe anetari i KQZ. Saliu nuk e ka me shumicen. Ti Martens o je i pergjumur e flet brockulla, ose nuk ke marre racionin e rradhes nga Krimineli Sali. Tani qe u takove me Sali Krimielin, e paske marre kestin e fundit se kestet e tjera, nuk do te kesh rast ti marresh se Sali Zullumi, (…..), pas, 23 Qeshorit do te kesh kohe te bolleshme per ta takuar, si pensionit skizofren Laja pak duart Saliut se i ka zhul te pista dhe me gjak

    Reply to this comment
  4. llirija April 17, 23:23

    Po ky Martens mos eshte Gjerman se me Gjermanet spo ka bythe tenae Europa me kruejt dhe jo Rama.Mos harroni se PPE eshte e drejtuar nga Merkeli ne fakt e kujdes.Ruset deshen te ndesheshin ne Qipro me Merkelin por u zbythen dhe Merkel po ju merr ologarkve ruse dhe disa majtisteve shqiptare plot 18000 miliard dollare ne qipro.Kujdes Rama se PPE nuk jane Ajala e Papandreu qe skane as pushtet as leke

    Reply to this comment
  5. kiri April 18, 03:53

    E ngateroni ju socialistet e kujtoni per hicin Pitella Pilafin.Pitella ju pelqen se fillon me PI o cna kenaqet.Atij nuk I prishet gjiza se nuk e doni ju nje grusht njerezish por e faleminderojme dhe e duam ne se thote nje te verteteJu doni me fitu ne ankand duke nxjerre by . e Metes ta gezoni por nuk do fitoni duroni deri ne zgjedhje .Kjo eshte gare te shohim fitusin por ju po dridheni nga frika.

    Reply to this comment
  6. Shqiptari April 18, 07:58

    Ore ku jane 10.000km rruge qe ka bere PD ja. Pse si thone me emra ku i kane bere… Po kerkojuani me emra e jo vetem me nje numer koti. Mos e caj nga fashistet e poe e ata e zhyten europen ne krize. Shiko ne spanje, ne greqi, ne itali etj. Gjithe hajdutet e djathte e shkateruan kete eurozone.

    Reply to this comment
  7. lorena April 18, 10:56

    Rama e shef qe nuk e duan si politikan asnjeri prandaj ka folur me ironizma ndai Presidentit Martens..
    Anetaret qe dhane doreheqje jane te opozitesh kshuqe ti mendon se do ta cosh ne bojkot KQZ,-ne por harroje ate strategjine negative qe po ndjek ne koken tende boshe…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*