SHËNIM: Në mëshirë të gjesteve mëshirëplota

Elton Koka April 3, 2015 14:17

SHËNIM: Në mëshirë të gjesteve mëshirëplota

La një shije të përzier deklarata e kryeministrit Rama dje në Kuvend, kur kundruall deputetëve të PD-së Berisha e Topalli, u tha këtyre të dyve në sy se mund të flisnin çfarëdolloj shpifjesh për të dhe qeverinë, nuk kishte për t’i kallëzuar penalisht në gjykatë siç ka bërë me eksponentë të tjerë të opozitës. Kjo, tha Rama, që të shohin gjithë shqiptarët se çfarë kanë pasur në kokë ata të dy përgjatë tetë viteve.

Këtë lloj shijeje e gjen edhe menjëherë pas publikimit të lajmit në DITA online, tek komentet e lexuesve. E kanë ndjerë, besoj edhe ata që dëgjuan live në televizor. Pse kështu, kur gjithë këtyre viteve jemi ankuar sesa vrazhdësi e madje kafshëri sundon kësaj shoqërie, por na bezdis ky gjest galant e kavaleresk prej superiori, që mjaftohet me vendosjen tek koka e kundërshtarit politik, të tabelës “fali o Zot se nuk dinë ç’thonë?”

E para, pikërisht sepse nuk tregon superioritet. Fakti është që vetë Rama, pak ditë më parë, do deklaronte menjëherë pas daljes nga Kuvendi ku u miratua kërkesa e prokurorisë për lejimin e arrestimit të deputetit Tom Doshi, se nëse vazhdonte kjo shthurje dhe mosrespektim i rregullores së parlamentit, mbase mazhoranca do ta braktiste sallën! Ky “hap prapa”, për dikë mund të jetë edhe thjesht një batutë e momentit, por për votuesit e së majtës tradhton diçka tjetër: Që dyshja Berisha-Topalli e kanë lejen me pashë dhe “imunitetin” të garantuar, pavarësisht se çfarë nxjerrin nga goja. Aq më shumë ky imunitet, pastaj, se çfarë kanë bërë gjatë kohës së qeverisjes së tyre. Dhe shqiptarët lexojnë bash këtë lloj paprekshmërie, dhe jo atë të llafollogjive në sallën e Kuvendit. Është një liçencë që akoma edhe kreu i Kuvendit, Meta, e kishte kufizuar vetëm tek Berisha.

E dyta është se realisht, shqiptarët e kanë shumë të qartë se çfarë kanë patur në kokë qeveritarët e djeshëm. Nuk kanë pasur nevojë të fusin në punë imagjinatën, sepse në tetë vjet e kanë parë dhe ndjerë në palcë pasojën e qeverisjes. Po e ndjejnë ende sot. Ky eksklamacion demaskues i mbledhjeve të lagjes si njëherë vaktit, “fol fol, të marrin vesh të gjithë se ç’plaçkë je”, është i tejkaluar dhe dëshmon të kundërtën e superioritetit mëshirëplotë; që është pafuqia. Në mos, edhe një pakt tashmë i shprehur publikisht, qoftë dhe përmes një “punch line” në telenovelën tonë parlamentare.

E treta, njerëzit e këtij vendi, ashtu siç harrojnë shpejt, edhe nuk harrojnë kurrë, sado paradoksal të ngjajë pohimi. Na ikën 25 vjet me gjeste mëshirëplota ku Nano fal Berishën, ky bëhet mik me Nanon, Meta fal Ramën, të dy falin Berishën, Berisha fal të gjithë, për t’i marrë të gjithë në qafë… dhe befas kuptojmë se qenkemi qeverisur jo me ligjet që miratojmë me shumicë, por me mëshirën kristiane apo mirësinë myslimane. Por më mirë se me fjalët tona, e mbyllim me shënimin e një lexuesi të DITA-s: “O Zoti Kryeministër, në atë post je për të folur e vepruar në bazë të Ligjit. Në jetën private sillu me Saliun e Jozefinën si të mbushet mendja….Por si Kryeministër duhet të plotësosh ato që i ke premtuar popullit”.

 

ram ber2

Rama: Saliun dhe Jozefinën nuk do i çoj asnjëherë në gjyq

Teksa ka dënuar gjuhën e përdorur nga opozita për mazhorancën, Edi Rama në fjalën e tij nga Kuvendi tha se ai do të flasë sa herë opozita të akuzojë, në mënyrë që njerëzit, sipas tij, të ballafaqojnë të dyja palët.

Ai akuzoi më tej opozitën se ajo po përdor dy standarde: për Doshin nuk preferoi të votonte, ndërsa për deputetin Frroku përdori standard tjetër.

“Dhe kjo, vetëm se donit të nxirrnit dhjamë nga pleshti që iu ngordhi në dorë”, tha Rama.

Më tej kryeministri tha se ai do vazhdojë të kallëzoj penalisht të gjithë ata që shpifin dhe duan të kriminalizojnë emrin e tij, përveç dy emrave, Sali Berishës dhe Jozefina Topallit:

Vetëm Jozefinën dhe Saliun nuk do e çoj në gjyq, se kështu shqiptarët do e kuptojnë më mirë se duke folur këta çfarë kanë pasur mbi kokë gjatë 8 viteve”.

Elton Koka April 3, 2015 14:17
Komento

62 Komente

  1. albana April 2, 18:11

    Jo zoti Kryeminister! Parimisht nuk ke te drejte. Qendrimi juaj duehet te jete i njejte ndaj te gjitheve dhe per te gjithe, perndryshe bini ne poziten e dy standardeve qe po kritikoni, si dukuri te kundershtareve.

    Reply to this comment
    • I.Troplini April 3, 17:20

      Ka momente, gjate fjales se gjate te Edi Rames, kur duke e degjuar, thua me vete,,,,,,-Nuk e di se si quhet ai mjet qe ka marre apo ka pire ky njeri, pa hyre ne sallen e kuvendit por sido qe te quhet dhe cfaredo qe te jete, edhe une dua ta provoj. Dua edhe une, te flas si e ema e Zeqos ne maje te thanes dhe te me duket vetja sikur po nxjerr xhevahire nga goja.
      Ne cfare misioni, eshte ky njeri? Ne mision kombetar apo ne ate te rromes pas Tomes? Po te ishte ne ate kombetar, nuk do na “lumturonte” me “qyfyre” te tilla prej karagjozesh ordinere.
      Edi Rama, nuk eshte mbreti i shqiptareve, qe mund te vendose vete se kush do denoncohet per krim, e kush jo. Edhe Shqiperia, nuk eshte akoma mbreteri e bashkuar.
      Ne nuk duam njerez qe sillen si mbreter, more Z.Kryeminister me 1 milion vota. Boll me, me te qenit qesharak. Tregoni me vepra se e meritonit vertete, voten e atij 1 milioni votuesish.

      Reply to this comment
      • aaa April 3, 17:20

        SHUM SHKRIM I SAKT POR UNE MENDOJ QE KA GJERA TE NENDHESHME QE FALIN NJERI TJETRIN??

        Reply to this comment
        • Socialisti bythpambuk April 3, 17:20

          Neveri per kete Kryeminister mashtrues dhe psikopat .
          Turp per PS qe vazhdon akoma ta mbaje si Kryetar dhe KM .
          Nuk po e shikojne socialistat se per dy vjet ky bastard do bjere Saliun ne pushtet ?

          Reply to this comment
          • Ar April 3, 17:21

            Ne boten e te verberve cakeri eshte mbret. “In the kingdom of blind the men with one eye is the king”!

          • Tartufi April 3, 17:21

            Elton pershendetje.
            Kur ky popull te mos bluhet e te gdhendet per tu kthyer ne tulla,per ndertimin e shtepise
            se partive te te gjitha llojeve,keta qe do te formojne qeverite me ne krye te parin e qeverise
            do te dhjesin nga frika kur te bejne abuzime ne kuriz te tij. Burgu do te jete vendi i tyre,se
            ky popull do ti rjepi pa pik meshire. Me nje popull ku shumica eshte nga matriali i kthyer ne
            tulle balte,nuk ka burg per askend nga te degjeneruarit qe bejne sikur qeverisin.
            Guri i pa gdhendur Elton ,nderton vetem muret e lirise.

          • Sokrat Marina April 3, 17:22

            zoti RAMA eshte nisur nga thenia e popullit se : ” Budallajt e te marrit hapi rrugen ‘ ,Po jo ketyre qe bejne tani si budallenj e te marre,se per parate nuk jane as budallenj e as te marr,po megjitheate zoti Rama ,populli ka ngritur edhe spitale psikiatrik dhe burgje per t’i kufizuar e ioluar nga shoqeria. Mos harro se Saliu eshte nje vrases ,shkaterrues……e jozevina nje violin e dyte.

          • LOVE April 3, 17:22

            E vertet ngelet qe kur po fliste Jozi ,kryeministrit po i merrej goja .
            nuk dinte me cfare te fliste, dhe si te justifikohej
            nuk vlen me fare arsyeja qe gjoja nuk duam te jemi si ata
            jane njesoj dhe cdo dite po ju del fytyra me e keqe se paraardhesit e tyre .
            NEVERI PER RAMEN !

          • mirooo April 3, 17:23

            hail…………….

    • Naim Frasheri April 4, 03:22

      Edvin Rama ti Fale ne dac Berishen , Po Nena Jote e Nderuar mund ta Fale per gjithe ato Ndyrsira qe ka nxjerre nga Goja, Pyete njehere

      Reply to this comment
  2. Hëm... April 2, 18:11

    O Rama o i rene nga qielli, te ulem ne ate karrike te besh drejtesi jo ta vonosh ate… ik prej andej dhe jeto si qytetar anonim pastaj fali cfare te duash Berishes. Se e dime cfare malli isht pa te votuam me shumice ndaj lere derdellitjet por vepro si burre shteti dhe bej drejtesi sepse fatura e padrejtesive eshte gjigande por te pakten lehteso shpirtrat. Po merr njecik si kot kohet e fundit… mos te ka hyre vetja ne qejf dhe pandeh se linde per kryeminister!

    Reply to this comment
    • N.VJOSA April 2, 18:26

      Pergjigje prej K a r a g j o z i !….
      O Zoti Kryeminister, ne ate post je per te folur e vepruar ne baze te L i g j i t….
      Ne jeten private sillu me Saliun e Jozefinen si te mbushet mendja….
      Por si Kryeminister duhet te plotesosh ato qe i ke premtuar Popullit dhe jo per tu sjellur si Adoleshent!…
      Populli dne ata qe te kane votuar presin qe Politikanin M o n s t e r
      dhe Kriminel te besh ate qe te kerkon detyra shteterore!
      Mjaft me me batuta shakaxhinjesh te kafeneve!….

      Reply to this comment
      • Pëllumb zaimi April 2, 19:22

        N. Vjosa? Në një frekuencë e gjatësi vale me ju! Këtë që thotë ky sot e kam ditur motmot. Ky është jo për Rilindje por për të shpëtuar saliun! Ky është ky,-d.m.th përemër! Nderime!

        Reply to this comment
        • LOVE April 2, 21:43

          kerkoj ndjese qe hyj ne frekuencat tuaja zt Zaim dhe shoku Neti ,por desha te spjegoja dhe mendimin tim
          Nqs Saliu larg qofte shkon ne burg …direkt i vjen radha Rames …mos u trembni ,jo per ne burg ,po per ta cuar perseri ne plazh per foto …ate e ben mire ai 🙂
          sepse Rama eshte aty si kryeminister ,thjesht sepse ne krahun tjeter eshte Ariu …ops Saliu .mos te ishte ariu ketej e shifje sa do rrinte kryeminister piktori
          dhe kjo eshte fatkeqesi e dyfishte
          ndjese per shqetesimin 😛 ,kaq kisha .

          Reply to this comment
      • lumasi April 2, 20:14

        nje surrat si ata ka! duhet hy edhe ai brenda qe e ka katandisur tiranen si kandahar ne 10 vjete. lulit po merret me liqenin dhe stacionin e trenit.
        te gjithe nje brume kane!

        Reply to this comment
  3. intelektuali April 2, 18:16

    DEKLARATA E EDI RAMES ESHTE KONTRADIKTORE DHE E TURPSHME PER ATA QE E VOTUAN.

    Po ku shkuan premtimet elektorale per Drejtesi dhe Ndeshkim te fajtoreve? Pse atehere nuk i sqarove votuesit qe nuk kishe ndermend te ndeshkoje vrastarin e Remzi Hoxhes, te Kosta Trebickes, te Gerdecit dhe 21 janarit, kusarin enverist te rruges Durres-Kukes dhe te pronave private qe mban emerin Sali Berisha, por tani o Edi Rama del pa piken e turpit dhe te moralit si nje garib adoleshent dhe deklaron se nuk do te ndeshkosh ata qe varrosen shpresat e shqyptareve per te patur nje shtet ligjor pas regjimit gjakatar te Enver Hoxhes?

    Reply to this comment
    • gregori April 3, 21:57

      Ore bicim intelektuali, nje pyetje te vetme: Kur eshte derdhur me shume gjak, gjate 50 vjeteve te Enver Hoxhes, apo 25 vjeteve te Saliut, Fatosit, Edit?
      Po munde pergjigju, nese di gje, kjo kuptohet, se instituti i te “perndjekurve” vetem 6000 te vrare nga regjimi i kaluar ka nxjerre deri tani, te tjere s’gjen dot.

      Reply to this comment
  4. Kris 1 April 2, 18:19

    ke te drejte se ke detyrime ndaj tyre.Dhe ne kemi te drejte te kerkojme te te cojme atje ku ke vendin,me plehrat e tjera.

    Reply to this comment
  5. vezhguesi April 2, 18:44

    RAMA , GABOVE ME KETO FJALE . IRRITOVE ATA , QE TE VOTUAN , TE CILET DONIN E DUAN ARRESTIMIN E MENJEHERSHEM TE Bajlozit te zi , BEJE SA ME SHPEJT PERNDRYSHE DO JESH EDHE TI SI ATA , Salistet E FELLIQUR , QE I PINE GJAKUN KETIJ POPULLI E NUK PO I MBYLLET GOJA.

    Reply to this comment
  6. demo April 2, 18:55

    Ilir Meta thote Do ta lejoj Berishen te flase sa te doje.Rama nuk do ta padise kurre ne drejtesi ,cfaredo qe te beje! Mire pra,sipas Berishes ,rradhen e ka Koco Kokedhima.Vrasesit e 21 janarit le ti padisin familjaret ne Hage.

    Reply to this comment
  7. tigri April 2, 18:56

    Zoti Kryeminister ! Jam shume dakort me Ju. Personat qe keni perjashtuar nga kallezimi per fjalet ne Parlament,mos i harro ti kallezosh per “miresite” qe i kane sjelle popullit shqiptar jasht Parlamentit.

    Reply to this comment
  8. I drejti April 2, 18:56

    hahah tall trapin o ed mashtruesi, se edhe ti si sala je por vetem nuk te le baza ps qe te kalosh ne identitet. Ti ed rama do ishe fiks per pd.

    Reply to this comment
  9. skifteri April 2, 19:03

    *****…Z.saliu dhe jozefina e kan vendin ne burge ,ky eshte vendi me I lehte per ta.Z.Edi kryeminister I vendit, shqiptaret kerkojn shtet ligjor ne shqipri qe I mungon per 24 v.dhe jo humanizem dhe ndaj shkelsve duhet veproi ligji dhe tregoje se ky ligji e mban fjalen.Ne keto kushte qe deklaroni ne parlament se nuk denoni Saliun dhe Jozefinen e çuditshme !?..dhe kryetari parlamentit i qone te fala !?…dhe e le te flase sa te doje drejt lumturise qiellore pa e ndaluar per shkeljet e etikes ,dhe pergjigjur per krimet ,vjedhjet,mashtrimet,dhe martesat brenda fisit.Ne keto kushte shteti (parlamenti)behet kishe.!?..Ne me 23qershor votuam jo per kishe,por per shtet ligjor qe e mban [email protected]@@@@@@@@@@@@

    Reply to this comment
  10. pelivani April 2, 19:30

    Trendafil je zhozefine…
    S’ta bej dot hash bukurine…
    Dhe pse ke vite mbi shpine
    Prap ti dukesh cupuline…

    Une nuk jam si shum’e shume
    Qe guxojn’ e te thone,llume!
    Ti je dhe mbetesh llokume
    Lum yt shoq,kut t’ve ne gjume…

    Por, kur shoh se me ke je
    Mbane nje plaku teneqe..
    Ce do dhe placken qe ke!
    Me mire hidhe ne hale…

    Me ndje sa me lart te thash,
    Falem,e keputa trash…
    Por nje femer e mendafsht,
    S’mund t’a shkoj jeten me kafshe!…

    Reply to this comment
  11. miroo April 2, 19:45

    edhe ti ed kafsha…..vellai leprit ,vrap……… ikni kembe se u dhjeu bytha

    Reply to this comment
  12. bomi April 2, 19:47

    MIRE JA KE THUR VARGJET XHOZIT POR AJO S KA NEVOJE PER TO AJO KA NEVOJE TE KETE NE PERDORIM GJONA TE TRASHA DHE ME DIMENSIONE TE PRANUSHME PER TE PUNU TRE DYNYMSHIN.EDI RAMA BON GABIM SE TASHMA PPPULLI E DI KUSH JANE HITLERET NE SHQIPRI.KAPI PER BYTHE E PPP…..I OR KOQE KANARI DHE FUTI MRENA BOLL MO ME PERRALLA DHE ANEKDODA ME KURVA DHE PEDERASTE.

    Reply to this comment
  13. shpatar April 2, 19:48

    Kjo qe thua, se nuk shpie ne gjyq Xhofin dhe Saliun ,qe ne te kuptojme se kush jane zullumet e tyre,nuk perben ndonje cudi te madhe. E dim qe nuk ke asnje mundesi ti prangosesh por qe te tallen me popullin kete nuk do ta lem ne .Hape rrugen dhe deklaroje zyrtarishte qe krimin nuk e lufton dhe pergjigjen do ta maresh nga populli.Paqsor me armiqsoret e popullit mos u beje .Bile nuk na bene pershtypje qe dhe te takohesh sic bente Nanua .Po u puthe aq me mire se tregohesh xhentil . Njera skodriane e tjetri trapojan .Nese te kane udhezuar te mos i prekesh beje ate qe beri Ramizi. Rekomando ne vendin tend ndonje Kokeshqop tu thyej hundet e tu tregoje vendin sic na i beri Saliu kur mori pushtetin .Ne sater komunisto-socjalistet e bijte e Bllokmenve .Te shohim cdo tu thote Kokeshqopja ketyre :Aka dru me pre bre burra .

    Reply to this comment
  14. lol April 2, 20:22

    Ka per Drejtesi ne Shqiperi: denohet njeri kur t i teket Njeshit,jo kur shkel njeri ligjin!
    O moj shqiperi,te shkateruan horrat!

    Reply to this comment
  15. padrino April 2, 20:46

    sbagli di grosso, z kryeministër, mëshira është vdekje, ka Napoleon Bonoparti.

    Reply to this comment
  16. Darius April 2, 21:04

    o Krye…r karagjoz!
    O kokaiman,shko ti ne vend te saliut brenda!!!!!
    Faj skeni Ju,po kane keto kaviet qe ju votojne,dhe bejne blla blla blla ……neper webe.

    Reply to this comment
    • andromeda April 2, 21:28

      Rama e zbulove veten një KM dhe politikan të paaftë dhe pa logjikë. Berishën dhe sorollopin e tij i kemi njojtur me kohë dhe s’kemi ç’ti njohim tjetër. Sikur të mos e dinim si janë nuk do i kishim dhënë votat për ty dhe Rilindjen më 23 qershor, me shpresën që të bëhej drejtësi në këtë vend, të dënoheshin bastardët politikë të tipit Sali, Jozefinë e Lul kaqoli dhe të ndërtohej një shtet për së mbari. Kjo që thua ti na bën të mendojmë se ti dhe 2B-të jeni bashkë në afera të pista biznesi dhe bëni sikur ziheni në sytë e publikut ndërsa në prapaskenë ndani trofetë e pushtetit. Jazëk të qoftë që po zhgënjen dita -ditës shqiptarët që të dhanë votëbesimin.

      Reply to this comment
  17. "Horri i Bulevardit" April 2, 21:30

    Mbas zgjedhjeve lokale, do komentojme perseri, me ata qe mendojne se saliu do shpetoje.
    Saliun e ka zene frika, se po e shef qe po i vjen rradha dhe si histerik qe eshte nga natyra, vetem sulmon, qe kur te vi arrestimi i tij dhe i familjes se tij, te cirret, se jemi te burgosur politike, gje qe Edi Rama e ka menduar dhe per ti dale te keqes perpara, pervec byrose se hetimit, qe do te zhvleresoje gjykatesit e saliut, ne gjykaten e larte, solli edhe prokuroret e FBI, qe saliu ne cjerrjet e tij, te behet i pabesueshem, per opinionin nderkombetar.

    Reply to this comment
  18. Lleshi April 2, 21:36

    -Kulla e barit , nuk do te digjet ! Selim Myrtja do mbaj celsat e kashtes , ndersa Halil Nurja do strehohet ne katin e siperm !

    O Ed o Halil Nurja !

    Reply to this comment
  19. drejtesi April 2, 21:36

    Ti more zoteri do lesh gjurme ne histori vetem po fute Sali kafshen ne burg. Bej kete dhe do shohesh qe vetem shpellaret nuk do te te mbeshtesin pa gjithe te tjeret i ke me vete dhe te siguroj se nuk do zbresesh nga ajo karrige per nja 10 mandate. Beje dhe do shohesh… beje se na eshte ngjitur si m… pas kepuce….

    Reply to this comment
  20. NAN MYZEQARI April 2, 22:45

    midis rames dhe jozit ka urrejtje politike por kujdes urrejtja kthehet ndonjehere ne epsh te papermbajtur

    Reply to this comment
  21. doktori April 2, 22:59

    po cfar dreqin po beni o zoti Rama dhe zoti Ilir njeri se coka ne gjyq doktorin njeri i jep fjalen sa ti doj bytha doktorit po ne cmutin patem qe ju dham voten juve kur se beni dot punen tuaj vaj meeeedeeeeeeet

    Reply to this comment
  22. tomsojeri April 2, 23:19

    E plase me ne fund o Edo se na plase! Burrac i dhier, sikur po ju flet injoranteve te bregut lumit te hershem, qe ronin me kandila neper cadra! Po mir, se heshtja yte ,na la shum per te desheruar ne kte tem ,por pak turp nuk ke ? Spaske as din e as iman! Me kte shprehje apo batutut ,injoron intelektin e gjith shqiptareve qe ti mendon se han sapunin per djath !Ke koh qe e vret mendjen per kte pergjigje ???Edhe ne ke ndonje porosi andej nga “Zeusi” e ske byth te behesh burr ,me mir vazhdoje heshtjen! Tani te gjitha i presim nga ty !Turp te kesh !Je pjes e ksaj rjedhje te qelbur qe po vazhdon te mbaj kte popull ne humner !

    Reply to this comment
  23. koordinatori April 2, 23:27

    1 milion shqiptaret e shuplakave,e dine shume mire sec kane pas mbi koke.
    Ndaj tyre keni detyrimin moral ti coni ne gjyq.
    Nuk mjaftojne 1 milion arsye?

    Reply to this comment
  24. gjermani i fundit April 2, 23:50

    Mire ne burg jo, po ndonja dy jave ne Maldive pse nuk po i con?

    Reply to this comment
  25. joy-72 April 3, 01:08

    shohse shumica e komentuesve tani jane bindur qe “kallomi i bllokut” eshte kokrra e mashtruesit dhe nuk ka asnje ndryshim nga “plaku llapazan”,,,,komentuesit jane zgjuar nga endrrat e ripjelljes ,,shumica ketu ne kete forum kur dilje kunder “kallomit te bllokut” te versulej si armikut te luftes se klasave,,,,,megjithate me mire vone se sa kurre,,,,,,,,(kallomi po kallom ngelet sado qe zgjatet po bosh eshte nga brenda ),,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  26. Aphade April 3, 01:58

    K/ministri nuk duhet kurresesi t’i hedhe ne gjyq Sali Vicidolin dhe Zhele-finen , por populli
    ka kerkuar dhe ngul kembe duke kerkuar urgjentisht qe keta dy dhe te tjere te shkojne ur –
    gjentisht prapa hekurave ! Po se bere kete drejtohu popullit , ”nje milion shuplakave ” se
    kush te pengon ! Thuaja hapur dhe pa dorashka popullit qe te besoi …..!!!!

    Reply to this comment
  27. TROJA April 3, 06:41

    Ku ke mendere te meresh me Saliun e Jozefinen.Ata burra nuk jane ne PS,as ne LSI.Si Saliu jeni te gjithe,e sora sores nuk ja nxjer syte o krieminister.
    SA SHPEJT MASHROHESH O POPULL,POR EDVINI PASKA QENE MASHTRUSI ME I MADH QE KA NOHUR KJO E ASHTUQUAJTURA-DEMOKRACI-SHKERDHATOKRACI-FASHIZEM-MAFJE.

    Reply to this comment
  28. arian April 3, 06:51

    Po voten ne ta dhame per te kunderten zoti kryeminister.

    Reply to this comment
  29. Mark uk April 3, 08:56

    Edhe sikur te donte vetem .utin jua han si ju si ata, shprehen ne favor te arrestimit te tyre.

    Reply to this comment
    • korçari April 4, 10:22

      O Mark UK po kthehu ne Shqiperi se mjaft lave pjata ne Uk se me keto komente e ke siguruar nje vend si roje ne SHQUP dhe mbase arrin te behesh zedhenes i Pd se nuk ka nevoje per TRU

      Reply to this comment
  30. "Horri i Bulevardit" April 3, 10:10

    Po arrestohen disa peshq jo te kategorise se larte, por qe jane afer peshqve te medhenj dhe cfare shohim!, shkojne ne gjykate dhe vendimi eshte detyrim me paraqitje, ose arrest shtepie.
    Ne me te drejte irritohemi, se po e shohim me syte tane, se si te korruptuarit, dalin pa lagur.
    Tani imagjinojeni arrestimin e sali berishes?, mund te arrestohet, por a do te denohet me kete sistem drejtesie?, une them qe jo.
    Prandaj ju them, se kryeministrit, per momentin, po i kerkoni te pamunduren, se po nuk u be nje tip reforme, ose sic u be byroja federale, sic po vijne prokurore te FBI, nuk mund te denosh saliun, se ne gjykata, jane ata qe karieren e gjyqtarit e filluan tek kursi 6 mujor i plepave dhe qe shkollen e juristit apo magjistratures e mbaruan, duke qene prokurore dhe gjykates, qe edhe diplomat, ja u cuan ne vendet e tyre te punes.
    Une jam nga ata me te thekurit, qe dua arrestimin e familjes berisha, biles per kete moment, i kam vene bast vehtes, se do te pjek nje dash ne hell, pikerisht ate dite, kur te degjoj, qe sali berisha u denua, (jo u arrestua).
    Por duke pare se gjykatesit e plepave, jane shume larg asaj drejtesie, qe ne presim, me duhet te pres reformat e qeverise ne drejtesi, qe te shpresoj se me ne fund saliu do arrestohet dhe do denohet.

    Reply to this comment
    • Lleshi April 3, 10:24

      Ja qe dhe “dashi” jot paska qelluar me fat se do te jetoje dhe nuk do te kete shancin e keq me u pjek ne hell apo ferlik , sic i themi ne !

      Berisha nuk preket ! Eshte “monument kulture” qe ruhet nga qarqet antishqiptare , ndekombetare dhe kombetare ! Berishen mund ta denonte vetem nje shtet shqiptar ! Po ku e ke Shtetin Shqiptar ? Ai nuk ekziston !

      Sa per Ed Ramen , ai ka marre persiper i pari , qe pa ardhur ne pushtet , se nuk do ta preke Berishen ! Madje do t’i siguroje mbrojtje edhe nga ndonje Avni Rustem !

      Prandaj flini te qete dhe mos u merrni me dokrra ! Kulla e barit nuk do te digjet , se ne katin e dyte te saj fshihet Halil Nurja !

      Reply to this comment
  31. shefqet xhiku April 3, 10:13

    hiqe emrin dhe emailin tim,nuk ka kuptim

    Reply to this comment
  32. I.Troplini April 3, 11:07

    Ju kuptoj o Kryeministri im,

    Ju dhe hallin tuaj. Ai qe ben koalicion me Liken, nuk e ka te veshtire te beje nje te tille edhe me Saliun e Jozefinen. Ku eshte ndryshimi midis te treve?
    Nuk ka nje te tille. Te tre, kane mundur te bejne kerdine me pasurine kombetare, duke e kanalizuar ne ate private. Te tre kane shkelur ligjet dhe kane tallur prapanicat me shqiptaret, si kane dashur,,pa iu hyre asnje gjemb nder kembe.
    Tani, eshte radha juaj, te beni Skender Sallakun. Ai i ndjeri vdiq. Na bente te qeshnim me shakate e tij, na bente per nje moment te harronim problemet dhe hallet e dites.
    Pas vdekjes se tij,,,,,Ju po doni te mbushni hijen e te ndjerit, me “shakate” tuaja bajate.

    A e dini cfare, more Z.Kryeminister? Shakate tuaja, me tema te tilla si ajo e luftes kunder krimit, jane si ato pucrrat ne prapanice. Asgje e mire, nuk vjen prej tyre.
    Kur dua te qesh, do nxjerr nga sirtari videot e Skender Sallakut dhe do i shoh. Ju nuk jeni si ai. Ju, beheni thjesht qesharak, kur kerkoni te na dhuroni “momente hareje”, me ato deklaratat tuaja boshe.

    Reply to this comment
  33. anonimi April 3, 11:49

    Drejtesi,drejtesi,drejtesi per te gjithe…. edhe per ata qe Ti kerkon ti amnistosh.Mos u tall me ne zoti Kryeminister…. Ata te paret pasi na sjellin me shume trubullenca ne stomak sa here flasin…

    Reply to this comment
  34. ali April 3, 12:29

    Zoti kryeminister populli nuk kerkon hakmarrje politike por ligj.NO one is above the law. Nese ai rezulton se ka vjedhur, vrare shitur territore shqiptare ligji te veproje pa meshire.

    Reply to this comment
  35. M A R K O April 3, 17:37

    Ne gjyq jo.. atehere çoi ne nevojtore, Ajo eshte streha e tyre.

    Reply to this comment
  36. Vëzhguesi F April 3, 18:55

    Turp dhe nje deklarim deshtaku jo vetem ne qeverisje por dhe ne politike.
    Te tolerosh ideatoret e krimit, korrupsionit, tradhetise kombetare,shkaterrimit te ketij vendi dhe te ketij populli, jo vetem te vlerave ekonomike, por dhe morale, eshte ose paaftesi totale per te menaxhuar qeverisjen, ose implikim ne pislleqe.
    Edi Rama le te zgjedhe cilen te doje.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi April 4, 00:07

      Historia o miku im “Vëzhguesi F” përsëritet një herë në formën e tragjedisë dhe herën tjetër në atë të komedisë,njëherë në formën e Hitlerit sali dhe herën tjetër në trajtën e palaçollëkut ediramist! Eh Katovica,Katovica dy fatkeqësi njërën pas tjetrës na solle dhe Rilindje kurrë nuk polle! Nderime mik !

      Reply to this comment
  37. labinot April 4, 03:45

    Ka qene nje film qe quhej:”Pagesa e Frikes”.Rama po paguan friken 23 vjecare,qe e ka mberthyer nga Saliu.Qe frika te behet tmerr dhe tte paralizoje duart duhet qe gogoli Sali ti fanepset perdite duke e share mbare e prape dhe pikerisht kete ben perdite Saliu.Ai po paralizon mjetet ligjore qe ka kjo shumice per te ndeshkuar krimet,vjedhjet,bastisjet,zullumet familjare te Saliut.Kete shumice e ka marre peng Rama.Perfaqesuesit e Shumices nuk i ka frike ai;As popullin qe votoi kete shumice nuk e ka frike,se nuk i ka dhene ende nje dru te mire si Saliu.Populli shqiptar votoi Partine Socialiste per te vene para drejtesise vrasesin e 21 janarit dhe Gerdesit dhe autorin e 106 krimeve te renda,Sali Berisha(Askend tjeter para ketij,as Tom Doshin,as Mark Frrokun,as Artan Santon)

    Reply to this comment
  38. Qili April 4, 07:33

    Pavarsisht deklarates personale te z.Rama ,per te gjithe ata qe kerkojne venien e drejtesise ne vend, te le nje shije te hidhur ai humor bajat nga foltorja e Parlamentit !Rama mund e duhet t’ia fale levat ne koke Berishes(se mbase i sollen trute e kolltukun qe gezon sot ia dedikon ketyre levave) si merite e Berishes,mund te fale ç’ka Berisha ka akuzuar te ndjerin Kristaq,ç’ka ka thene per te emen e Tij Aneten,ç’ka e ç’ka a thene per soj e sorrollep te gjithe failjes Rama, por kursesi nuk duhet te harroje krimet qe ka bere ky kriminel me imunitet, ndaj ketij populli,sepse ne kete post nuk e vune meritat e Tija por premtimet qe Ai dha per shtet te se drejtes!Problemi se perse ky lloj kryeministri del ne identitet eshte se ky Kryeminiser abuzon me naivitetin e ketij populli!E thene ndryshe deklaratat qe bene Edi per Saliun ,nuk jane pa dashje por sinjal per ata qe kane nenshkruar ne kete marrveshje para se te behej “burre shteti” si Saliu!Ai ka nenshkruar marveshje me te larguarin mik te tyre ish pseudodiplomatin qe vetem rolin e emerimit nuk e kreu kurre,duke firmosur per mos ndeshkimin e kryeriminelit te Shqiperise Sali Ram Berishes,te Lulezim Bashes e kompani.Ndaj edhe veprimi i tyre ,shpifjet e tyre jane te njejta sikur te ishin perseri ne pushtet sepse te dy keto monstra e dijne fare mire se nuk do te ndeshkohen asnjehere se kane punuar e punojne vetem per nje qellim e ideal ,”Ti lyejne rrotat qerres qe i kane hypur kety e 25 vjete” e te tallin menderen me kete vend e popull duke marre garanci se kur cenohen e rreziohen vertet gjejne pernjehere strehim prane “miqeve” si ne 1998.Ndaj Rama eshte vene aty jo per te rilindur kete vend por per tu bere te ditur ketij populli qe :Shqipëria eshte nje vend kolional ambasadorial e qe kushdo qe vjen ne krye te qeverive pasBerishjane ka vetem çelsat e kashtes, se tjeter kush e administron.Rames i kane bere nje rreth duke e paralajmeruar se po doli nga ai veten paste ne qafe!Ndaj edhe ky persoazh i radhes ne kete telenovele 25 vjeçare eshte shkrehur si hajdari i gomarit kur sheh pelen qe po largohet pa i bere gje!Mjer ky popull ne duart e kujt ka rene! .Po e mbyll me thenien e vjeter te Tij filozofike qe :NUK ESHTE FAJI I NJEREZVE ,POR I SISTEMIT SE PO KETA NJEREZ NE SISTEME TE NDRYSHME VEPROJNE NDRYSHE!Pra ne nje fushe te blerte do te luash ,ne nje salle balloje do kercesh,ne nje sistem serioz do te ndertosh shtet,ne nje kuplara do prostituosh siç ndodh edhe sot!

    Reply to this comment
  39. Aphade April 4, 08:28

    Nje deklarate teper e dyshimte e K/ministrit …!!! Vetem keta te dy gezojne ”imunitet”
    ne Shqiperine tone te cfilitur nga keta dy monstra qe K/ministri deklaroi te paprekshem !?
    NJe pyetje : Nuk do t’i kallzosh Ti ??? Po drejtesia cfare do te beje ne te ardhmen e afert
    me keta dy personazhe qe aq fatkeqesi, sidomos Berisha e Co. ?!!!

    Reply to this comment
  40. Aphade April 4, 08:30

    nje bravo kozmike per komentin !!!

    Reply to this comment
  41. Aphade April 4, 08:35

    Shenim: po nuk u denua Berishovici, atehere ik e denoni ate Baromin e Xhafes ne
    fshatin tim !!! O tempora o mores !!! Quo Vadis ???

    Reply to this comment
  42. lori April 4, 11:19

    Teksa shikon me vemendje deklaraten e perfaqesueit me te larte te ekzekutivit ne ate seance paramentare ,pavaresisht se Ai (toleranti) e kishte fjalen per ate personalisht,per ish gruan,per djalin per baben per nenen se do ta linte kriminelin te trillonte gjithçka per te se do ta lejonte laviren e parlamentit te trillonte gjithçka per te,lajthiti per nje moment ose ishte i pergatitur per djallezine e radhes per te na thene Neve qe i dhame voten se “Kur une nuk i beje gje per vehten Time ,Ju mos mbani shprese”!Ne fakt kjo shprese u venit qysh me 1 prill 2012 kur miqte organizuan takimin Rama-Meta!Ky i dyti pasi shkateroi PD tani eshte hedhur ne kampi tjeter per te shkateruar PS dhe me sa duket po ia arrin qellimit!Rama e mori drejtimin e ketij shteti me i kamufluar se Saliu,me drejtim e metoda me moderne qe ndoshta mosha Saliniane nuk i percepton dot e vu po si Ai (Saiu) ne sherbimin ambasadorial!Ai hyri ne kete loje jo me 2 Prill ,por 21 Janar jo si organizues i vrasjeve por si kapitullues para vraseve me dorezimin pa kushte te Bashkise se Tiranes duke iu premtuar per kete maskarade ekzekutivi.Por kur erdhi momenti i gezimit atij iu vu perpara alternativa tjeter edhe me e ndyre se e para,duke e detyruar te premtonte mosndeshimin e kriminelit Berishe deri sa Ai te qe ne krye te ezekutivit, pasi Saliu pavaresisht bemave te tij ka nje imunitet deri ne vdeje natyrore ose te drejten per ta larguar nga kjo bote e ka vetem fabrika qe e prodhoi!Per kete dite ai iu nenshtrua kushteve e sot pas dy vjetesh ,pavresisht se ç’do kush tashme eshte i qarte se ne çdo moment çdo Shqipetar mund te vihet perpara çdo akuze ndersa krimineli Berishe kurresesi!Ai tashme eshte “MONUMENT” ç’kulture e rruhet nga shteti nen vezhgimin ambasadorial mik!Jo pa qellim ne krye te ligjevenesve eshte vene ekuilibristi Meta i kudo ndodhur e i kudoperfolur qe n.q.se Rama nderon kurs futet menjehere ne skene ekuacini tashme gati per zgjidhje LSI ,me prishje kualicioni e dalje nga qeveria ,duke bere te mundur rezimin e kesaj qeverie me paterica!Jo rastesisht jashte ketij kualicioni u lane jashte intelektuale si P.Milo,S.Gjinushi,P.Xhufi qe jane shprehur hapur kunder se qenit koloni ne shekullin e 21 !E si mund te pretendoje qeveria Rama te beje reforme ne drejtesi me ministrin Naço?E ku ta gjeje garantin Meta qe edhe sikur Rama te doje te vere shtetin e se drejtes per ndeshkimin e Salinjeve , per vehten e tij do te shpetoje!Ky vend eshte i destinuar te renkoje deri ne realizimin e planit per copezimin e TIJ,duke e shperbere si shtet e duke krijuar nje shtet te ri !Do te doja ta mbyllja kete indinjim me shprehjen e kahereshme ” SA TE JETE BALUA NE KETE SOKAK ERA MUT DO BJERE KY PRAG”!

    Reply to this comment
  43. D O K L E A T I April 4, 13:18

    NUK PAVA KURR QEN APO SHAKE NE GJYQE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*