Rama: S’do ketë më karantinë, ndërsa për hapjen e shkollave nuk ka ende vendim

August 1, 2020 08:13

Rama: S’do ketë më karantinë, ndërsa për hapjen e shkollave nuk ka ende vendim

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do të ketë mbyllje tjetër për shkak të COVID-it. Por sa është fatura për COVID-in deri tani?

Nuk jam në gjendje të them shumën për arsye se ka ardhur duke u rritur dhe për arsye se disbursimet kanë vijuar dhe vijojnë ashtu sikundër edhe kreditë janë në proces, të garantuara nga shteti, është një proces dinamik“.

Por a do të shkojnë fëmijët në shkollë në shtator apo do të jetë sërish online? “Nuk e di këto janë vendime të autoriteteve përkatëse, jo të mirat. Por të gjithë duhet të kuptojmë se qeveria, shëndetësia kanë bërë dhe po bëjnë maksimumin por budallallëkun e disave nuk ka shtet në botë që e lufton, prandaj njerëzit duhet të ruhen nga budallallëku.

Kjo nuk është dicka që do të mbarojë kur të dalim nga shtëpia, ne mund të mbyllemi prapë dhe të dalim dhe ajo do të jetë prapë aty, kështu që nuk ka sens të mbyllemi prapë, por të kuptojmë se ky është normaliteti i ri deri kur të dalë vaksina apo virusi të transformohet në diçka tjetër që nuk është po kaq e rrezikshme. Por deri atëherë duhet të pajtohemi me faktin se nuk mund të jetojmë njëlloj sikur kemi jetuar, prandaj duhet të kemi kujdes“.

Sot u fal Kurban Bajrami, por masat nuk u respektuan rigorozisht nga të gjithë. “Nuk mund të ndalojmë jetën, është më e fortë se realiteti prandaj duhet të bëjmë kujdes, por ta mbrojmë jetën tonë dhe të tjerëve”.

Një përgjigje ai e kishte edhe për protestën e artistëve. “Eshtë çmenduri të luftojmë për muzikë, në të gjithë Europën janë mbyllur diskot, edhe Spanja u dorëzua dhe i mbylli, pasi arriti në konkluzionin se aty ku ka muzikë dhe në restorant, njerëzit flasin me zë më të lartë, detyrohen të afrohen te njëri tjetri për të dëgjuar dhe transmetimi nga ato grimcat e pështymës që dalin nga goja gjatë komunikimit ndodh më shumë, është shumë e thjeshtë. Patëm protestë, kjo e bën më qesharake protestën edhe më absurde e bën më evident budallallëkun“.

o.j/dita

August 1, 2020 08:13
Komento

5 Komente

  1. Ilir August 1, 09:35

    Kjo situate nuk i dihet sa mund te vazhdoje, nderkohe femijet e kane te nevojshme shkollen, jo vetem per dijet qe marrin aty, por u ben mire edhe per shendetin mendor. Por ata duhet te mbajne maske ne ambientet e brendshme te shkolles dhe te keshillohen te ruajne distancen ne oborret e shkolles. Keshtu po veprojne edhe shtete te tjera.
    https://www.google.co.uk/amp/s/www.bbc.co.uk/newsround/amp/52467760

    Reply to this comment
    • Atdhetari August 2, 11:22

      Ilir, qënke fare i paditur.
      MBAJTJA E MASKËS PËR NJË KOHË TË GJATË ËSHTË E DËMSHME PËR SHËNDETIN, QË MOS THEM E RREZIKSHME.
      Pra do “shpëtojmë” fëmijët nga virusi dhe do ti vdesim nga pasojat e maskës ?????
      Virusi NUK ËSHTË I RREZIKSHËM PËR FËMIJËT DHE AS PËR PERSONAT QË KANË SISTEM TË SHËNDOSHË IMUNITAR.
      MJAFT MË ME IDIOTLLËQE.

      Reply to this comment
  2. asd August 1, 16:30

    Duhet eliminuar rreziku nga situata delikate.
    Shkollat te rrine mbyllur.

    Reply to this comment
  3. xxx August 1, 18:14

    per pandemine duhet nderhyrje qeveritare
    qeverite jane per politika kombetare
    prandaj ka qeverisje sepse ka probleme ne rang kombetar.
    nuk lihet pandemia ne vullnet te individit a popullit. Mbi te gjitha se koronavirusi ndeshkon ne pergjithesi jo individualisht. Rilindja eshte qeverisje qelbesire e djathte te maskuar si te majte.

    Rama heq bythen menjane nga pergjegjsia, Rama deshtaku dhe djep i deshtimeve kombetare.

    Reply to this comment
  4. KORÇARI August 2, 11:31

    Vendim shumë i zgjuar dhe i mënçur.
    Thjesht duhet të moshuarit të kenë shumë më tepër kujdes, dhe sidomos ata që kanë probleme shëndetsore serioze.
    Sa për fëmijët, NË ASNJË MËNYRË NUK DUHET TË MBAJNË MASKË NË SHKOLLË.
    Mbajtja e maskave dhe e dorezave për një kohë të gjatë, është e rrezikshme për shëndetin.
    Gjithashtu dobëson sistemin imunitar, sepse sistemi ynë imunitar forcohet pikërisht nga mikrobet,viruset dhe bakteret e ndryshme, duke shfarrosur ose asgjësuar këto viruse,baktere e mikrobe, sisyemi imunitar dobësohet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim