Rama sërish akuza për Metën: Është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur, ta harrosh rrëzimin e qeverisë

April 7, 2021 15:29

Rama sërish akuza për Metën: Është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur, ta harrosh rrëzimin e qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka “drejtuar gishtin” nga presidenti Ilir Meta për protestën që po zhvillohet në aeroportin e Rinasit.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama shkruan se të gjithë shqiptarët e kuptojnë se është Meta, personi që fshihet pas revoltës në aeroport.

 “Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin jo!

Ilir, dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë! Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit! T’i harrosh të dyja!”, shkruan Rama.

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve.

Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”.

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e “Albcontrol” me burg.

j.l./ dita

April 7, 2021 15:29
Komento

5 Komente

  1. Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” April 7, 16:00

    O debil,o bastard,o mashtrues ordiner,o jashtqitja e kombit shqiptare,mos akuzo por padit.Nese Meta dhe Berisha jan vertete nxitesit,paditi,në të
    kundërt je ti nxitesi jo ata.Pyet nje here sherbimin sekret gjerman,se ata duhet ta dine më mirë se kush eshte nxitesi.Jo per gjë,por ishin ata qe zbuluan se zv.drejtori i OFL-së Artan Shkëmbi bashkpunonte me kriminelat,se i yni qe fle gjume,pret vetem urdhera nga ty se kur duhet te zgjohet.

    Edvin D’Rama miku i Aleksander Vuçiçit,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

    Reply to this comment
  2. Me emer April 7, 18:38

    Te besh greva ne prag te votimeve eshte marrezi..! Populli eshte perhere ne opozite me qeverine per plotesimin e nevoja e te tij, te prentimeve ee behen nga forcat politike. Vetem “rehatexhinjte” jane servilat e shtetit. Por greva te kesaj natyre, pra dy – tre jave para votimeve, eshte Cmenduri..!

    Reply to this comment
  3. Kosovarı prej Drenıce April 7, 19:04

    Zıgur gjıthe kete ınat qe ke me Ramen nuk mundet qe ta shprehesh ne kete menyre se nuk rregullon gjeas per vete dhe as per te tjeret Nje njerı qe shkruan besoj se ka nje fare kulture Te pakten njerzore Tı shkruan cdo dıte dhe nuk tregon gje tjeter vetem ınjorancen tende Nuk te thote kush te lumtedora per shkrımın Por qfare eshte ky debıl qe shkruan cdo dıte te njejtat shprehje

    Reply to this comment
  4. Jimi April 7, 22:27

    Z. kryeminister ! Meqense piratpresidenti Ilir Muta kerkon zgjidhje te shpejte mos e neglizho. Pezulloi te gjithe kontrolloret kanakar te tij dhe kerko nga Nato qe para se te filloj stervitja “Defender” te dergoj personelin e vete aeroushtarak te kontrolloreve dhe ky kapitull mbyllet paq.

    Reply to this comment
  5. Pensionist April 7, 23:26

    Cfare nuk pritet prej antishqiptareve te semure nga zorra e trashe?!
    Eshte kohe fushate zgjedhore dhe kerkohet qetesi, fushate normale, pa eksese, pa akuza dhe kunderakuza, pa greva e demonstrata, pa dinamit dhe perplasje me arme!
    Jemi ne demokraci, o te shuar! Perse duhet te nxisni revolta e greva ne kohe fushate?! Duket, u ka ardhur fundi.
    Nuk ka cfare t’u shpetoje prej ndeshkimit mbarepopullor, sado mjeshter te tregoheni ne hedhjen e gurit dhe fshehjen e dores.
    Drejtesia ka probleme madhore per te zgjidhur ne vendin tone…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim