Rama: Sfida e qeverisë, të gjejmë njerëzit e duhur në zyrat e shtetit

July 30, 2017 13:47

Rama: Sfida e qeverisë, të gjejmë njerëzit e duhur në zyrat e shtetit

Kryeministri Edi Rama u ndal në Fier në dëgjesën e radhës me qytetarët, ku foli për reformimin e administratës dhe reduktimin e zyrave të shtetit.

“Kemi një sfidë shumë të madhe përpara, që t’i gjejmë zyrës së shtetit njeriun e duhur, dhe jo njerëzve një punë shteti”, tha Rama.

Synimi është, sipas Kryeministrit, që të shmanget ajo që e quan sorollatje të qytetarëve nëpër zyrat e shtetit.

“Nëse qytetari ka një dokument për të marrë në një zyrë, dokumentin shtet më shtet ta marrë shtetit dhe të mos shkojë njeriu nëpër shtatë zyra, por të shkojë shteti dhe kjo është plotësisht e realizueshme”, u shpreh ai.

Një rol të madh në këtë, vijoi Rama, do të luajë edhe teknologjia dhe ofrimi i shërbimit online për kryerjen e pagesave dhe tërheqjes së dokumentave të ndryshme.

Teknologjia do të shërbejë edhe për atë që Rama e quan “bashkëqeverisje me njerëzit”.

“Me ndërtimin e një platforme bashkëqeverisjeje online me njerëzit, kjo është plotësisht e mundur”, u shpreh ai. 

July 30, 2017 13:47
Komento

5 Komente

  1. lejlek July 30, 14:19

    Edi, edhe jashte Shqiperise ka punonjes te shtetit ,por atje sherbehet me shume kulture qe edhe “argati”se keshtui thone edhe greket ,te ndihet me dinjitet.
    Ket kemi perplasje kulturash, pyeti punonjesit e shtetit, keni patur marrdhenie me zyra jashte vendit….?
    Une them 95% do te thone jo.
    Sepse xhaxhi Saliu ne te rinjve te asaj kohe edhe pse te mireshkolluar ne Tirane po edhe ne qytete te tjera tonat edhe pse intelektuale te mirfillte e te sprovuar ne pune me veshtiresi edhe pse ieshim 35vjecare,ne kulmin e moshes na sulmoi si komunista e bij komunistash dhe nuk i vuri ne vende kyce te drejtimit te ekonomise dhe te vendit ne pergjithesi ,…dhe ikem nga syte kembet ,dhe ne zyra mbeten miqte e miqve te miqve anadollake , injorante ryshfetxhinj qe te shikojne nga duart sa te futesh ne zyre duke e bere te ligjshme me kryenecesi dhe arrogance idiote qe “c’tibesh ligjit”dhe jo si nje mirenjohes per pozicionin qe gezon ne saj te duarve me kallo te punetorit te thjeshte.
    Ata duhet te edukohen e mesohen te puthin duart e thjeshta te punetorit.

    Reply to this comment
  2. Mark uk July 30, 15:49

    Te tilla fjal ke thene edhe para kater vitesh,po fute hajdut kriminel drogaxh etj etj.

    Reply to this comment
  3. Mark Prenga July 30, 19:53

    O monster ti do gjesh njerezit e duhun ne administrate ??!! po ti mato i rref sa here kalon fazen o skizofren funderrine mor plehne ti nga 2000 drejtore emnove 1990 kurva adolehente se

    Reply to this comment
  4. lili July 30, 22:10

    Lili eshte kanxidate me pastruar auret ‘
    Filloni me ministresesh Harito’qe nje Zot e di per cfare aftesije e keni marr kur ajo vetem fale shokeve e morri diplomen.
    Edhe kerkoni si i beri 905000eurot ne shqiperi per me ble banesen ne Pariz

    Reply to this comment
  5. prizem July 31, 00:31

    @Mark uk & Mark Prenga
    …akoma nuk keni zene mend juve? Na mbyten idiotet. O tempora, o more…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim