Rama: Shëndetësia falas, revolucion që do kohë. Nuk bëhet me magji

July 22, 2014 11:09

Rama: Shëndetësia falas, revolucion që do kohë. Nuk bëhet me magji

Kryeministri Edi Rama ka thënë se shëndetësia falas është një revolucion që do kohë.

Duke folur në analizën e 300 ditëve të Ministrisë së Shëndetësisë, Rama tha se shëndetësia falas nuk bëhet me magji.

Na kanë akuzuar se nuk kemi realizuar shërbimin shëndetësor, a thua kjo është një magji, dhe jo një revolucion për të përmbysur një sistem që nuk funksionin.

Ky është një zotim që ne do ta mbajmë në kohën e nevojshme për të kryer këtë revolucion.

Kemi marrë një angazhim me rëndësi shumë madhore lidhur me shëndetësinë dhe u jemi zotuar shqiptarëve që me votën e tyre t’i rihapin vend një shërbimi shëndetësor që nuk do bazohet te sa paguan, por te sa ke nevojë.

Pra shërbimi shëndetësor, mbulim falas në çdo hapësirë ku shëndetësia është përgjigjëse e sektorit publik”, tha kryeministri.

Sipas tij, shëndetësia falas nuk është një haluçinacion, apo një premtim electoral.

Dua ta theksoj se mbulimi universal shëndetësor apo shëndetësia falas nuk është as aluçionacion ideologjik apo elektoral, por është një tendencë botërore.

Ashtu siç nënvizon president i BB, nuk është një kërkesë për një shëndetësi të mirë, por kusht për barazi.

Dhe për të arritur në këtë horizont ambicioz, ne na duhet një zinxhir zgjidhjesh që lidhen me një sërë fushash të tjera”, u shpreh Rama./b.l

July 22, 2014 11:09
Komento

4 Komente

  1. Naci July 22, 11:57

    Ti besoj do jesh Salihi 2…..mjaft se moren dhene rrenat….te vritet populli si bageti, ti ndjek punimet e shtepis Niko Peleshit..

    Reply to this comment
  2. info analitike July 22, 12:12

    Sado qe te shitet si filo perendimor Rama me keto lloj deklaratash tregon se ne thelb formimi i tij eshte dhe mbetet ai i kohes se xhaxhit.
    U shqep duke bere revolucione ma llafe!

    Reply to this comment
  3. beni July 22, 14:57

    Suksese Edi Vazhdo punen qente le te lehin .

    Reply to this comment
  4. mir July 22, 14:57

    o edo o cun tirone….i thashe nje dentisti ….me dhemb dhemballa, fut hudher ne vesh se te pushon….kur mora vesh kishte qene doktor gomeresh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim