Rama shkarkon nga detyra drejtorin e hipotekës së Fierit

September 6, 2018 13:39

Rama shkarkon nga detyra drejtorin e hipotekës së Fierit

Drejtori i hipotekës së Fierit, Petrit Kanani, është shkarkuar këtë të enjte nga detyra.

Shkarkimi i tij u njoftua gjatë takimit të koordinatorëve të bashkëqeverisjes nga kryeministri Edi Rama.

Rama tha se shkarkimi i tij ka ardhur si rezultat i zvarritjes së dokumenteve pas kërkesës së një qytetari 77-vjeçar.

“Tani e vërteta është që jo vetëm që ka marrë dokumentin, por ka shkarkuar edhe drejtorin e hipotekës së Fierit”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se në hipotekën e Fierit ka patur mjaft raste edhe në zvarritjen e kthimit të përgjigjes, por sipas tij, ka ardhur momenti që qeveria të ndezë “llambën e kuqe”.

“Po e them këtë meqë u dha rasti i një burri 77 vjeç që solli dëshminë se ndryshe nuk do e thoja. Kemi pasur disa raste nga hipoteka e Fierit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore. Kur pashë raportin e sotëm kam kërkuar shkarkimin dhe hetimin për të gjithë përgjegjësit për këtë lloj zvarritje”.

s.a/dita

September 6, 2018 13:39
Komento

5 Komente

  1. Kris 1 September 6, 13:48

    Rama eshte bere si shpata e Skenderbeut mbi kokat e turqeve te hipotekes.Po ministri cfare ben?Ha fara luledielli?

    Reply to this comment
  2. fteri September 6, 15:11

    Uroi që ky shkarkim dhe ndjekje penale të ndodhë edhe në hipotekën e Tiranës .Jo vetëm shkarkim se kjo është masë pa asnjë rëndësi për ta .Ata i kan mbushur xhepat ,sidomos ato të viteve të kaluara -2014 -2017 të hipotekës Tiranës në kohën e Edit .

    Ndjekja penale dhe sekuestrim pasurie ,SHKARKIMI NGA DETYRA është masa urgjente që duhet marrë.PD-ja ka patur disa zyrtar e specialistë në hipotekën e Tiranës që kan bërë kërdinë ,vetëm se i shërbyen me besnikri Saliut me shkrime në gazetën RD-së dhe g.tjera simotra .

    Vetëm njëri zyrtar Z.Ll. në vitin 2013 u shkarkua nga hipoteka e Tiranës ,nuk i hyri ferrë më këmbë .Pasi ,kishte lokal në tiranë ,shtëpi luksoze te Ali Demi ,ka një vilë luksoze në fshat Rubik edhe një sasi të madhe toke ,pra pasuri prrallore ,plus bursat dhe vendet e punës për djalin dhe vjazën dhe gruan ,pra u bashkua me PD-në dhe u bë pasha s/i pasur ,për disa breza.

    Shikon se çfar pasuri prrallore i siguroi qënja militant i partisë sajë te PD-ja.!!!Kështu është edhe PS-ja.

    Prandaj z. Kryeministër ju falenderoi për masën e fierit ,por këtyre sharlatanve të hipotekave u duhet shkërdhyer robtë në Tiranë ,sekuestrim pasurie ,dhe burg.

    Reply to this comment
  3. Arben September 6, 17:52

    Ata qe jetojne ne Fier e njohin mire Tit Kananin.

    merre me leng

    Reply to this comment
  4. Adih September 6, 18:52

    Z Rama ,shiko edhe hipoteken e DURRSIT . Ka shume vete ,qe kane blere apartamente , ku jane me leje dhe ne konforte te ligjit , dhe me keqeardhje , hipoteka e Durrsit nuk vepron dhe i pengon keta indivite fakire .. Kane mbi tre muaj qe verdallosen fakiret ,por as edhe nje gje . Kemi degjuar maksimumi duhet hipotekimi ,te behet ,per nje muaj ,por pse nuk veprojne Hipoteka e Durrsit ,apo duan ryshfet ????Me falni nuk jam i sigurte ,por vonesat jane te pa justifikueshme::

    Reply to this comment
  5. Lili September 6, 19:10

    Ah, ma ne fund paska filluar me lexuar rapportet qe i vin,apo paska kerkuar me pasur raporte per problemet..
    Mire shume.
    Bile ndoshta ne fund te mandatit do mesohet me qeverise mire…se deri tash shume diletantizm ,per mos me thane gjera ma shume,kemi pare ne administrate e neper ministrite

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*