Rama shkarkon zv.drejtorin e SHISH, Ylli Alushi

April 27, 2016 18:30

Rama shkarkon zv.drejtorin e SHISH, Ylli Alushi

Zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Ylli Alushi është shkarkuar nga detyra.

Burime të Lapsi.al thonë se shkarkimi i tij është bërë me propozim të kryeministrit Edi Rama dhe është dekretuar nga presidenti Bujar Nishani.

Arsyet e këtij shkarkimi nuk dihen ende.

Detyrën e nëndrejtorit të SHISH ai e mbante që prej vitit 2003. Më poshtë një CV e shkurtër e tij.

Ylli Alushi ka lindur më datë  29 gusht 1956, në Skrapar.

Ai ka përfunduar studimet e larta në Akademinë Ushtarake, në vitin 1980, ku është titulluar oficer, ndërsa në periudhën 1982 – 1984 ka mbaruar studimet për Kundërzbulim në Akademinë e Rendit Publik.

Në vitin 1999, ai përfundon edhe studimet në Fakultetin e Drejtësisë. Nga viti 1980 deri në vitin 1991, ai ka patur një karrierë të pasur ushtarake, duke punuar në sektorë të ndryshëm të Ushtrisë. Në vitin 1991, ai i futet rrugës së shoqërisë civile, duke punuar me Kryqin e Kuq Shqiptar si Shef i Marrëdhënieve me Jashtë.

Nga viti 1992 deri në vitin 1996, ai punon në Shërbimin Informativ të Ushtrisë, duke kryer detyra me rëndësi. Nga viti 1996 deri në vitin 2002, ai drejton sektorë të rëndësishëm në Kryqin e Kuq Shqiptar.

Që prej vitit 2003, me një dekret të Presidentit të Republikës, ai emërohet Zëvendësdrejtor i SHISH-it.

Në mars 2004, z. Alushi ka marrë titullin Avokat, akorduar nga Dhoma e Avokatëve Tiranë.

Në vitin 2009 kryen studimet master në Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë, me temë: “Terrorizmi ndërkombëtar – një nga sfidat globale.”.

Alushi njeh dhe flet mjaft mirë gjuhët: anglisht, frëngjisht, italisht dhe serbokroatisht.

Ai është i martuar dhe baba i dy vajzave.

April 27, 2016 18:30
Komento

9 Komente

  1. l ri April 27, 18:45

    Shumë mirë z.Rama ,e hoqe bishtin,por e le sqeparin,,,,!

    Reply to this comment
  2. Arber Iliri April 27, 18:50

    Hajde edhe ne koke te Vishos, keta duhen nderruar te gjithe qe te behet shteti modern.

    Reply to this comment
    • SHPRESEHUMBURI April 27, 20:41

      CFAR FLET MORE ?! PO SA KOHE KA , QE RAMA E DEKOROI FSHEHUR VISHON , DHE IKU SI VJEDHURAZI NE SHBA , QE T`I SHMANGEJ KRITIKAVE E ZEMERIMIT TE NJEREZVE PER KETO VEPRIME KAQ TE CUDITESHME , PER NJE NJERI NORMAL !

      Reply to this comment
  3. DASH CUBAKU April 27, 18:53

    ky eshte informatori i babagjysh vuçidolit filloj aksioni kunder shqupit shyqyr ma ne fund mir po ja u ban, o edi

    Reply to this comment
    • shqipe April 27, 20:34

      Nese ky do ishte informatori i asaj Gjes… Ateher,si paska firmosur Nishanlliu i Shqupit?! Hiqe Vishon,vishon or mik!…

      Reply to this comment
  4. PO QY...ORE ! April 27, 20:48

    O DASH CIBUKU , PO SI TA MERR MENDJA TY , SE SAKATI PRESIDENT , KARAGJOZI NE DUART E BERISHES , DO TA FIRMOSTE SHKARKIMIN E KETIJ, NE SE DO TE ISHTE VERTET BERISHIST ?!
    LEPURI DUKET SE FLE GJETKE .PER KETE PUNE DUHET PYETUR Z. LU ,GUVERNATORI REAL I KETIJ VENDI .

    Reply to this comment
  5. Agimi April 28, 01:51

    Hiqet nje profesionist, nje njeri I afte dhe I pakomprementuar dhe lihen ne detyre soiunet, servilet , te paaftet,Ky eshte mesazhi I Rilindjes.

    Reply to this comment
  6. intelektuali April 28, 09:53

    AVOKATI I SHIKUT ME DIPLLOMEN E LESHIT PREJ TETOVE

    Po kur do t’u vije fundi keture spiuneve te Sigurimit te Enverit nga Skrapari Komunist i hajdutit Like Floriri? Po ky ka qene BOSI i Sigurimit te Ushtrise enveriste te Enverit dhe Saliut 1990-1995 kur mafiozet me pushtet i vune zjarrin vatanit dhe hapen depot e armeve si ASKUND ne Bote. Po kush i emeron keta kriminele gjakatare dhe xhelate vrastare te Partise se Punes ne krye te Sigurise Kombetare?

    Reply to this comment
  7. orienti April 29, 09:21

    -Nje hap i duhur !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*