Rama, shkresë Llallës: Hetoni presionin mbi administratën

Redaksia Online June 4, 2013 18:22

Rama, shkresë Llallës: Hetoni presionin mbi administratën

Partia Socialiste i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme hetimin e veprave penale që lidhen me zgjedhjet, sidomos angazhimit të administratës në fushatën politike.  Në letrën që kryesocialisti i dërgoi pasditen e një dite më parë numrit një të akuzës, i kërkon ngritjen e një Task Force për zgjedhjet. Në letrën që Top Channel ka siguruar, që në krye të saj Edi Rama shkruan se “Partia Socialiste e Shqipërisë konstaton se janë krijuar problematika, që po pengojnë ushtrimin lirisht të të drejtave kushtetuese të shtetasve dhe subjektet zgjedhore që garojnë në këtë proces zgjedhor, konstaton realizimin e veprimeve jo ligjore që në kuptim të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, përbejnë vepra penale, e për rrjedhojë autorët e tyre duhet të ndiqen penalisht nga ana e organit që ju drejtoni”,- i shkruan Rama, Llallës. “Shpreh besimin dhe bindjen time të plotë, se kërkesa që po ju paraqes do të vlerësohet prej Jush me rëndësinë dhe emergjencën, që ajo ka dhe do të ketë si përgjigje, realizimin e një pune serioze, krejtësisht të pavarur nga aktorët dhe faktorët politikë, sikurse jeni zotuar për të bërë dhe sikurse unë personalisht dhe të gjithë shqiptarët kemi shpresën që do të arrini të permbushni”, mbyll letrën drejtuar kreut të organit të akuzës, kryetari i opozitës.
PS denoncon drejtuesit e arsimit
Një ditë pasi opozita i kërkoi zyrtarisht organit të akuzës për t’u bërë pjesë aktive e parandalimit dhe ndëshkimit të shkelësve të ligjit zgjedhor, pranë prokurorisë ajo ka çuar edhe kallëzimet e para penale. Disa drejtues çerdhesh, kopshtesh e shkollash janë denoncuar nga vartes te tyre, pasi, sipas kallezimit penal, i kane detyruar te marrin pjese ne mitingje, si dhe te aktivizohen ne takimet e organizatave te PD-së. “Ne kallëzimet i kemi bërë me emra,nuk është rasti këtu të përmend emra konkretë, por kanë të bëjnë me institucione, sic janë cerdhet apo shkolla të ndryshme. Drejtuesit e këtyre institucioneve jane edhe personat që janë kallëzuar dhe të penalizuarit janë sigurisht vartësit e tyre”, tha Bledar Çuçi, zyrtar i PS-së. Perveç presionit qe sipas tyre eshte perdorur ndaj tyre, ata qe kane refuzuar thuhet ne kallezimin penal jane larguar edhe nga puna.

Redaksia Online June 4, 2013 18:22
Komento

10 Komente

  1. fat man June 4, 18:51

    Z. Rama mbeshtetur ne ligj dhe ne Kodin Penal i jeni drejtuar me shrese Kryeprokurorit, te me falni por keni vepruar “gabim” se KOSI-ME-UJE (Llalla), nuk ka bythe per te zbatuar ligjin para Sulltanit Sali. Ligjet zbatohen vetem per te ndeshkuar opoziten, per t’i mbyllur gojen dhe per te cenuar lirite e shqipetareve.

    Reply to this comment
    • bisera June 4, 19:39

      Shkresen ia dergojme llalles, por ai eshte njeri i saliut, sa objektiv do jete ai per hetimet, se ne e dime shume mire se cfare ndodh me prokurorine dhe gjykatat. saliu ka pushtet absolut mbi gjithcka.
      Shpresojme te rezultati i thelle i zgjedhjeve te 23 qershorit se po te jete per llallat e gjykatat kemi marre fund me kohe!

      Reply to this comment
    • teddy June 4, 19:46

      Socialistet kane treguar gjithmone qe dine te jene njerez te qete, qe dine te zbatojne ligje dhe te ndjekin te gjitha procedurat e nevojshme, pavaresisht se c’ndodh me tej, se te gjithe e dime se llalla eshte njeriu i saliut dhe s’ka per te hetuar noj ceshtje sic duhet nese eshte ne cenim te pushtetit te saliut.

      rezultati zgjedhor do jete fantastik, dhe do te clirohet edhe llalla dhe gjithe te tjeret pas 23 qershorit do ushtrojne lirisht profesionet e tyre.

      Reply to this comment
  2. lorenc June 4, 19:20

    Llalla nuk eshte vene kryeprokuror per te hetuar por per zbatuar urdherat e kryeshpellarit.

    Reply to this comment
  3. muci June 4, 20:02

    po re rame po,del ti e ben moral,ti qe nuk e njeh fare moralin,ti thua ka presion mbi administraten nderkohe kur ti ben mitingje i mer njerzit zvarre nga puna pasi ndryshe ikin nga venset e punes,me thuaj rame cfare i ndodh nje puntori te bashkise elbasan po nuk erdhi ne mitingjet e tua,ti dhe ai kelyshi yt qazim sejdin,i beni dalje,mos fol o rame ti per ligj e per korrupsion se nese ka njeri qe eshte i zhytur ne kete pisllik ai je ti…

    Reply to this comment
    • O.R June 4, 20:51

      ca thua o muco, seriozisht e ke? papap si jeni katandis o te mjer.e ndjeni humbjen dhe sdini cthoni, shpikni shpikni..raste konkret ke, fakte ke?joooo..

      Reply to this comment
  4. klaus June 4, 20:07

    23 Qershori eshte shume afer dhe cdo presion mbi administraten, cdo krim i bere ne emer te pushtetit do te dale ne shesh. Dhe pergjegjesit do te vihen perpara ligjit, askush nuk mudn t’ia dhunoi lirine shqiptareve ne mes te Europes dhe ne 2013.

    Reply to this comment
  5. dea June 4, 20:08

    Cdo shkeles i ligjit ne kohe fushate do te perballet me drejtesin pas 23 Qershorit,??..Ne demokraci pushteti nuk blihet por fitohet.

    Reply to this comment
  6. Bruxhes June 4, 20:09

    Fushata ka degraduar ne presione te shpifme dhe te ulta, ndaj duhet Rilindje , per te vene perpara pergjegjesis cdo shkeles dhe abuzues te ligjit..Rilindje

    Reply to this comment
  7. O.R June 4, 20:49

    ishalla del dicka..po hetimet duhet ti thelloni pas 23. sepse jan shume persona qe po shkelin ligjin me 4 kemb. e kan kthy cdo qeliz te vendit presion e ulerima per miting e zyra Pd. duhet te merrni emrat qe tani, cdo denoncim e pas 23 te filloj sita.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*