Rama: “Shok” është një film jashtëzakonisht autentik

January 25, 2016 22:42

Rama: “Shok” është një film jashtëzakonisht autentik

“Shok”, filmi me metrazh të shkurtër, një bashkëprodhim i Kosovës dhe Anglisë, i nominuar për Oscar, u prezantua edhe në Tiranë, në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog në Kryeministri. Filmi, që zgjat 21 minuta, , bazohet në ngjarje të vërteta gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Vlerësime për filmin u dhanë edhe nga kryeministri Edi Rama.

“Ky është një rast autentik dhe është një film jashtëzakonisht autentik. Jam shumë i impresionuar nga forca e thjeshtësisë që ka filmi, përtej ngjarjes. Nuk është aspak e lehtë të bësh një film të thjeshtë dhe të përcjellësh kaq shumë përmes një minutazhi të shkurtër. Një fije shumë e hollë e ndan shprehjen e talentit artistik, që e kemi mundësi ta shohim dhe ta prekim në shumë ese akademike dhe studentësh të talentuar, nga një vepër arti e plotë dhe që është si një gur që shtohet në murin e historisë së kinematografisë shqiptare.”

“Shok” është filmi i parë shqiptar që nominohet për cmimin “Oscar” në kategorinë e metrazhit të shkurtër. Ai është realizuar në nëntor të vitit 2014 në Shalë të Bajgorës dhe ngjarjet përcillen përmes syve të dy fëmijëve, që të çojnë në një udhëtim mes vuajtjeve dhe barbarisë.

January 25, 2016 22:42
Komento

1 Koment

  1. kris 1 January 26, 02:00

    mire shoku Rama ,po saliu a ka ndonje mendim?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*