Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Durrës dhe Tiranë

November 27, 2019 08:12

Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Durrës dhe Tiranë

Më shumë se 24 orë pas tërmetit, Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku kryeministri shpjegoi se i ishte dashur pak kohë për reflektim dhe se dje nuk ishte momenti për ta bërë një gjë të tillë.

Teksa ka bërë bilancet e humbjeve në njerëz, kreu i qeverisë pohoi se 45 persona janë shpëtuar nga rrënojat, duke u nxjerrë të gjallë, ndërsa shtoi se dita e djeshme ka qenë ndër momentet më të errëta.

“Dua t’u them të gjithëve që e kanë bërë të vetën këtë tezë pafajësish se çfarë është në të vërtetë gjendja e jashtëzakonshme dhe pa na dhënë kohën të bëjmë gjërat me radhë.

Dje nuk ka qenë momenti për këtë. Dje faktikisht ne kemi pasur komunikim me njëri-tjetrin, por vetëm në rrugë digjitale sepse të gjithë kemi qenë në pikë të frontit.

Ne sot do të shpallim gjendje e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutën dhe legjislacionin përkatës.

Ashtu si Kushtetuta dhe legjislacioni e shpjegojnë dhe duke nisur nga natyre e problematikës dhe situatës do të jetë një gjendje e jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve ku plagët janë më të hapura në Durrës dhe Tiranës.

Gjendja e jashtëzakonshme nuk është thjesht çështje financash, por është një seri masash. Nuk e di a janë të gatshëm ata që e predikonin për t’iu nënshtruar këtyre masave.

Kjo ka qenë arsye që ne kemi reflektuar, sepse gjendja e jashtëzakonshme përkon me marrjen ose krijimin e një niveli të ri të qeverisjes së situatës për një periudhë 30 ditore”, tha Rama.

j.l./ dita

November 27, 2019 08:12
Komento

11 Komente

  1. eDRAMA November 27, 08:34

    Or mjekerrcjap, e zvarrite dje dhe e kuptove me ne fund se nuk e shtyje dot pa shpallur gjendje te jashtezakonshme. Dhe kjo vetem e vetem se para se gjithash eshte ceshtje financiare, aty ku ti as ke idene se Shqiperia ka e tera termet fale qeverisjes tende te financave dhe ekonomise rrenuar.

    Reply to this comment
    • bregdetari November 27, 09:40

      Ti që shkruan duke filluar me “o cjap”,je vet një trapë Të ka errësuar sytë vala “Anti Rama” e atyre që mendojnë se Luli është e mira dhe Rama e keqia. Turp,

      Reply to this comment
      • eDRAMA November 27, 11:27

        Ka me te qorruar se ato qe nuk shohin ose vullnetarisht qerrohen te shohin deshtimin spektakolar te qeverise Rama ne gjitha fushat? Ekonomia pertoke, hapje negociatash Jo, kaq mjaftojne per te mos u zgjatur me teper or ti i bregut te detit.

        Reply to this comment
    • Fatjon November 27, 12:22

      Po ca lesh gjendje jashtezakonshme, ky e ka cuar shtetin per lesh.
      Ngado qe ta shohesh eshte komlet rrumpalle! Asgje nuk do beje as me gjendjen e jashtezakonshme.

      Te vinte turp nga vetja kur shikoje se ne cfare standarti ishin turpat Kosovare, Greke, Italiane… dhe te shkretet ne ne cfare gjendje i kemi; duke germuar me drite celulari, as nje qen nuk kemi.
      Se di sa mund te kushtoje te kete ky shtet nje apo disa qen per situata te tilla, por besoj me pak se rrogat e dashnoreve qe kane keta te degjeneruarit!

      Reply to this comment
  2. Mala November 27, 09:52

    Te Lumte Kryeminsiter! Ju lumte juve te zqeverise! Sovrani asnjehere nuk gabon, edhe tash ishte vigjilent dhe I sinqert,kur Ju dha besimin mbi 50% Juve Kryeminister dhe subjketit Tuaj. Keto dite,pas termetit te 26 nentorit, shqiptaret andej Drini kane dite te xorshme, por me perkrahje morale,materiale e shpirterore te gjithen shqiptareve dhe qeverise,do ia dalim si gjithmone,Miku I mire, ne dite te veshtire.Jemi te provuar e te sprovuar per te gjitha.

    Reply to this comment
  3. Predator November 27, 10:36

    RamPallë
    U mbyllen kopshte, shkolla … prinderit ne pune, nenat kane lene femijet vetem. Ku eshte pare ky ç’organizim?

    Reply to this comment
  4. Lanzelot November 27, 10:47

    Po ti shikosh deklaratat e Rames nisin te gjitha me shfajesime e pastaj vetelevdime.

    Eshte strukture mendore e dikujt qe nuk te mbaron asnjehere pune se ka trazime me veten.

    Ngushellime familjes se viktimave.

    Qofte me kaq per te gjithe

    Reply to this comment
  5. Ylli November 27, 10:49

    Kryeministrit kemi kohë që po i kërkojmë të vendosë Gjendjen e Zakonshme, pra normalitetin. Të jashtëzakonshmen e ka merak vetë Ai..

    Se në Gjendje të Jashtëzakonshme, politike, institucionale, sociale dhe ekonomike u bë kohë që jemi…

    Le të lutemi të jetë me kaq dhe të ndihmojmë sadopak më të dëmtuarit si fillim!

    Shqiptarët nuk e kanë humbur virtytin e të qenit solidarë në kësi rastesh. Kjo është gjëja më e mirë e mundshme.

    Të tjerat presin…

    Reply to this comment
  6. Ibreti November 27, 11:00

    Si ka mundesi qe te jesh kaq shpirtkazem dhe mashtrues o njeri!! Per hir te Zotit mjaft aktrove! Mjaft genjeve!
    Si thote do bej ate qe kam bere me Korçen edhe Eraeken? Aty ku ka lene mbi 60% te banoreve pa shtepi dhe u jep kredi si bonus i te pastrehit!
    Çfare qenie je?!

    Reply to this comment
  7. Pajtim November 27, 11:04

    pse k/ministri sa pa që autokollona u nis nga kosova nuk nxori nje urdher te hapet postblloku autostrades ….
    Pse perdor hotelet dhe nuk perdor mijra appartamente bosh ne durres. Dhe tu paguaj qirane

    Reply to this comment
  8. A kanë vajtur ndihmat e Europës menaxhuar nga shteti tek populli në nevojë?? November 27, 13:51

    A do të venë ndihmat te njerzit e shkretë që ngelën në mes të rrugës?
    Gjatë viteve 90 me qindra mijë tonë ndihma erdhën në vëndin tonë. T’më thoj qoftë një njeri i vetëm se kush mori qoftë edhe një kile sheqer nga ndihmat që menaxhoj shteti? Të gjitha u shitën me para në dorë në dyqane ose kaluan kufirin dhe u shitën në Maqedoni e Kosovë dhe paratë , me miljarrda, u futën në xhepin e kusarëve qeveritarë. Një fakt, duke pritur dikë te La Vikinga, akostuar pran një vaporri 3000 tonësh me sheqer të ndihmave, duke biseduar me policin që ishte në shërbim te vaporri, i thash që kur dorzon shërbimin a mbush xhepat me sheqer, përgigja ishte kuptimplote: “Paske qën fare, këtu vidhen me kamjona të tërë e ti thua mbush xhepat”. Unë i besoj sinqeritetit të policit dhe në fakt u vodhën të gjitha ndihmat dhe u shitën si mall i babajt. Nuk patën të numruar ndihmat për shqipëtarët e Kosovës që u strehuan gjithëandej Shqipërisë. Dhe këto ndihma nga zyrtarët e komunës tonë u shitën, madje edhe në fshatin tim dhe kudo në çdo fshat, persona të caktuar shitën në shtëpitë e tyre ndihmat destinuar për kosovarët. Mendoni 10 fuçi 100 litërshe me vaj më duket ulliri vlejnë miljona lekë. Kryetari i komunës mbas kësaj filloj një biznes të suksesshëm. Kusarëve nuk u besohet, nuk fus dorën në zjarr, por kam frik se, nga miljonat që do të dhurohen, kusarët që njihen me gisht se kush janë dhe që nuk preken nga hallet e popullit që vuan, do të lenë vetëm thërrimet për fatkeqët e goditur nga tërmeti.Madje ata thonë ndoshta shyqyr që ra ky tërmet, ta shfrytëzojmë që të shtojmë miljarrdat në thesin tonë. Lutem të jem i gabuar, por , e përsërisë, kusarët me damkë nuk kanë besë dhe fe, edhe në fatkeqsi ata prap kusarë ngelen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*