Rama shpërndan 600 leje legalizimi për qytetarët e Don Boskos

March 11, 2015 16:30

Rama shpërndan 600 leje legalizimi për qytetarët e Don Boskos

Kryeministri Edi Rama shpërndau  600 leje legalizimesh për qytetarët e Don Boskos, pas 20 vjetësh përpjekjeje dhe pritjeje.

“Ka 20 vjet që ka filluar ndërtimi i kullave të famshme dhe sot janë 600 leje legalizimi që janë automatikisht të vlefshme për hipotekimin e apartamenteve dhe njësive të shërbimit në këtë zonë për të cilat prej 20 vjet ju i prisni. Në këtë proces sot janë 600 familje marrin lejet e legalizimit, ndërkohë që janë 1520 familje që përfitojnë leje”, tha Rama.

Rama shtoi se nga procesi i legalizimit përfitojnë si qytetarët e PD ashtu edhe të PS, por nuk nguroi t’ju thoshte atyre se kjo certifikatë ju erdhi nga se prisnin.

“Rrugës kur po vija njëri më çoi mesazh dhe më tha se këtu është mbushur salla me njerëz të PD. Unë ku ta gjej i thashë ti takoj ata të PD, se kemi detyrimin që në këtë proces të mos i ndajmë njerëzit jo të PD e PS se në këtë pikë janë të gjithë qytetarë, familjarë e shqiptarë.

I shohim në sy ata të PD dhe t’i themi po të vjen nga se pret, kjo na lejohet tua themi. Normale do ishte për aq shumë sa keni bërë për PD tua jepte një copë letër. Po as këtë nuk ua dhanë mendojnë që shtëpia juaj është PD. Për ta sa më keq të jetoni, aq më mirë, se ashtu ju marrin edhe nëpër protesta”, shtoi Rama.

March 11, 2015 16:30
Komento

4 Komente

  1. flm March 11, 18:36

    Rama ka legalizu edhe disa ndertesa qe jane ngrejt ne token e tjetrit,nje bravo te madheeee.

    Reply to this comment
  2. info analitike March 11, 18:57

    Filloi fushata zgjedhore me fletushka legalizimi. Mos kini merak se i gjati fal kurse Strasburgu mban shenim koston ne faturen e radhes qe do te paguaje shteti. Pra te gjithe votues te majte e te djathte do te paguajne gjobat milona euroshe te Gjykates se Strasburgut por kete gje nuk ia thote dot Kryeministri.

    Reply to this comment
    • Eri March 11, 21:43

      Vazhdo ti zhurmues bej gam gam se per ate paguhesh. Ata pronare qe thua ti nuk do prisnin legalizimin e pallatave per te shkuar ne Strasburg, por e kane ndermarre ate hap kohe me pare, sepse shancet per prishjen e pallateve jane zero. Mos me thuaj qe edhe Luli kishte kete hall prandaj s’ua ka legalizuar brenda 6 muajve sikur ua premtoi ne fushate?
      Me legalizimin e ketyre shtepive keto prona hyjne ne sistem dhe njerezit do fillojne te paguajne taksa vjetore qe per 20 vjet nuk i paguanin, por nderkohe sikurse permendet ne artikull keto familje kane nje kolateral ne dore qe mund ta perdorin per te marre kredi etj etj cka perkthehet ne rigjallerim te ekonomise. Vazhdo ti informal ekonomik me vizionin e baces se Vicidolit dhe Lul domates, se rrote me rrote me Gjermanine do haemi me kete lloj zhvillimi.

      Reply to this comment
  3. Bocari March 11, 21:45

    Kryeministri ka ngaterruar detyren e tij me ate te shefit te ALUIZNI-t.
    Sala e kish qefin me pre kordelet e kuqe, kurse Edi shperndan certifikata hajduterise dhe shkelesve te ligjit. Kjo qeka qeverisja!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim