Rama: Shqipëria e shqiptarët jo vetëm përfitues, por dhe kontribues në BE

February 25, 2014 18:58

Rama: Shqipëria e shqiptarët jo vetëm përfitues, por dhe kontribues në BE

Kryeministri Edi Rama iu drejtua sot, me një fjalë, një auditori studentësh të Universitetit të Oksfordit, kushtuar zhvillimeve në Ballkan dhe perspektivës së këtij rajoni në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Rama, duke analizuar të shkuarën e rajonit, shpalosi vizionin e qasjen e qeverisë shqiptare për një të ardhme evropiane të të gjithë Ballkanit, jo thjesht si pjesë gjeografike, por edhe si bartës i vlerave të saj.

“Evropa nuk është një destinacioni jashtë nesh. Evropa duhet të jetë dhe Evropa është një destinacion brenda nesh. Arsyeja e parë dhe më e rëndësishme përse Ballkani ka nevojë për një BE të fortë dhe duhet të bëhet pjesë e saj, janë vlerat mbi të cilat u themelua Evropa dhe ajo që ato vlera përfaqësojnë sot,” – u shpreh Kryeministri.

Ndërsa e paraqiti integrimin evropian si një shtyllë kryesore dhe prioritet madhor të politikës së jashtme të Shqipërisë, Kryeministri nënvizoi se qeveria shqiptare e merr këtë proces në radhë të parë, si një sfidë të brendshme, për të ndërtuar në vend, pikërisht këto vlera që Evropa përfaqëson.

“Ne jemi të vendosur të ndërmarrim të gjitha hapat e kërkuar në mënyrë që të marrim statusin e vendit kandidat. Ne do të punojmë fort, duke mbajtur gjithmonë në mendje se integrimi në BE nuk është vetëm një destinacion, por është një set vlerash dhe standardesh që ne si fillim duhet t’i ndërtojmë në vend,” – u shpreh Kryeministri.

Një pjesë të fjalës, Kryeministri Rama ia kushtoi përpjekjes së Shqipërisë për arritjen e standardeve evropiane dhe vendosmërinë për të përmbushur çdo hap të nevojshëm për t’ju bashkuar BE-së.

“Kjo lidhet me vullnetin tonë për të kontribuar në suksesin e një projekti ndërkombëtar brilant, të një Bashkimi Evropian që kontribuon ndërkaq për begatinë e miliona njerëzve, që krijon shoqëri akoma më të hapura dhe që kontribuon për një botë më të barabartë.”

Rama, teksa vlerësoi atë çka Britania e Madhe përfaqëson në korpusin e vlerave evropiane, theksoi se qeveria shqiptare e konsideron mbështetjen e saj në rrugëtimin evropian të Shqipërisë të një rëndësie të madhe.

“Shpresoj që, ndërkohë që Shqipëria vazhdon këtë udhëtimin të brendshëm, progresi dhe ndryshimi në mënyrë që të arrijë integrimin në BE, Britania e Madhe të jetë me ne, duke na shtyrë në drejtimin e duhur,” – nënvizoi Kryeministri.

Me bindjen se integrimi evropian është e ardhmja e Ballkanit, Kryeministri theksoi se një bashkëpunim i suksesshëm mes vendeve të tij përbën edhe një faktor kyç për një integrim të suksesshëm evropian.

“Unë jam shumë i vetëdijshëm se nuk mund të jemi të vetëm në këtë udhëtim. Unë e di se bashkëpunimi rajonal është një faktor kyç në procesin e integrimit dhe për të siguruar një integrim të suksesshëm dhe për të kontribuar për të ardhmen e BE-së, ne jemi të vendosur të punojmë sa më fort që të jetë e mundur me të gjithë fqinjët,” – u shpreh Kryeministri.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama përcolli mesazhin e fortë të besimit se Shqipëria, me brezat e saj të rinj, nuk do të jetë vetëm përfituese, por edhe kontribuuese në Bashkimin Evropian.

“Ne jemi të sigurt që Shqipëria do të përfitojë nga BE-ja. Dhe mund t’ju premtoj se BE-ja do të përfitojë nga brezi i ri i shqiptarëve.”

February 25, 2014 18:58
Komento

9 Komente

  1. Jozi February 25, 19:48

    FOL EDVIN TE LUMT GOJA SE SALIUT I SHPETOJ NEVOJA QE E HENGET ISHALLA

    Reply to this comment
  2. SHBA-BE February 25, 20:03

    A KA HARRUAR ME TE VERTETE EDI RAMA QE LANC-I KRIMINAL I ENVERIT VRAU USHTARET ANGLEZE NE KANALIN E KORFUZIT?

    Ndryshe nuk do te fliste kaq ballehapur ne Universtitetin e Oksfordit per “dashurine” e madhe te Britanise se Madhe ndaj Shqypnise dhe shqyptareve, nderkohe qe Gjykata e Hages e cilesoi LANC-in e Enverit si nje organizate terroriste dhe Britania e Madhe akoma mban floririn e Bankes se Shtetit ne kasafortat e saj si reparacion lufte qe nga 1948 deri me sot.Si shqyptare do te besonim qe Kryeministri Edi Rama mesiguri ka harruar qe para do kohe shpalli dhe deklaroi me Ilir Meten per festime me buje te madhe per 70 vjetorin e 29 nentorit te ZI dhe LANC-in kriminal te Enver Hoxhes qe mbollen MURTAJEN bolshevike ne trojet shqyptare, por nga ana tjeter po kerkon me urgjence LEKA borxh nga ARMIQTE e djeshem te Enverit anglo-amerikane. Prandaj nastradini ben kete pyetje llogjike:

    A MUND T’I BESOJE BOTA DEMOKRATIKE EDI RAMES?

    Reply to this comment
  3. tanino February 25, 20:27

    BE e ndriti me pjestaret e vet. qe te gjithe njeri me ne krize se tjetri. te lind natyrshem pyetja qe gazetaret tane e kane per turp ta bejne. A NA DUHET VERTETE TE HYME NE BE ???????

    Reply to this comment
  4. zefi February 25, 21:26

    Cfar munde tju thote apo shpjegoi universitareve te Oksfordit, njeriu me i pa shkolluar qe per fatin e keqe te vendit dhe popullit tone, e kemi kryeminister……

    Reply to this comment
    • SHBA-BE February 25, 21:59

      Keshtu e kishin zgjedhur edhe Enver Hoxhen shqyptaret per 50 vjet me radhe, pa shkolle fare dhe pa asnje dipllome qe per ironi te fatit studionte ne France, njesoj si Edi Rama, por me paret e kunatit te vet Bahri Omari qe me pas e vrau me tortura. Ketu lind pyetja: Pse i zgjedhin pa shkolle fare BOSAT e tyre shqyptaret? Megjithate Edi Rama dallon shume nga Enver Hoxha, por edhe nga zevendesi i tij Sali Berisha, sepse nuk ka karakteristikat e PSIKOPATIT ANTISOCIAL DHE SADIST sic i ka pershkruar Zigmund Frojdi dhe nuk ka vrare njerez te pafajshem si zogj pule.

      Reply to this comment
  5. Firdus Luzaj February 25, 22:01

    Rruga drejt projektit te bashkimit me BEne eshte ne konkret vetmohim i Pamvaresise si Shtet Sovran pasi projekti BE per kedo Shtet qe e deshiron te bashkoht duhet te vetemohoje Sovranitetet e vet Shtetit duke filluar nga ai territorial dhe monetar per pasoje gjith te tjeret per efekt “domino”.
    Kete rruge anti -Shtet te Pamvaur kane zgjedhur te ndjekin Krert e se majtes se se majtes (PSja) dhe po keshtu kreret e se djathtes se se majtes (PDja).
    Popullata mbare Shqiptare duhet te mire informohet kush eshte i verteti realitet i projektit BE duke i paraqetur jo vetem nje pjese te realitetit te saje “ate te mashtrimit se ne BE gjitheçka do te shkoje mire dhe ne vantazh te popullates por ate te hidhurin ,se BE eshte e komanduar nga potencat e “erreta ” ekonomike-monopoliste social-komuniste perqendruara komanden ne Parlament BE te Brukselit te cilat popujve aktul qe gjenden ne BE jane duhe i shtypur ekonomikisht ne kudo sfera te jetes njerezore .Shikoni Greine ,Italine ,Spanjen etj.. etjer ish Shtete te Pamvarur . Ukrahina ne tym e flake ne konkret eshte ajo qe ndodh Shteteve qe vene ne diskutim dhe refuzojne BEne pasi forca te “erreta ” ekonomike -politike qe BEne sot komandojne per te arritur qellimet e tyre espansive -territoriale jane te gatshem te krijojne per plotesim te interesave te tyre ç’do lloj situate ,edhe si kjo qe ndodh ne Ukrahine ,Popull i ketije vendi te Ukrahines keto manipulime do ti kuptoje vetem kur te jete nen daren BE dhe nuk do di se si te dali sikurse njesoj Italia ,Greqia ,Spanja etjere popuj te Evropes qe deri pak me pare kishin fituar Pavaresine si Shtete Sovran.,Zgjohuni Shqipetare . SHQIPERIA SHQIPTAREVE !

    Reply to this comment
    • SHBA-BE February 26, 08:42

      Shiko o Luzaj Debili kete faqe interneti qe po te tregon nastradini qe te mesosh te VERTETEN per BE-ne dhe Boten Demokratike dhe pastaj te flasesh brockulla enveriste pa dogane ne DITA. Shikoje kete krahasim te BB pernga treguesi kryesor dhe indeksi i vetem i mirqenies se nje populli, qe te mesosh se sa miserbabel eshte Shqypnia jone, dikur si nje LULE MALI sot pas 70 vjet enverizem te tipit bolshevik dhe 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit, ku politika jone debile kombetare akoma kerkon te festoje 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes.

      Shiko dhe meso falas, pa LEKA nga nastradini o Luzaj Debili:

      http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD/countries/AL-US-EU?display=graph

      Reply to this comment
  6. Shpendi February 25, 22:29

    Ka nje te vertete historike: Evropen e kane bere qytetaret, Shqiperine, deri tani, e kane bere maskarenjte. Edi Rama, ka shansin (edhe historik do te thoja) ti tregoje Europes, se kush jemi ne shqiptaret dhe kush eshte shqiperia kur ate nuk e bejne maskarenjte.

    Reply to this comment
  7. Bocari February 26, 10:01

    te stimulohet qeveria dhe te punoje per Shqiperine, qe te hyje ne BE me duket nje motiv shume i mire. Edhe une isha e shqetesuar per kete zhvillim te gjendjes, por pastaj u qetesova dhe mendoj se do ishte shume mire te pregatitemi si kanidate ne kete menyre dhe te ecim disa vjet me keto qellime, se deri sa te behemi ne per anetare, nuk do kete me BE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*