Rama: Shqipëria, nga të katër anët plehra. Kjo na turpëron të gjithëve

November 22, 2017 17:46

Rama: Shqipëria, nga të katër anët plehra. Kjo na turpëron të gjithëve

Një ditë pas prezantimit të aksionit për “Pastrimin e Shqipërisë që Duam”, kryeministri Edi Rama edhe sot ka vijuar me deklarata duke u bërë apel qytetarëve që të ndalin ndotjen e mjedisit.

Sipas kjo është një histori e cila vetëm na turpëron të gjithëve. Rama ka publikuar dhe një video sensibilizuese për pastrimin e vendit.

Postimi i Ramës

“Krenarë për Shqipërinë? Dakord! Po si do i’a bëjmë plehrave që plot krenarë ndër ne, i hedhin mbi trupin e Shqipërisë ashtu siç asnjë pushtues nuk i hodhi kurrë?!

Duam një Shqipëri më të fortë? Dakord! Po si mund të bëhet më e fortë Shqipëria e sulmuar nga të katër anët nga plehrat që bijtë e saj hedhin kudo?!

Shqipëria destinacion i ri turistik në Mesdhe? Dakord! Po si do ta heqim njollën e turpit që i vëmë vetes në sytë e çdo turisti që mrekullohet nga bukuritë e këtij vendi dhe tmerrohet nga plehrat që njerëzit e vet i hedhin vendit të tyre mbi fytyrë?!

SË BASHKU T’I JAPIM FUND KËSAJ HISTORIE QË NA TURPËRON TË GJITHËVE. TANI!,” shkruan Rama.

November 22, 2017 17:46
Komento

3 Komente

  1. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit ,prokuroret apo gjykatesit keto mbrojtes te ligesise. November 22, 21:58

    O ramovicer,pleherat qe hedhin vend e pa vend njerez te pandergjegjshem,jane e keqja me e vogel qe i eshte bere Shqiperise,por kimikatet e demshme qe sperkaten produktet bujqesore,ndotja e mabjentit, si dhe pleherat qe “cirren” e perdridhen ne parlamente, jane ata qe sot Shqiperia eshte jasht BE-se dhe jo pjese e saje.Ramovicer tregoni popullit ku shkuan miljarda dollare qe kane dale “ilegalisht”nga Shqiperia vetem gjate sundimit te nanovicerve,berishovicerve,metovicerve, medijvicerve,e ramovicerve,pa harruar eterit tuaj etj te soit te tyre.Dhe ndeshko pandeshkueshmerine e krimeve makabre te bera dhe akuzuara me ze,figure e deshmi te gjalla,sa istitucionale,aqe dhe me shume medjatike e popullore,se ngase ishin keto paudhesi,pra bashkejetesa me riciklimin e botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne Tiranen zyrtare deri me sot,u kerkua me force nga SOVRANI,USA dhe BE-ja Reforma ne Drejtesi,Vettingu dhe ligji i dekriminalizimit.Kure te pastrohen te tre pushtetet nga bota e krimit dhe korrupsionit,atehere dhe Shqiperia do te jete jo vetem e paster,por vertet e lire e demokratike,ku bukes do ti thuhet buke dhe ujit uje.Dridhuni e perdridhuni,po vjen ora qe nga trasta pemet e kalbura jasht do t’hidhen,doni apo nuke doni ju o te pabreke qe ju la dita dhe miljonere ju ngrysi nata nga fuqia e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne Tiranen zyrtare ne dite e vite.Nuke ka force pushteti,apo leku te piset qe t’u shpetoje ju nga bange e akuzes.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza,si dhe mijra femije jetim, dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga riciklimi i botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik qe kerkon drejtesi dhe jo lojra fjalesh dhe lloqe kavaje;thote populli.Besoni,denonconi dhe bashkepunoni me drejtesine,c’do vonese apo skenare i peshtire i rradhes,vetem se ju shton vitet e heqjes se lirise,ku e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje enderrr dhe e nesermja e afert ne burg ne nje ferr pafund.Viti 1997-98 nuke kthehet me,c’do tentative vetem se do tu gropose me thelle ne ligesite e tuaj,o ramovicer,berishovicer,metovicer,medijvicer e nanovicer ne hije.Besoni.

    Reply to this comment
  2. Mark U.K November 23, 09:04

    Duhet fillue nga plehrat njers nga ju i pari.

    Reply to this comment
  3. Mika. November 23, 10:53

    Sikur tu thuash lyejeni fytyren me te pegejturen do i kenaqesh kritizeret qe nuk e ndijejne kete shqetesim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*