Rama: Shqipëria është një vend evropian me myslimanë e të krishterë

September 20, 2014 19:45

Rama: Shqipëria është një vend evropian me myslimanë e të krishterë

Kryeministri Edi Rama e cilëson vizitën e Papa Franceskut një mrekulli. Në fjalën e mbajtur në mjediset e Muzeut Kombëtar ku u çel  ekspozita kushtuar besimit fetar, Rama deklaroi se shqiptarët, myslimanë e të krishterë, besojnë tek e ardhmja evropiane dhe duhen respektuar për paqen që kanë dhënë në rajon.

“Mes shqiptarëve nuk ka sherr e as ndasi fetare. Shqiptarët janë myslimanë dhe të krishterë. Shqipëria nuk është një vend mysliman, por një vend evropian me myslimanë e të krishterë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Shqipëria është shembull i bashkëjetesës fetare.  “Shihja sot faqen e parë të një përditshme. Majtas Papa Françesku dhe djathtas kreu i Komunitetit Mysliman. Një foto sa një milion fjalë. Jetojmë në kohë të vështira. Papa Françesku thotë se ka filluar Lufta e Tretë Botërore.

Lufta që ka filluar në Irak dhe Siri është një luftë e ngjashme me një epidemi vrastare, përhapja e së cilës nuk sheh kufij. Papa Gjon Pali i II zbriti në Shqipëri kur kishte mbaruar Lufta e Ftohtë. Ka kaluar shumë kohë, por jo dhe aq sa për të mos reflektuar për arsyen e ardhjes së një tjetër Pape. Shqiptarët, myslimanë e të krishterë, kanë kurorëzuar një proces historik paqeje,” theksoi Rama. /E.K

September 20, 2014 19:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*