Rama: Shqipëria nuk ka nevojë për referendum për t’iu bashkuar BE

September 6, 2016 13:41

Rama: Shqipëria nuk ka nevojë për referendum për t’iu bashkuar BE

Kryeministri Edi Rama, duke marrë fjalën në punimet e Forumit Strategjik të Bledit (Slloveni) deklaroi se Shqipëria beson tek Bashkimi Europian dhe se ajo nuk ka nevojë për referendum për t’iu bashkuar BE-së.

Në ditën e dytë të vizitës në Slloveni, kryeministri Rama, bashkë me zyrtarë të tjerë të lartë nga rajoni dhe bota, ishte i pranishëm në këtë Forum të njohur, ku promovohet dialogu i hapur mbi sfidat politike të kohës, sigurisë, zhvillimit, etj.

Këtyre sfidave, në këndvështrimin e kryeministrit shqiptar, duhet t’u përgjigjen institucionet kombëtare adekuate, por ato mund të përballohen dhe kontrollohen me më shumë ndërveprim në nivel global.

Është e pamundur, tha Rama, që në nivel kombëtar të zgjidhim probleme që janë gjithnjë e më shumë globale.

Në këtë kuadër ai u ndal tek kriza më e fundit e refugjatëve, zgjidhja e së cilës, sipas tij, kërkon ndërveprim. “Muret nuk janë zgjidhja, por nevojitet ndërveprim. Ne po përballemi në nivel kombëtar me gjëra që janë gjithnjë e më shumë jashtë mundësive tona për t’i kontrolluar dhe që duhet të kontrollohen në nivel global, dhe me më shumë ndërveprim”, theksoi kryeministri Rama.

Reforma e BE-së, sipas tij, është e nevojshme, por si mund ta bëjmë këtë reformë në kushtet, kur në mes të krizës së refugjatëve kemi pare vende si Sllovenia e Kroacia, që janë anëtare të BE-së, por jo nga më të fuqishmet dhe me të pasurat dhe pastaj vende si Serbia e Maqedonia, që nuk janë anëtare të saj, por që aspirojnë te bëhen, të cilat u sollën shumë më mirë dhe në mënyrë shumë më europiane sesa disa vende shumë më të pasura europiane.

Keto të fundit mendojnë se çdo gjë varet nga gjeografia dhe se për shkak të vendndodhjes së tyre gjeografike, Sllovenia, Maqedonia, Sllovenia, Serbia, Kroacia , Greqia sidomos, duhet t’i marrin të gjithë, ndersa po për shkak të vendndodhjes gjeografike, disa vende të pasura të thonë “jo”.

Ku janë vlerat europiane këtu? Çfarë kuptimi ka e gjithë kjo? Dhe ata mendojnë në mënyrë të gabuar se duke i mbajtur jashtë kufijve të tyre, nuk do të preken. E kundërta është e vërtetë”, u shpreh Rama ne punimet e Forumit te Bledit.

Zërat për braktisjen e projektit europian, kryeministri i cilësoi si mungesë vizioni mbi botën e sotme. Askush, në vlerësimin e tij, nuk mund të ndërtojë një vend më të sigurt në shtëpi, nëse nuk do të jemi të ndërlidhur.

“Brenda BE-së ka akoma një problem shumë të madh në lidhje me koordinimin e inteligjencës. Imagjinoni tani, nëse gjithsecili do të shkojë për hesap të vet, në një botë ku ka gjithnjë e më shumë nevojë për koordinim, si do të shkojnë punët përsa i përket sigurisë. Këta njerëz që thonë “ta lëmë Europën, të shkojmë në kështjellën tonë dhe të mbrohemi nga barbarët”, ata nuk e kanë aspak idenë sesi do e zhvillojnë ekonominë në kështjellën e tyre. E dyta, ata nuk e marrin aspak parasysh sesi dhe sesa shumë ka ndryshuar struktura e botës dhe natyra e armikut. Pra, çështja nuk ka të bëjë më me faktin se po lufton një armik jashtë mureve të kështjellës, por një armik që gjendet në çdo oborr dhe në çdo prag. Askush nuk mund të ndërtojë një vend më të sigurt, nëse nuk do të jemi të ndërlidhur.”

Kryeministri Rama nënvizoi se Shqipëria beson tek Bashkimi Europian dhe nuk ka nevojë për referendum për t’iu bashkuar BE-së. “Është si të bësh një referendum në lidhje me faktin nëse duam të jetojmë në histori, apo të dalim nga historia.”

September 6, 2016 13:41
Komento

4 Komente

  1. Monika Kryezeza,motra Sllobodankes September 6, 14:36

    Trajtim sanitar i detyruar .Ka simtoma te pacientit Sali Neroni qe ish Shqierine e konsideronte çiflik si Norvegjine ky e kujton si Surrelin qe nuk ka nevoje te behet referendum nese do buke apo jo keshtu e ka keshilluar Zahua.

    Reply to this comment
  2. Arben September 6, 18:02

    KETE NUK E DI TI OR MIK,

    Reply to this comment
  3. SHkoDrani September 7, 00:00

    Shqiperia ka nevoje per REFERENDUM me qellim qe te mos kthehet ne nje krahine DUM-DUM te BEse. Edhe keshtu e Shqiperia do te jete ne disfavor, sidomos kur te fillojne te funksionojne vendimet per konkurencn, zonat e tregut, mallrat e mbrojtura apo te subvencionuara, taksimin, kontributin e pebashket, dhe humbjen e pavaresise rreth vendimeve baze qe pebejne st shtetn shqiptar.
    PIKATATORI flet si te ishte pronar i Shqiperise, dhe jo i zgjedhur me vote.
    SHqiptaret duhet te vendain drekt se cduan te bejne dhe jo te lejojne Efeneine te uzurpoje te drejten e vendimmarrjes.

    Reply to this comment
  4. €piriiiiii September 7, 11:41

    Monik&Sllobodank …. ty mbase ste pëlqen si Kryeministër Rama dhe je Ok. Por ajo çka ai thotë është mese e vërtetë. Leri prrallat më Surrel dhe Norvegji

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*