VARGJE: Kritika nga ne nuk dëgjon? Por çdo të enjte ti shkon…

A. Duka August 4, 2015 19:55

VARGJE: Kritika nga ne nuk dëgjon? Por çdo të enjte ti shkon…

Mao kur u plak e u mpak,
dhe kish një shëndet shumë të brishtë,
u mbyll të jetonte në shpellë,
tamam si në Kullë të Fildishtë!

U mbyll në vitet e fundit,
t’i bënte ballë pleqërisë,
u nda për së gjalli nga jeta,
nga njerzit dhe shtypi i Partisë!

Dhe pse s’jetonte me kohën,
citate pa fund  transmetonte,
por asnjë lajm edhe letër,
t’i vinte nga jashtë nuk pranonte!

Në vetëizolimin e plotë,
nuk donte asgjë të dëgjonte,
as “Zhe Min Zhi Baon” e tij,
kish vite që  nuk e lexonte!

Ky yni dihet me kohë,
që “Zërin” kurrë s’ka lexuar,
po me gazeta të tjera,
ka qenë shumë i afruar!

Një ditë e dëgjova kur tha,
se s’i lexoj më kritikat,
me Maon – në shpellën e largët,
në çast i bashkova dy pikat!

Kush është dhe pak filozof,
këtë deklaratë e kupton:
“Një gjë që unë s’e shikoj,
për mua nuk ekziston!”

Në filozofi kjo është rrymë,
po ne nuk do hyjmë kaq thellë,
po për Ramën të paktën e dimë,
që ende s’banon në një shpellë!

Kur thotë – s’lexoj më kritika,
asgjë që për mua është shkruar,
kjo është në fakt arrogancë,
një arrogancë e kulluar!

E sigurt që Rama lexon,
e njoh – e mëndjen s’ma mbush,
po ka dëshirë të theksojë:
“Nuk dua mënd nga askush!”

Nuk ka sot prijës në Botë,
të injorojë gazetarët,
e pas kësaj pse s’na thotë,
përse i mban këshilltarët!

Ata mund të jenë ca robota,
që Shefi vetë programon,
do merren me fjalë të kota,
se kshilla i Gjati s’pranon!

Kur ti nuk e vë në kandar,
atë që do kritikojë,
muti do bëhet mullar,
sa Zot s’do ketë ta pastrojë!

Kritika nga ne nuk lexon,
dhe pse fuqinë ja di fjalës,
por çdo të Enjte ti shkon,
dhe ja dëgjon xhaxha Salës!

Berishën s’e bojkoton,
se u ka bërë me hije,
dhe Sala nuk kritikon,
po shan me libër shtëpie!

A. Duka August 4, 2015 19:55
Komento

13 Komente

  1. GRAMOZ August 4, 20:02

    Jeta qe kalon cdo dite eshte informacion i gjalle ,po e le ,ajo te le fare dhe je ne boten e cudirave .

    Reply to this comment
  2. per maon August 4, 20:10

    Per Ramen personalisht kam pasur pritshmeri. Sapo pashe se cfare emeroi ne pika kyce u skandalizova. Z. Duka kryeministri nuk pranon keshilla. Do korri egjer jo grure me kete qendrim kokeforte. Ne i themi zevendeso ministrat ai thote do lahen ata dhe do vijne ne forme.

    Reply to this comment
  3. Monika Kryezeza August 4, 20:38

    PROBLEM PSIQIK!Berisha eshte i deklaruar me patologji psiqike :’delir i madheshtise’,ndersa Rama nuk mund te krahesohet me te per lrimet qe i ka bere vendit ne 25 vjet POR Rama ka problem te ‘inferioritetit’ qe eshte problem aqe me teper kur eshte kryetar qeverrije:Ju perulet deri ne bajatosje me batuta per te vjelle te huajve qe mund te jene nen nivelin e nje intelektuali te pa pune shqipetar,dhe prepotent deri ne ‘preokupim’ me bashkeqytetaret e veçanerisht inteligjence duke bere veprime dhe zgjedhje te gabuara si ne veperime edhe emerime.Emerimi i te Rinjve nuk eshte postulat ne demokraci ashtu si dhe dogma 50 perqind femra kur ata apo ato jane FYRYFYÇKA e pa asnje dite pune e pa asnje zanat duke lene pa u angazhuar mijera intelektuale qe ndertuan me shume profesionalitet bazen ekonomike e shkencore te ketij vendi e qe SALA e beri rrush e kumbulla.Si duket tek kjo mender politike Saliu perdor shantazhin qe denohet me ligj ne Bote kunder krereve te ‘shumices’ se u ka dosjet ne arkive dhe Likja Rama,Ruçp i bejne temena ne parlament edhe kur i shan nga grate,Rama kete taktike si duket e perdor me te tijte si ish nxenes e bashkepunetor besnik i Saliut ne vitet ’90.

    Reply to this comment
  4. antishqup August 4, 23:02

    Qendrimit kokeforte, ne ketej nga Belfasti i themi pordhamadh!

    Reply to this comment
  5. jay August 4, 23:18

    Gazetari qe ka shkruar me sa duket se ka iden kush ishe te Mao centre Duni dhe duhet Te lexoj pak me shume per Mao e vlersojne filozofat dhe mendjet me te ndritura te planetit per Mao. flet puna qe ka ber hodhi themelet e China moderne uroj qe Rama te kete mesuar nga Mao gazetari mund te beje artikull per gjera qe I kupton ..

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F August 5, 12:12

      @ jay!
      Si kinez qe je te pershendes qe paske bere perparime ne mesimin e gjuhes shqipe, madje e flet me mire se LU.
      Por, miku im, kisha nja dy gjera te vogla per komentin tend.
      Se pari udheheqesi i juaj historik, ishte vertete i tille se beri epoke per Kinen, quhej Mao Ce (jo centre, se po na e prezanton si qendren e botes ) Dun.
      Autori i poezise dhe jo artikullit, e njeh shume mire Maon, madje por nese je moshe e re me teper se ty.
      Ne shqiptaret ne mjaft raste kemi qene te detyruar t’i mesonim dhe permendesh dacibaot e tij.
      Por ne moshen e pleqerise, per te cilen shkruan me te drejte autori, kur udhehiqte te famshmin dhe tragjikomikun Revolucion Kulturor Kinez, Maoja rrodhi keq dhe vertet u mbyll ne shpelle bashke me Çian Çinin, bashkeshorten e tij te pleqerise.
      Nuk ka asnje lloj keqinformimi ne ato qe thote autori i poezise, i cili merr si pike reference Maon ne moshen para fundit te jetes, dhe heq paralele letrare duke iu drejtuar hipokrizise dhe arrogances se mpleksur me inferioritet, fobi dhe demagogji shterpe te kryeministriit tone qe shquhet per vizatime ne tavolinen e zyres se tij, se sa per lidership aq me pak europian.

      Reply to this comment
    • qwertzuiop August 5, 15:36

      xhai o jay,ndoshta ky “gazetari”nuk ja ka idenë kush ka qënë mao!!është larg e me të dëgjiuar e ka,por ti mesa duket nuk ja ke idenë se kush është ky “GAZETARI”!?
      nuk e di nivelin tënd,por nga ato që shkruan duhet të jesh shumë i lidhur me fillozofinë!!duhet të jesh aq i ditur sa nuk e ke “ulur”veten e të lexosh diçka tjetër përveç fjalive “fillozeofike”!je aq “lart”sa nuk ke arritur të mësosh se ka shkrime që bëhen në vargje!njerzit që shkruajnë në vargje quhen poetë dhe për dijeninë tënde or jay “inteligjenti”ka shumë e më shumë fillozofin në vargje se në libra fillozofik!!
      djali ti jo vetëm që nuk ke kuptuar këtë krahasim,por nuk ke arritur as nivelin për të lexuar vargje!!se për ti kuptuar asqë bëhet fjalë!!
      të vetmet këshilla që mund të të jap është:
      -dil nga bota e trapllëkut!
      ose
      ki pak durim,rritu dhe pak dhe pastaj fillo e komento!!

      Reply to this comment
  6. Lennard August 4, 23:34

    Pershendetje Z.Duka.Te admiroj per efikasitetin e mendimeve dhe pershkrimeve qe ben per njerzit e politikes dhe per gjendjen e mjeruar te Shqiperise.Populli vuan .Skamja ka vajtur aty ku nuk mban me.Ne kontrast jaane sheshit bemat e njerzve te politikes.Nuk ka nevoje per investigime. Cdo gje eshte sheshit .Mjafton te shikosh se kush i ka vilat ne periferi te Tiranes apo ne fshatrat turistike dhe perfundimi del vete .Shqiperia eshte grabitur ,perdhosur .Keta njerez jane te damkosur per jete . po ata tallen me ne .Nuk lexojne as gazetat , nuk pranojne sygjerime as nga njerzit e shkences dhe te ekonomise , qe jane autore te gjithe veprave te ndertuara gjate punizmit.,ne kontrast me periudhen 25 vjecare te se ashtuquajtures DEMOKRACI ,,ku nuk eshte bere asgje .Na ngopen me shfaqje dhe Estrada Parlamentare.Per vete i kane kopsitur gjerat duke siguruar veten ,familjet e tyre dhe brezat e tyre handikapate.Presim te vije nje MESIA qe ti shporri keta legena tua konfiskoje pasurite qe kane vene pa u djersitur.Penda tu befte pushke qe ti qerosh keta Legena

    Reply to this comment
  7. Kris 1 August 5, 02:01

    Duke qene debil nuk I lexon gazetat se nuk I kupton.Jeta e mbinjeriut te rilindjes zhvillohet nepermjet batutave dhe ca pacaureve qe quhet piktura.Ai rron dy shekuj prapa dhe nje duhet ta kuptojme bile fondacioni per handikapatet duhet te kujdeset per te.

    Reply to this comment
  8. qwertzuiop August 5, 11:53

    “E sigurt që Rama lexon,
    e njoh – e mëndjen s’ma mbush,
    po ka dëshirë të theksojë:
    “Nuk dua mënd nga askush!”
    Nuk ka sot prijës në Botë,
    të injorojë gazetarët,
    …..”
    ka o beno ka!!janë ata që ky debili,”i gjati”si thua ti,i shante dhe i shan akoma sot!!
    janë ata që për shokë kishin sadamin dhe gadafin,janë ata që megjithese pa mbushur të 40zetat ju japin këshilla të gjithëve!këshillojnë gjeneralët,artistët,bile dhe seksistët!!
    janë kimët e koresë o beno!!
    ata janë të pa diskutueshëm,janë të lindur për të dhënë këshilla për të mos u këshilluar!!
    kështu dhe debili ynë!deri dje na çau trapin me saliun!ai kështu e ai kështu,kur erdhi vetë u bë më i padurushëm se saliu!!
    ndoshta nuk e kuptuam ne mirë këtë kallamin e rrit në mut,ndoshta ai nuk e kritikonte saliun përse ai ishte një autokrat!?ndoshta ai e kritikonte përse saliu nuk ishte një diktator?
    beno këto kritika që ti po i bën janë të qëlluara,fantastike dhe më se të drejta,por një gjë dua të të kujtoj!!
    sot nuk kanë ndonjë vlerë!!janë si pordhët e syfyrit!e them këtë sepse ai,”i gjati” e kaloi lumin!!bile thatë trokë,ka gjithë pushtetin politik dhe administrativ!!ma merr mëndja se po ble dhe atë administrativin e salës!!kështu që në momentin që ti,dhe kritika tënde të kishin efekt,bëre të kundërtën!!
    e ndihmove!
    shuajte,rrumbullakose dhe fshehe shumë dobësi të tij!bile deri aty sa mbrojte dhe metën!!
    beno,ai beni tjetër,gjeti momentin e duhur për të bërë kritikat!gjeti fushatën elektorale!!
    ai moment është i vetmi ku mund të godasësh në shqipëri!!të shpëtoi ai moment,është njëlloj sikur të shkoi avioni i fundit!!flas për antarktidë!!duhet të presës në të ftohtë deri sa të vijë i pari pas gjashtë muajsh!!
    ndoshta si dhe shumë të tjerë dhe ti re në grackën e ngritur nga i gjati dhe grupi i tij”po nuk fituam ne fiton saliu” me një fjalë votoni ne se përndryshe ju çan ujku sali!!dhe tek ty mbizotroi frika nga “saliu” prandaj e mbrojte!!
    beno ti mund ta kritikosh,bile dhe shash deri në ’17ën,por po i dole krahë në atë moment nuk ke bërë gjë tjetër veçse ke pshurrur në tërë këto që po shkruan!!
    bile më keq!!
    me këto kritika që po shkruan sot ti fiton shumë pikë tek kritikuesit e ramës!me ato që mund të shkruash në mbështetje të ramës,nesër,do të jenë një tradhëti,një mashtrim po për të njëjtit që pranojnë ato që shkruan sot!!

    Reply to this comment
  9. Vilson Naci August 5, 13:08

    5555
    Te lumte dora o ABEN DUKA

    Reply to this comment
  10. lato August 5, 13:11

    39 mos ardhc kurre
    na solli thaset me grure
    kuti mishi me fasule
    pakot me makarune

    Mao kur qe semure
    Solli vaporrat me grure
    Solli tanke me vaporre
    por me shume solli traktore

    Fabrika dhe kombinate
    Kuti qumshi me kanace
    Kuti “Panda”quhej ndryshe
    Porsi qumesht dallendyshe.

    Kur shkoi Niksoni ne Kine
    U semur Enveri ine
    Zuri sebep tradhetine
    Nuk e pyeten mavrine

    Yyy te rente si te ra !
    Nje infarkt e nje damlla
    Na prishe me goxha Kine
    E shkretove Shqiperine

    Rroft e qofte demoikracia
    Rroft Hajdari dhe Salia
    banditet,malokeria.
    Qe zbriten nga Dragobia

    Si ujqit kur hidhen mbi tufe
    Zune konak ne toke te bute
    Zune fabrika,kombinate
    zune banesa me shume kate

    Q`qe ndertuar gjer at` here
    perfundoi si mall pa vlere
    Hani horra,vidhni horra
    Kemi bacen nga Tropoja

    Hani pini dhe plackisni
    Digjni,vritni dhe grabisni
    I ndertoi komunizmi
    Qytetaret ne rruge i qitni

    39 mos ardhsh kurre
    As Kina me Mao Ce Dune
    Kur ne shpelle ulerin bisha
    Erdhi Sali Berisha!

    Kur velesh nga embelsira
    Kur me shqelm rrihet e mira
    Dridhuni kur ulerin bisha
    Ne qytet zdrypi Berisha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*