Rama: “Si t’u duka?” Fullani: “I papamë fare!”

September 21, 2013 09:08

Rama: “Si t’u duka?” Fullani: “I papamë fare!”

Emisioni “Fiks Fare” ka zbardhur një pjesë të bisedës konfidenciale mes kryeministrit Edi Rama dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Biseda është bërë gjatë konferencës me temë “Forcimi i lidhjeve në Europën Juglindore: piketat e politikave dhe perspektiva e biznesit”.

Më poshtë është dialogu mes tyre:

 

Ardian Fullani: Do të të jap edhe nja dy gjëra kryesore që t’i kesh parasysh për problemin që do të diskutojmë këtu.

Edi Rama: Ok!

Në përfundim të fjalës, Rama i drejtohet Fullanit.

Edi Rama: Si t’u duka? Në rregull ishte?

Ardian Fullani: I papamë fare!

Ardian Fullani: Nëse dëshiron pesë minuta të takosh dy të FMN-së, është ky greku. Dy minuta.

Edi Rama: Tani apo pastaj?

Ardian Fullani: Kur të kesh kohë ti pesë minuta, nuk ka problem.

September 21, 2013 09:08
Komento

4 Komente

  1. lini September 21, 10:26

    Lidhjet jane te ngushta e te vjetra, se pari si çuna bulevardi ne Tirone, e se dyti ishte gruaja e Fullanit Arjana qe mbylli akuzen qe Anita Rama i ngriti Sali Berishes per shpifje ndaj familjes.Edi i ka rrenjet me te thella se sa duket,ka zera qe Salen me Meten i ka prezantuar Ai i pari.Rrofte Shqiperia rrumpalle.

    Reply to this comment
  2. MARIA MADDALENA ÇOBANOVIÇI September 21, 12:56

    PEHLIVANI FULLANI DHE SKELETET NE DOLLAPIN E TIJ

    Kam shum dyshim qe Fullani do ti nenshtrohet ne te ardhmen nje proçesi gjyqesor per:
    – rrenimin e financave te Shqiperise,
    – abuzimin me postin per perfitime personale,
    – mos kontrollin absolut te 16 Bankave qe operojne ne Shqiperi
    – te nenshkrimit te nje numur te madh kontratash tip “swap” me banka te huaja
    – per investime ne fonde derivative “hedge funds” me parate e shqiptareve me humbje kolosale
    – per lojen e felliqur me kurset e eur/all e usd/all ne favor te krimineleve te ekonomise shqiptare duke favorizuar ata ne import eksportin e mallrave
    – per mos denoncimin e mbi 22 mije transakcione me jashte te personave shqiptare e jo qe kane bere vitin e fundit edhe ne vlera te medha
    Dhe eshte ky skeleti qe Fullanuqi e mban te mbyllur ne dollap, sepse posedon te gjitha te dhenat per te gjithe personat si se djathtes ashtu edhe te se majtes qe kane bere keto transaktime tipike te evazoreve fiskale, te hajduterve te pronave te popullit, te te korruptuarve, te krimineleve e trafikanteve te droges..

    Reply to this comment
  3. rezi September 21, 13:40

    Që prej shekujsh rron e thëna
    Qëngj i urtë pi dy nëna
    por nuk dini më të renë
    pi servili GJITHË KOPENË.
    Këtë bën ky Fullani.
    Këtë fabul e ka shkruar Ferit Lamaj.

    Reply to this comment
  4. Zazan nasi. September 21, 13:48

    Rumpall ka vajtur e rumpall do shkoj ky vend perher.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim