Rama, sipërmarrësve: Na ndihmoni të luftojmë grabitqarët

September 29, 2017 11:28

Rama, sipërmarrësve: Na ndihmoni të luftojmë grabitqarët

 

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në kryeministri me sipërmarrësit më të mëdhenj në Shqipëri, u kërkoi këtyre të fundit që ta vinin në provë qeverinë.

Ai tha se korrupsioni është një plagë që duhet luftuar dhe u kërkoi atyre që para se t’i binin shkurt duke përmbushur kërkesat e autoriteteve të korruptuar ta vënë në provë sistemin duke i raportuar ankesat.

“E vetmja gjë që do ua përsëris pa u lodhur është kjo: nuk mendoj se është e denjë, nuk është as etike, as patriotike që ju të zgjidhni rrugën e shkurtër, duke u bërë palë me të korruptuarit dhe korruptorët në sistemin e qeverisjes. Nuk është as etike dhe as patriotike që në vend që të ngrini telefonin ministres së shtetit drejtpërdrejtë që të marrë masa ndaj kujtdo që ju cenon qetësinë, të zgjidhni rrugën me histori pa fund…unë e di që ka 1001 arsye për të thënë që mirë, mirë, por situata është ndryshe, të thotë pse t’i hyj kësaj pune dhe pastaj të ndeshem me lloj-lloj situatash, ndërkohë që i bie shkurt”, tha Rama.

“Përkundër të gjithë këtyre arsyeve unë dua t’ju them se duhet të na vini në provë dhe në rast se nuk e konstatoni se nuk është kështu siç unë po them atëherë është e drejta juaj të ktheheni tek rruga e vjetër dhe t’i zgjidhni çështjet me marrëveshjet me zonën e errët të administratës”.

Në takim ishte e pranishme edhe ministrja e Shtetit për mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato.

Të krijojmë një figurë të re në qeveri, figurën e ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen që mund të quhet avokati i sipërmarrjes në qeveri. Për të krijuar kontakte në kohë reale për aspektet e punës tuaj.

Miku më i fortë i çdo sipërmarrje të jetë zyrtarisht qeveria dhe mos jetë nevoja për miq në kuptimin tradicional të fjalës, as në tatime dhe as ne dogana dhe askund tjetër.

Unë jam i bindur se ju të parët nëse do hapnit zemrën, të jeni të vetëdijshëm për sa shumë grabitqarë dhe parazitë ka akoma në administratën shtetërore. Besoj se jeni të parët që këta grabitqarë ne ti luftojmë sëbashku. Është e mundur që qeveria ti luftojë edhe pa ju, por do të zgjasë shumë kohë“, tha Rama.

September 29, 2017 11:28
Komento

13 Komente

  1. lili September 29, 11:48

    me sipermarresit e medhenj? Kane probleme keta? Kur jo, se keta edhe ne ministri jane pushtet mbi ministrin, o EDI Rama qe bene sikur nuk e di kete pune!
    Pyet te tjeret ,ato qe keta sipermarresit nuk po lane me merr fryme nga kapjen e shtetin qe kane instaluar!
    Ka nje moment kur duhet me thane boll me, mos u talleni me popullin : sipermarresit e medhenj ju japet dera pa e kerkuar ato hiç, ashtu si n’ELBasan ku u hap dera pa levize askkush ,sepse pushteti i tyre tremb punuesit e thejshte te shtetit shqiptar.

    Reply to this comment
    • adi September 29, 12:45

      Lili besoj se je i vetdijeshem qe ne cdo shtet bizneset e medha gjihtmone e kane deren e hapur pasi kane fuqi me te madhe puntore te punsuar dmth. Pa marre parasysh qe ata jane fillimi i zinxhirit te mallrave. Normalisht qe kane me shume perparsi se te tjeret por ajo qe nuk duhet te ndodhe me eshte qe ato ta marrin te mirqene qe jane te paprekshem. Kjo eshte arsyeja pse lufta ndaj informalitetit do preke te gjithe

      Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. September 29, 16:55

      O lili,rama e ka fjalen qe bizneset e medha, keta te superpasuruar nga grabitja e bankave,mospagimi i taksave dhe nga tjetersimi e grabitja e pasurise shteterore e private,duhen te kolliten tek Rama,se vetem rama eshte ai qe ja fal borxhin,por dhe ja dyfishon fitimet marramendese me arsyetimin bajat e superkorruptiv si borxhit ndaj biznesit. O lili prandaj ulurine e ramovici ngas po i zvogeleohen te ardhurat e xhepin e tij.Dhe e pefrundon,na ndimoni ju qe nune ti ndeshkoj keto zyrtare te korruptuar,se ne kete do t’a bejme ,por koha do te jete me e gjate,nje cudi allakrieministrore e allaramovict.Nje marri e shkuar marrise,nje krim ne vazhdim,qe nuke duhet injoruar e toleruar,por denoncuar,hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve,ne nderim,siguri dhe mireqenje ndaj vetes,familjes dhe Shqiperise ne progres njerezor.Dridhuni e perdridhuni,po vjen dita qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet,doni apo nuke doni ju o krieminister.Mallkimi i mira nenave,e grave te veshura me te zeza dhe i mijra femijeve jetim shume shpejt do te bjere mbi ju dhe keto palo biznesmene te “medhej”qe superpasuruar nga grabitja e pasurise kombetare,e private, si dhe grabitja e bangave dhe mospagimi i taksave qe te marre sebashku demtojne mireqenjen e popullit,dhe krijone terrorr e pasiguri qe len pas viktimave te eterve,mijra viktima te tjera te rradhes,se lufte per leke te piset dhe pushtet pa kufi me c’do forme e cmim.duke derdhur lot krokodilesh per te mashtruar dhe shqyer prene rradhes,pra popullin e popujt.Mjat me,MJAFT.

      Reply to this comment
  2. albi September 29, 12:10

    marrja e masave kundra informalitetit, korrupsionit,,, po sherbejne shume pozitivisht per sipermarrjen te cilat duket qe jane ndergjegjesuar me shume rreth veprimtarise se tyre per ta ushtruar ate komfort rregullave, kjo eshte nje merite e qeverise qe duket se i ka kthyer keto sipermarrje ne rruge formale

    Reply to this comment
  3. rona September 29, 12:17

    me duket shume pozitive fakti qe po kerkohet nje bashkepunim dhe opinion nga ana e vete sipermarrjeve per te ndihmuar ne hartimin e masave qe kane parasysh lehtesimin e punes qe bejne keto sipermarrje

    Reply to this comment
  4. intelektuali September 29, 12:21

    GRABITQARI ME I MADH ESHTE SHTETI ENVERIST

    Ktheje token dhe pronen private te pronaret e ligjshem qe ka grabitur shteti, jepi liri biznesit si ne te gjitha vendet e tjera demokratike te Botes Perendimore, hiq dore nga uzurpimi i Drejtesise, deno dhe ndeshko vrastaret dhe kusaret qe te mos beje kush me zullume pa u ndeshkuar ne vendin tone dhe hiq dore nga dogma enveriste per drejtimin e shtetit me ane te pushtetit monist dhe pastaj o PARTIZANI i Enverit, Edi Rama,

    DO TE SHIKOSH SI GJERAT DO TE ECIN VETE

    Dhe askush nuk do te guxoje me qe te prishe stadiumet kombetare dhe te ndertoje KULCEDRA prej betoni ne mes te Kryeqytetit per interesa te ngushta personale si ato te Rilindjes Enveriste te Partise Socialiste.

    A E SHIKON SA KOLLAJ ESHTE?

    Reply to this comment
  5. mira September 29, 12:49

    Besimplot qe nga gjithe kjo pune do dale nje fryt shume i mire dhe kjo do na jape perparsi ne antarsimin ne be. Keto punonjes te ndyre qe kane perfituar ne kurriz te popullit duhen plasur ne burg.

    Reply to this comment
    • intelektuali September 29, 17:25

      DEKLARATA E EDVINIT FRYT PER ANATRSIMIN NE BE?

      sepse:

      Me thene te drejten duke me shume si HALLVA e Duces ne Kohen e Qepes te Partise Socialiste te Kemishzinjve,

      por:

      Qe eshte njashtu sic doli me Fullan Kusarin e Thesarit te Shtetit, qe Edi Rama e shpetoi nga burgu me finte enveriste ne bashkepunim te ngushte me Like Floririn dhe Sali Berishen

      dhe:

      Meqe ra fjala: Cfare po ben Edi Rama dhe Rilindja e tij enveriste me

      KUSERINE NE RRUGEN E KOMBIT?
      VRASJET MAKABER TE GERDECIT?
      VRASJET SADISTE TE 21 JANARIT?
      VRASJEN E REMZI HOXHES?
      VRASJEN E KOSTA TREBICKES?

      sepse:

      Cili eshte ai sipermares qe do t’i besonte nje DEMAGOGU enverist si Edi Rama?

      Reply to this comment
  6. tila September 29, 14:15

    bravo z.Rama

    Reply to this comment
  7. moza September 29, 15:19

    Bravo zoti Rama
    Filloje nga AMF nese e ke seriozisht dhe jo vetem llafe

    Reply to this comment
  8. ka shume material per humor . September 29, 18:42

    thuaj; thuaj; te kapin grabitqaret . mua jo; se kam tre pal brek . po njoh njerin un, qe nje pal ka . dhe kur i lan mbulon bythen me nje batanije te grisur . ps. urgjent te ridal ne skene, revista hosteni .

    Reply to this comment
  9. Lalai September 29, 19:04

    Bravo zoti D’Rama….
    tash po i kërnaq Albamezet me llafe
    ohhhh sa te gëzum qi janë…

    Reply to this comment
  10. moza September 29, 20:30

    Filloje me kreun e AMF
    ERVIN KOCI takse per cdo gje , figura me arrogante e nje niveli te ulet qe nuk eshte pare me pare ne kete institucion.
    Te huajte gajasen se eshte si gastor ngaqe nuk di te komunikoje anglisht perdor vetem body language (humor )

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*