Rama: Sistemi arsimor “të pastrohet” nga politika

September 3, 2018 11:37

Rama: Sistemi arsimor “të pastrohet” nga politika

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit kanë pritur mësuesit në sallën e hartave, dy javë para datës kur pritet të fillojë viti shkollor 2018-2019.

Rama prezantoi para mësuesve politikat lehtësuese për arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm.

“Ne e kemi zgjeruar ndjeshëm këtë sezon targetgrupin e fëmijëve që përfitojnë libra falas. Deri dje kjo ka qenë më e vështirë, por sot kemi mundësi dhe ndaj kemi vendosur të japim libra falas për disa kategori nxënësish”, deklaroi kryeministri.

Rama tha se këtë sezon do të rritet numri i personelit që merret me fëmijët me aftësi ndryshe.

“Ne tani kemi mundësinë të rrisim numrin e mësuesve që punojnë me fëmijët me aftësi ndryshe, duke e bërë edhe më të lehtë punën tuaj, ashtu si edhe arsimimin e kësaj kategorie të fëmijëve.”

Kryeministri u shpreh se synimi i qeverisë është që të ofrojë tekste falas për të gjithë nxënësit e arsimit të detyruar. Ai tregoi gjithashtu se mbetet i angazhuar për të reformuar sistemin arsimor.

“Sot ne jemi dëshmitarë që në arsim po punësohen më shumë të aftë, nëpërmjet përzgjedhjes që po aplikojmë. Drejtoritë Arsimore Rajonale do t’i nënshtrohen një reformimi të thellë, për të nxjerrë politikën jashtë sistemit arsimor shqiptar”, deklaroi Rama.

s.a/dita

September 3, 2018 11:37
Komento

3 Komente

  1. Fidel Kastro September 3, 13:29

    Kur degjojme fjalet tua , lum si ne . Kur shohim çfare behet , mjere ne. Hipokrizi fun e krye.

    Reply to this comment
  2. UT September 3, 14:05

    Cfar ben kot GAM, GAM?!
    Ja ku e le Gjeken, gjobe fashiste berishiste, ekstremist fetar, qe nga nje ane ben thirrje per permbysje te dhunshme dhe i thur Sali kermes levdatat me te peshtira qe nje intelektual mund ti drejtoje nje satrapi hajdut dhe vrases dhe nga ana tjeter “meson” femijet tane dhe paguhet me taksat tona ne universitetin shteteror.

    Reply to this comment
  3. Arben September 3, 14:55

    5 vjet, akoma nuk e ke pastruar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*