Rama: S’ka kompromis për Vettingun

April 20, 2017 23:12

Rama: S’ka kompromis për Vettingun

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur po përmes rrjeteve sociale një statusi të mëhershëm të Lulzim Bashës në lidhje me Vettingun.

“Lulëzimi, paska dëgjuar sikur unë paskam ofruar sot në Kuvend kompromis për të shtyrë Vetingun! Në fakt e kundërta është vërtetë. Unë sot kam thënë që Vetingu për mua është kusht për çdo kompromis të mundshëm, për hyrjen jashtë afateve në zgjedhje të PD-së dhe kam shtuar se vetëm nëse të tjerët – nënkupto miqtë e partnerët tanë që e kanë Vetingun kusht për negocimin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE – do të kërkonin fleksibilitet në emër të përfshirjes së PD në zgjedhje, atëherë e vetmja mundësi mund të ishte nëse PD do të pranonte ta votonte Vetingun, në seancën e parë të Parlamentit të ri”, shkruan Rama.

“Ne do të vazhdojmë me bukë dhe Çadra e Frikës nga Drejtësia le të vazhdojë me gurë. Durimi ynë do të soset vetëm kur të soset kufiri i fundëm i mundësisë për të hyrë të gjithë në zgjedhje. Domethënë deri ditën dhe orën e paraqitjes së emrave të skuadrave për betejën e 18 qershorit”, shton më tej Kryeministri.

“Nëse Lulëzimi dhe Çadra e Frikës nga drejtësia, mund ta vonojnë plotësimin e komisioneve të Vetingut dhe nisjen e punës së tyre, duke mos u paraqitur në punë deri në ditën e fundit të këtij Kuvendi, dita e parë e Kuvendit të Ri do të shënojë edhe fundin e kësaj pengmarrjeje të turpshme të drejtësisë!”, përfundon reagimi i Kryeministrit.

April 20, 2017 23:12
Komento

2 Komente

  1. Aliu nga Selenic April 21, 00:45

    KKe shuem te drejte Z Rama ,keta e kan te kote vetem sa humbin kohe kote.Ose do te marrin pjes ose do ta shofin pushtetin me sy kure ti shofin veshet e tyre pa pasqyre.
    Keta kur jan vete ne pushtet kerksave te opozites u vejn kushtetuten perpara edhe perse kushtetuten vet e kan shkelur me dhjetra here.
    Kjo pengmarrje e kesaj partie fantazem besoi qe do te perfundoi shume shpejte, ose do mte veteelminohet nga skena politike.!
    Deri me sote vete te keqia i solli shqiperise dhe asgje te mire.

    Reply to this comment
  2. Adih April 21, 02:42

    Si nuk te vjen turp kur permend vettingun o rilindje qe u linde e vdekur . O rrumbullakose, e qullose me Mojkon ligjin 449 ,e cfare kerkon me teper ,o hipokrit diletant…Do ta shikosh vehten mire ne 18 qershor..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*