Rama: S’kemi pranuar vendet e rezervuara, pa radiografi të pavarur s’ka reformë në drejtësi

June 14, 2016 17:26

Rama: S’kemi pranuar vendet e rezervuara, pa radiografi të pavarur s’ka reformë në drejtësi

Kryeministri Rama hodhi poshtë deklaratën e djeshme të Bashës së ai ka pranuar vendet e rezervuara. Në një konferencë për mediat, Rama dhe se as kemi pranuar dhe as do të pranojmë vendet e rezervuara.

“Gjej rastin të falënderoj të gjithë anëtarët e shumicës parlamentare të komisionit për Refomën në Drejtësi, veçanërisht kryetarin Fatmir Xhafaj për kurorëzimin e një pune kolosale, për miratimin dua të falënderoj BE dhe SHBA për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë këtij procesi historik veçanërisht.

Falenderoj ambasadorët Lu dhe Vlahutin për këmbënguljen e tyre të palodhur qysh prej ditës së parë. Falenderoj socialistë, demokratë pa parti, njerëz të zakonshëm të këtij vendi që kanë qenë dhe mbeten arsyeja kryesore për të kaluar këtë reformë. Votimi i sotëm u krye në kohën e kronometruar paraprakisht në rrugën e njoftuar paraprakisht prej meje pas takimit me lidershipin e PD.

I keqardhur që kreu i PD bëri dje një përpjekje të kotë për të hedhur hi në sytë e publikut, tha që unë kam pranuar vendet e rezervuara. Ai shtrembëroi deklaratën time, ne as i kemi pranuar as i pranojmë vendet e rezervuara, ofruam gatishmëri që garantonte përfshirjen e opozitës në përzgjedhjen nga Kuvendi të asaj pjese të KLGJ dhe KLP, por duke dëgjuar Lulzim Bashën të flasë për lepuj, i them se në barkun e atyre që nuk e duan reformën lepuri më i madh është mankthi nga vetingu, që unë e quaj radiografia etikoprofesionale e çdo gjykatësi e prokurori”, tha Rama.

 

June 14, 2016 17:26
Komento

3 Komente

  1. fteri June 14, 18:08

    *****këtë reformë serjoze radikale po prsim të gjithë shqiptarët në sistem të drejtësisë.Vetëm radiografia për çdo prokuror dhe gjyqtar do ndajë shapin nga sheqeri.Turp për grupin sharlatan të PD-së që u largua nga komisioni i ligjeve pa miratuar reformën ,duke lënë në tavolin të bisedimeve dhe ofenduar edhe
    negociatorët ambasadorin amerikan Z.LU,dhe AMBASADOREN E NDERUAR EURPOPIANE Z.VLAHUTIN.Kur dolën thanë se topin e lamë në fushë të E.Ramës ,kur për vete janë mbytur në llagëmin e krimit.Duan të mbajnë kalbësirën e sotme të drejtësisë.

    Reply to this comment
  2. Vetem Zoti eshte i drejte June 14, 18:24

    LETER TE HAPUR KRYEMINISTRIT EDI RAMA:

    BIBLA THOTE: NUK KA ASNJE NJERI TE DREJTE, TE GJITHE JANE MEKATARE.

    Dua ta nis kte leter te hapur kryeministrit Edi Rama me nje varg nga Bibla ne menyre qe te kuptojme qe ne kte bote nuk ka njeri pa mekat qe per gjuhen politike mund te perkthehet nuk ka njeri te drejte ose te pakorruptuar.

    Dua se pari ti drejtohem kryeministrit qe sado qe te mundohet te flase per pastertine e tij nuk mund te kete njeri te drejte ne ate pozite me aq pushtet qe ka ai, edhe une po te isha do kishte shume mundesi te korruptohesha, prandaj kte teze nuk ja pranoj.

    Prandaj i dashur Edi kryeministri jone le ta fillojme me kte sqarim qe te jemi ne rregull.

    Shqiperia per fat te keq ka arritur ne nje situate tejet te veshtire si ekonomike, politike, sociale por gjithashtu ka ardhur nje moment qe duket qe s’kane me shprese, kjo jo e gjitha per fajin tend pasi nese duam te flasim drejt, ne fund te fundit ti 2 vite e gjysem ne pushtet ke qene prandaj ti ndoshta ke 20% faj per kte situate ose ndoshta edhe me shume per te kenaqur kundershtaret tend.

    Sot shoqeria shqiptare per fat te keq ka arritur ne nje humbje identiteti, ne nje kalbje shpirterore, ne nje shoqeri pa vizion, pa shprese dhe pa guxim. Kjo jam i bindur qe ka ardhur vetem per shkak te keq qeverisjes nga ana politike per kto 25 vite.

    Nuk dua te zgjatem shume per gjendjen e mjeruar pasi besoj dhe jam i bindur qe ti e di me mire se une por nuk e shpreh, prandaj une do te futem direkt e ne teme.

    Edi te lutem hiqe kostumin tend prej politikani, vish ato pantallonat e gjera me corape te kuqe, hiqe kollaren dhe vish ato bluzat me shume ngjyra dhe merr “sopaten” (sic benje atehere kur ishe kryebashkiak qe prisje ato shtyllat ne mes te rruges) dhe priji njehere e mire ato “shtylla” te kalbura te politikes qe pengojne rrugen tone per ne BE.

    Ti vete ke thene nuk jam politikan prandaj nuk ka asnje gje qe te pengon per tu rikthyer. E di qe ke frike se do te thone po edhe Edi eshte i korruptuar, eshte njeri qe ka lidhje me krimin etj etj sic kemi degjuar.

    Ti je mesuar me kto dhe edhe nese ti i ke bere te gjitha ato gjera qe te akuzojne perseri asnjehere nuk eshte vone per te rilindur dhe asnjehere nuk eshte vone per te filluar dicka te re ne kte vend.

    Ketu nuk do te kete ndonjehere njerez ndoshta me guxim te madh per te permbysur gjithe politiken, ti e ke filluar tashme kte rruge prandaj ti ke shansin qe te hysh ne histori. Ndoshta per kte cmimi mund te jete shume i madh, ndoshta do te kushtoje edhe karrigen tende, por ajo qe ti mund te arrish nese pastron kte vend nga politikanet e korruptuar mund te jape me shume sesa nje karrige.

    Ti e di me mire se te gjithe ne se cfare mendojne njerezit per Berishen, per Meten, per Nanon etj. Ndoshta per koecidence ose per merite ose per shkaqe te tjera mund te themi qe ti ke nje merite qe na ke hequr qafe njerez si Nano, Berisha megjithese vazhdon te jete aktiv mendoj qe tani nuk kafshon me, tani ka mbetur dhe guri i fundit per te shpetuar Shqiperine dhe ky njeri e ka emrin Meta.

    Edi ngrihu mbi interesat e ngushta, ngrihu mbi interesat politike, diplomatike e cfare te duash ti dhe njehere te vetem shkeputu nga korrupsioni qe e ka emrin Meta. Tani ke asin ne dore, Nese ata nuk do e votojne reformen ne drejtesi sic ka gjasa te ndodhe atehere drejtoju popullit, Nuk e di se si pasi duket e veshtire nga ana ligjore por ti je aq i zoti sa tja arrish kesaj,

    Ne fund te fundit edhe nese nuk do ja arrish ligjerisht duhet tja arrish moralisht qe te fillosh nje termet politik dhe te nxjerresh gjithcka ka ndodhur ne kte vend, te ndeshkosh edhe te tute qe te kane tradhtuar dhe jane korruptuar dhe tregohu burre dhe fito popullin. Tek filmi Gladiatori pronari i Maksimus i sugjeronte qe te fitonte turmen qe te fitonte lirine e tij nga Perandori. Keshtu duhet te besh edhe ti te fitosh lirine tende nga “Perandori” qe ne kte rast eshte Politika me te gjithe brenda. Ndoshta do ikesh nga kryeminister por me beso qe ai politikan qe sot ngulmon tek reforma qe te behet me cdo cmim dhe te sygjeroj te mos ndryshosh nga pozicioni yt derisa te fitosh popullin.

    Harroje te kaluaren cfare ke bere, ke vjedhur, e dime te gjtihe, je korruptuar e dime te gjithe, sic te thashe ne fillim nuk ka njeri te drejte ne kte bote, por nje duhet ta beje e marrte dreqi. Prandaj beje Edi, beje ndryshe nuk do kete me Shqiperi.

    E fillova me Biblen dua ta mbyll me Biblen. Jezu Krishti erdhi me nje mision per te shpetuar boten. dhe per kte Ai i la te gjitha, privilegjet qe kishte si Bir i Perendise dhe sakrifikoi veten e vet per boten, por Perendia per kte i dha nje vend mbi cdo vend, ne te djathte te Perendise.

    Zoti te bekofte.
    Nga nje pastor

    Reply to this comment
  3. kris1 June 14, 21:08

    po i qendrove. besnik reformes duke mos ju neneshtruar propozimeve te krimineleve ke fituar dhe zgjedhjet.
    Me nje gjyqesor jashte politikes fiton shqiperia europiane,kemi fituar te gjithe socialiste e demokrate. I humbur eshte Qeni i kulles se Vucidollit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*