Rama, sms kandidatëve për deputetë të PS: Mos u merrni më me LSI-në

June 13, 2017 13:04

Rama, sms kandidatëve për deputetë të PS: Mos u merrni më me LSI-në

 

Kryeministri Edi Rama u ka drejtuar dje kandidatëve për deputetë të PS një mesazh.

Rama kërkon që kandidatët për deputetë të PS mos merren më LSI, por të fokusohen për reformën e administratës dhe vettingun.

Rama, ka lënë të kuptohet se bashkëpunimit dhe koalicionit me LSI-në i ka ardhur fundi.

Porosia ka qenë e qartë: Nuk dua të merreni më me LSI-në.

SMS e Ramës:

Ju lutem nuk duhet të kemi më lajme për LSI-në!

E sotmja ishte një ditë për t’u dhënë të gjithëve mesazhin se LSI nuk ka më shanse të bëjë të tretin të vërtetin, në mënyrë që ju të gjithë ta përdorni këtë në fushatën mikro, me organizim kapilar për të kthyer njerëzit që rrinë me LSI për interes jo për bindje!

Në makro, pra në komunikimin publik duhet të fokusohemi tek mesazhi ynë dhe për reformën e administratës të themi, ne duam të bëjmë dhe duam të kemi mundësinë të zgjedhim më të mirët!

Kaq dhe fokusin tek vetingu, ekonomia, punësimi e me radhë në mesazhin tonë… Forca!

 

 

June 13, 2017 13:04
Komento

3 Komente

  1. gjermani i fundit June 13, 17:16

    je xhigand, o xhigand. Kush ben marreveshje me ty nuk duhet te te marre seriozisht. Nuk ecet perpara si akrepi o xhigand me kanotiere dhe numrin dy si pulle biçiklete. Kur pive vere me Meten dhe hengre ngjala deklarove me hijen e Ismail Qemalit se e majta ka nje projekt afatgjate. tani po na çan kandarin me qyfyre timonash dhe bidonash, kur ne fakt as ti e di se ku po shkon. Mesa kuptoj une, ti o xhigand qe do besh shtet me kanotiere, ti e perçave te majten perfundimisht. Mos prit qe Saliu ti mbahet akordeve, ai eshte nje akrep me i madh nga ty.

    Reply to this comment
  2. Adih June 13, 22:37

    Cfare Vettingu do besh ti ore mashtrues .Pronaret kane 27 vite qe shkelen me kembe , nga te gjithe raca e juaj . I keni vjedhur pronat pronareve ,si ste vjen turp kur permend vetting e reforme ne drejtesi .Prap do paguajme ne pronaret me taksat tona ,brez pas brezi miliona EURO nga vendimet e gjyk Strasbourgut , kunder shtetit shqiptare . Cfaje kemi ne , femijet e niperite tane te paguajne brez pas brezi ,nga taksat tona ,ku jemi ne rregull me ligjin dhe skemi lepire as edhe nje milimeter 2, e skemi abubuzuar e vjedhur mbi ligjin ? I theret mendjes o i pa pergjegjshem . ?.Ti je i pari te perballesh me reformen ne drejtesi ,personalisht ju keni bere nje betim Z Rama , kur ke vene bythet ne karrige te kapos se pushtetit ..Kulmi i hipokrizise ,po na ndjek sot e 27 vite ,po njelloj.Vazhdo o neokomunist ,por ta kesh te qarte , po ve ne diskutim ekzistencen e shtetit shqiptar ??!!!!

    Reply to this comment
  3. info analitike June 14, 06:20

    Qente e karvanit kane mbetur pa padron e nuk dine nga t ‘ia mbajne tani qe karvanin do ta drejtoje PS – PD. Shoket votuan koalicionin e qelbesirave por tani nuk u pelqen era e qelbur qe po le pas. Ore po ku jane gjithe ato suksese qe nuk u lodhen se propaganduari cdo dite rilindjotet. Ia kaluan edhe xhaxhit me genjeshtra. Gezoni shoke se tani ka gjasa qe shuplakat te kalojne milioneshin e jane te gjitha per ju, per menyren si u tall e u terhoqi per hunde Rama.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*