Rama: Sytë e gjithë botës do të jenë mbi ne të enjten, të tregojmë kush jemi

October 6, 2015 08:22

Rama: Sytë e gjithë botës do të jenë mbi ne të enjten, të tregojmë kush jemi

Kryeministri Edi Rama shkruan se sytë e gjithë botës do të jenë në Elbasan ditën e enjte, kur luan Shqipëria me Serbinë.

Për këtë arsye ai ka kërkuar nga tifozët që të tregojnë vlerat e shqiptarëve:

Kuqezinjtë përballë fqinjëve serbë të enjten 8 tetor ora 20.30 në Parkun e Kryeministrisë.

Fitorja na çon direkt në Francë 2016.

Barazimi është një tjetër hap drejt Europianit.

Humbja lë gjithçka të hapur.

Por mbi të gjitha, duhet të fitojë imazhi i Shqipërisë mikpritëse, dinjitoze, europiane, në një ndeshje futbolli ku e tërë bota perveç nesh, nuk do të shohë rezultatin e ndeshjes po mbarëvajtjen e takimit të kthimit në Shqipëri, një vit pas shpërthimit të dhunshëm në fushën e Beogradit.

Prandaj le të nderojmë traditën shqiptare dhe ambicien europiane, duke dhënë një provë bindëse se ky është vendi i të ardhmes jo fushëbeteja e të shkuarës”, shkruan Rama.

October 6, 2015 08:22
Komento

5 Komente

  1. fred October 6, 11:22

    Ne jete ka momente ku duhet te jemi kudher, dhe ka momente ku duhet te jemi cekan…e rendesishme eshte ti kuptosh keto momente…ne kete ndeshje duhet te jemi kudher…

    Reply to this comment
  2. fanol bardhi October 6, 11:58

    Sikur keni qejf me humb ndeshjen te tregohemi humbes te shkelqyer me standarte europiane !!??
    E keni planin B ne xhepe nqs se ndodh katastrofa dhe fitojm lojen ???

    Reply to this comment
  3. emigranti gjermanise October 6, 12:34

    po fred shume poetik, por reciprociteti eshte rregulli ne mardheniet shoqerore.
    ty ndoshta ed rama te ka punesuar dhe e shikon gjene nga nje kendveshtrim tjater. une i them edvinit qe dru hengem dru duhet ti japim ketyre ekstremistave serb, sic edhe hamurabi thoshte. pastaj, edvini thote keshtu, edhe sikurse ai shqiptaret po i respekton ne maksimum, duhet qe ne ti bindemi ketij te paafti, ketij vartesi te likes e te nderkombetareve. no sir, shkofsh ne djall edvin hajdari!

    Reply to this comment
  4. Kariz Matik October 6, 13:10

    Pa uleni pak ritmin….

    Ed Tse Duni ju rekomandon te rini sa me urte dhe te perplasni duart vetem kur te shenojne… miqte.

    Reply to this comment
  5. I.Troplini October 6, 14:35

    E tere bota?

    asgje me pak komandant. E GJITHE BOTA, nuk ka asnje pune tjeter, por pret me ankth, te shohe shtetrrethimin LIVE nga qyteti i Elbasanit, nga stadiumi ku shqiptaret sportdashes nuk gjejne vend sepse Kryeministri, ne emer te imazhit te “SHQIPERISE MIKPRITESE”, iu hoqi te drejten e pjesemarrjes ne kete ngjarje te rendesishme.
    “Shqiperia dinjitoze europiane”,
    cfare eshte kjo more komandant? Dinjitet, nuk kane patur kurre frikacaket. Dinjitet, kane Taulant Xhaka dhe Bekim Balaj. Ata kane nje te tille dhe e mbrojne si luane edhe kur 30 mije hiena te pabesa ulerasin “VRITI SHQIPTARET”.
    Kjo qe keni Ju, eshte vetem frike. Kjo qe beni Ju dhe ai “dishepulli i virgjerise dhe drejtesise”, A.Duka, eshte vetem qesharake dhe e peshtire.
    Lojtaret shqiptare te kombetares, ata qe rrezikuan jeten ne Beograd, nuk e meritojne nje trajtim te tille.
    Nese do te flisnim vetem per sigurine dhe mbarevajtjen e takimit, atehere kjo do ishte nje ceshtje teknike dhe program masash per policine e shtetit. Askush, nuk ka problem me hapa te tille te domosdoshem.
    Te na rruaje miqesia me Vucic, komandant. Inferioret, nuk meritojne kurre te merren seriozisht. Ata reagojne si Ju kete here. Flasin per “tradita” dhe “dinjitet”, per “boten qe na sheh” dhe “per te qenit ndryshe”, dhe harrojne se po sillen me qytetaret e tyre, ashtu sic u sollen serbet ne Beograd.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*