Rama: Ta bëjmë sportin pjesë të kulturës komunitare

Redaksia Online January 31, 2013 19:59

Rama: Ta bëjmë sportin pjesë të kulturës komunitare

Dëshira për sportin si iniciativë e FRESSH për zhvillimin e një kampionati ka mbledhur në një takim të rinjtë dhe kreun e PS, Edi Rama. Si një ish-sportist Rama ka nënvizuar rëndësinë e mazivizimit të sportit sidomos tek të rinjtë, si një element shumë i rëndësishëm në socializimin, shëndetin si dhe mbajtjen larg nga veset të tyre.

“Sporti duhet të futet nëpër shkolla, jo vetëm ndryshon cilësinë e jetës por edhe sepse ndryshon marrëdhëniet e tuaja me veten, njerëzit përreth dhe shoqërinë. Unë sdo mbaroj së falenderuari të gjithë ata njerëz që ma bënë jetën mua shumë të bukur në sport. Ky kampionat që ju do të filloni dhe ky mjedis që krijoni do tu japë një vlerë të shtuar brenda vetes, një kuptim shumë të mirë për bashkëjetesën. Mbase do të shquhen edhe Fidelët e gjeneratës suaj, por kjo ka më pak rëndësi.Nuk jam kundër diskotekës, por në orën e duhur, vendin e duhur, dhe njerëzit e duhur” tha ai.

Kreu i selisë rozë nuk ka kursyer edhe batudat, teksa ka ndarë me të pranishmit përvojën e tij si ish-basketbollist, si dhe arsyet pse i dha fund atij për të përqafuar një tjetër “sport”, por kësaj herë një sport ku peshë nuk ka me fiziku, por fjala.

“Asokohe njerëzit si unë të gjatë ishin pak, numëroheshin me numra dhe kriter ishte gjatësia, nëse ishe i gjatë ishe edhe futbollist. Fideli do mbetet një yll në sport, ndërsa unë isha dhe do mbetetm një i gjatë që shikoja yjet. Megjithëse disa miq të mi mendojnë se po ta vazhdoja sportin do kisha arritur të kapja yjet, unë se besoj këtë gjë. Por unë e lashë sportin kur iu futa politikës, si një pasion i brendshëm i cdo njeriu që dëshiron të bëjë dicka që gjërat të ndryshojnë. Era e ndryshimit në atë kohë ishte e fshehur shumë brenda njeriut. Kam besuar dhe besoj që politika është mundësia që i jepet një njeriu të zakonshëm jo për tu bërë politikan, por për të bërë të mundura bashkë me të tjerë gjëra që nuk i bën dot i vetëm.Të vetëm ju mund të gjeni mënyrën të takoni prezantuesen edhe ta hutoni atë, por më shumë se kaq sbëni dot, ndërkohë që bashkë ju mund të bëni gjëra që ju duken terësisht të pamundura. Kush thotë smerrem me politikë në fakt është ai që është dorëzuar dhe ka pranuar që të marrë fund. Ndërkohë kur njerëzit bëhen bashkë sic jeni bërë ju, duke pranuar që të dëgjoni edhe ne që jemi përfshirë kokë e këmbë në politikë, atëherë këtu lind një energji jo vetëm për ti dhënë një fund të sukseshëm kampionatit, por edhe të realizojmë gjëra që s’mund të bëhen pa ju. Po nuk u përmirësuan cilësitë e jetës nuk kemi më mbështetjen tuaj” deklaroi Rama.

E ndërsa roli i të rinjve nga fushata në fushatë sa vjen e rritet, kreu i selisë rozë i ka ftuar ata që të bëhen pjesë e rrugëtimit te PS drejt 23 qershorit, ku sic tha ai, për ti dhënë fund rrënimit aktual e për ti hapur rrugën Rilindjes Shqiptare.Për konkretizimin e kësaj nisme Rama ka ndarë me të rinjtë edhe numrin e tij të cel.

“Ne jemi në një rrugëtim drejt një dite të shënuar për ti dhënë fund këtij rrënimi dhe për ti hapur rrugën Rilindjes shqiptare. Në këtë garë mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes disave që thonë votoni për të jetuar sic duam ne dhe neve që themi votoni për të jetuar si doni ju” përfundoi ai.

Redaksia Online January 31, 2013 19:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*