“Koalicioni PS-LSI nuk diskutohet”

August 31, 2016 15:18

“Koalicioni PS-LSI nuk diskutohet”

Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan një takim kokë më kokë në qendër të Tiranës, tek hotel “Plaza”.

Pasi ka dalë nga takimi, Ilir Meta është shprehur se ishte një drekë pune. Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 3 orë, e nisur që pas mbledhjes së qeverisë.

“Kemi diskutuar për inaugurimin e ri në Shkodër dhe për ndeshjen që do të luajë Shqipëria sot kundër Marokut”, tha Meta për gazetarët.

I pyetur për vazhdimësinë e koalicionit Meta u shpreh se kjo është një gjë që nuk ka pse të diskutohet.

Takimi i tyre vjen një ditë pasi parlamenti në një seancë të jashtëzakonshme, votoi me vetëm 88 vota të mazhorancës ligjin e “vettingut”, që u braktis nga opozita shqiptare.

August 31, 2016 15:18
Komento

5 Komente

  1. Arben August 31, 18:21

    ORE PO JU MOS U ZINI SE BAR DO TE HAME.

    Reply to this comment
  2. Arben August 31, 19:24

    OPO BAR DO TE HAME, VETEM JU MOS U ZINI.

    HAAHHAHAHHAHAHA

    Reply to this comment
  3. XXXL August 31, 20:18

    “Arben” per tipa si puna jote ka edhe car, se bari nuk te mjafton.

    Reply to this comment
  4. nje ish myslyman August 31, 23:09

    Po ty turku Arben , ç’te kruhet me qeveritaret tane , nuk te mjafton diktatori islamik Erdolesh ?

    Reply to this comment
  5. Blloku September 1, 12:20

    Qeveria ka rënë, por s’e do as PD

    Është mëse evidente tani se Ramës i ka mbetur qeveria në dorë, dhe s’di ç’të bëj me të. Problemi është se as PD s’e do qeverinë në gjendjen që është katandisur arka e shtetit, me një super-borxh stratosferik, i ngjashëm me atë që solli kolapsjen e Greqisë. Por Greqine e “bailed out” (shpetoi) bota, kurse Shqipërinë e shkretë (pa impakt në bursën botërore) askush s’do e shpëtoj nga fundosja.

    Indikatorë të atmosferës së zymte e pa shpresë financiaro-ekonomike, janë gjithashtu edhe skandalet e njëpasnjëshme që kanë përfshirë këto ditë administratën publike shqiptare. Shthurrja, nga Shukriu i Peshkopisë e deri tek lidhjet aventurore me majën e krimit botërorë (tani po na krahasojnë me Kolumbinë e Pablo Escobar), nenkupton qartë demoralizimin dhe rënien e shtetit.

    Më lart thashë se as PD s’do ta marë qeverinë, pasi s’ka çfarë t’i bëjë borxhit. Asnjë kreditor i huaj s’pranon të japë para (money) për Shqipërinë e përçarë politikisht, me korrupsion galopant, pa ide e pa strategji në qeverisje, komanduar nga të paaftët, idiotët e lopçarët, pa vullnet politik për t’ju bashkuar BE-së (zvarritja e Reformës në Drejtësi ka percjell tashme mesazh mëse negativ tek kreditorët ndërkombëtarë).

    Ndërsa (siç thuhet në zhargon) “vera është stina e fukarasë”, kështu pritet të kaloj edhe kjo stinë, me plazh e vapë – e qetë -, si “qetësia para furtunës”, sepse në vjeshte pritet rënia…
    Ndoshta e vetmja formulë e dëshpëruar strategjike e mbetur, për të tërhequr interesin financiar të botës, do ishte një koalicion qeverisës PS-PD. Ndoshta manovra e vetme për të “gënjyer” ndërkombëtarët se s’kemi përçarje, si kusht të na “bailing out”…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim