Rama takim me akademikët: Të çojmë përpara reformën në kërkimin shkencor

May 14, 2016 12:51

Rama takim me akademikët: Të çojmë përpara reformën në kërkimin shkencor

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim, në Sallën e Hartave në Kryeministri, me drejtues të universiteteve, Akademisë së Shkencave, të institucioneve të kërkimit shkencor, akademikë e pedagogë, në kuadër të një procesi konsultimesh, që i paraprin reformës në sistemin e kërkimit shkencor. Takimi zhvillohet pas procesit të auditimit dhe vjeljes së opinioneve që secili prej këtyre institucioneve ka kryer për të identifikuar problematikat dhe propozuar zgjidhje, me qëllim përmirësimin e funksionimit sa më efikas të tyre.

Kryeministri Rama vlerësoi rëndësinë e procesit të konsultimit, si një pararendës i domosdoshëm i hapave të mëtejshëm për reformën në kërkimin shkencor. Kryeministri i njohu akademikët me një klasifikim të përgjithshëm të opinioneve dhe propozimeve të marra.

Duke i falënderuar për zhvillimin e kësaj faze të procesit, Kryeministri parashtroi hapat e mëtejshme, që është ngritja e tre grupeve të punës, si dhe një pyetësori të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të gjitha këto për t’u kompletuar brenda 10 ditëshit të parë të muajit qershor.

“Ne kemi një traditë, kemi disa piketa, por të operojmë me shumë vendosmëri për ta ndryshuar të gjithë sistemin, të sigurojmë që Akademia dhe njerëzit e botës akademike, të shkencës të ndjehen më mirë, të kenë një qytetari tjetër dhe sistemi të fillojë të prodhojë. Ftesa ime është ajo e herës së parë; Të çojmë përpara këtë proces, pa humbur kohë. Së bashku, pranë MAS të ngremë një grup pune për miratimin e strategjisë së kërkimit shkencor. E dyta, të ngremë një grup pune për ligjin e ri për shkencën. E një grup të tretë, për të pasur një qasje të përbashkët për reformën në sistemin e institucionit të shkencës, pra, akademia, institutet, qendra dhe agjencitë e kërkimit shkencor. Të gjithë raportin ku do përfshihen të gjithë opinionet, ne do t’ia dërgojmë secilit prej jush. E gjithë kjo, me një afat kohor deri në 10 ditëshin e parë të qershorit.”

May 14, 2016 12:51
Komento

1 Koment

  1. Stef Staku May 14, 16:59

    Me 20.Maj.2016 ne sallen Aleks Buda kam konferencen shkencore per te prezantuar dy studimet e mia. Nje ne fizike e nje ne biofizike.
    Sallen me eshte dashur ta paguaj une 10 000 leke te reja. As sallen falas nuk ta japin ato ne akademi imagjino se sa para duan ta qojne kerkimin shkencor ato te Akademise.
    Autori i ketij artikulli eshte i ftuar me ardhe ne salle e me e pa se cili eshte realiteti e neperkembja qe i ban administrata e akademise njerezve te kerkimit shkencor.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*