Rama, mbledhje në Durrës. A po shkon vendi drejt zgjedhjeve?

July 17, 2016 23:27

Rama, mbledhje në Durrës. A po shkon vendi drejt zgjedhjeve?

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në rezidencën qeveritare në Durrës një takim me anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste, që përbëhet nga ministra, deputetë dhe kryebashkiakë.

I pranishëm ka qenë kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj si dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sot aleati i PS në qeverisje foli për qeveri ekspertësh dhe dorëheqje

Sipas disa portaleve afër PD-së, Rama është shprehur kundër krijimit të një qeverie teknike që do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Rama do të provojë fillimisht të bëjë një qeveri me socialistët dhe me disa parti të vogla siç është PDIU ose edhe ndonjë deputet që mund t’u bashkohet. Nëse edhe ky variant dështon dhe ai nuk i bën numrat në parlament, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme- shkruajnë këto portale.

July 17, 2016 23:27
Komento

1 Koment

  1. betixho July 18, 08:50

    Z.RAMA !
    REFORMA NË DREJTËSI DHE KUSHTETUTA GËZOJNË PRITSHMËRI TË LARTË NË POPULL.VERDIKTI I POPULLIT PËR DREJTËSINË ËSHTË DREJTËSI E PASTËR OSE HIÇ DREJTËSI.KËJO DO TË THOTË SE NË POPULL EZISTON BESIMI SE DREJTËSIA MUND TË BËHET NË KËTË VËND VETËM NGA NJERËZ TË MËDHENJ TË CILËT NË RRETHANAT E SOTME DEMOKRATIKE,JANË TË ORIENTUAR TËRËSISHT NGA MIQTË STRATEGJIK TË POPULLIT TONE-SH.B.A. DHE EUROPA-MIQ TË CILËT ORIENTOJNË,NDIHMOJNË,MBËSHTESIN DHE FRYMËZOJNË GJITHË POPULLIN TONË.REFORMË NGA POLITIKANË PRAGMATIST QË LUFTOJNË PËR PUSHTET DHE QË PËR 25 VJET NUK KANË LEJUAR NGRITJEN,ZHVILLIMIN DHE KONSOLIDIMIN E INSTITUCIONEVE TË PAVARURA NË VËND DHE QË Z’DINË TË ÇOJNË DERI NË FUND PA E PËRLYER RRUGËS Ç’DO IDE E SIPËRMARJE TË MADHE,PËR POPULLIN ËSHTË JO E MIRËPRITUR DHE DO NDRYSHOJË NË SENSIN E KUNDËRT,ATË NEGATIV,MBËSHTETJEN E SOTME TË FUQISHME.PRA Ç’DO KOMPROMIS QE PREK KËTË PRITJE TË POPULLIT ËSHTË HEQJA E GURIT MBËSHTETËS,DHE RROKULLISJA PA ORIENTIM E GJITHSHKAJE.PRANDAJ-SIPAS MEJE-REFORMA DUHET TË SHKOJË NË KUVËND.NË SE ATY-NË KUVËND-NDODHEN PËRFAQËSUESIT E KËSAJ FRYME TË POPULLIT REFORMA DO KALOJË DHE DUHET TË JETË MBARTËSJA E KËSAJ FRYME,-QEVERIA E SOTME-QË POPULLI KËRKON TA ÇOJË PËRPARA ATË.NËSE REFORMA NUK KALON,NË PARLAMENT NUK JANË PËRFAQËSUESIT E KËSAJ FRYME POPULLORE,DHE KY PARLAMENT NUK I DUHET MË KUJT DHE DUHET KALUAR NË ZGJEDHJE,PËR TË SJELL ATY PËRFAQËSUESIT CILËSISHT TË RINJ TË KËSAJ FRYME POPULLORE,DHE BESOJ SE JUVE, DO TË KINI MBËSHTETJEN MË PËRFAQËSUESE PËR TË ECUR PA KTHIM PËRPARA NË UNISON ME PARTNERËT STRATEGJIK TË SHQIPTARËVE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim