Rama takim me ministrin Lidington: Britania, mbështetje për integrimin e Shqipërisë

February 5, 2014 12:50

Rama takim me ministrin Lidington: Britania, mbështetje për integrimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Ministrin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet Evropiane David Lidington, i cili ndodhet për një vizitë pune në Tiranë.

Në fokus të takimit ishte perspektiva evropiane e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama e njohu ministrin Lidington me reformat e ndërmarra, duke theksuar se pavarësisht se Shqipëria nuk mori statusin e vendit kandidat në muajin dhjetor, Qeveria shqiptare mbetet e vendosur në angazhimin e saj për përmbushjen e të gjitha prioriteteve të kërkuara në këtë proces.

Ministri Lidington vlerësoi shumë këtë qëndrim të shprehur nga Kryeministrit Edi Rama ndërsa vlerësoi punën e deritanishme të qeverisë shqiptare, reformat e ndërmarra prej saj. Ministri Lidington shprehu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuara në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në takim u vlerësua niveli i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe u shpreh angazhim për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, në nivel teknik dhe jo vetëm, në një sërë fushash prioritare për Shqipërinë, veçanërisht në forcimin e shtetit të së drejtës.

February 5, 2014 12:50
Komento

1 Koment

  1. ada February 5, 15:06

    Me vlersimin e Mbretesrise se Bashkua, Shqiperia me afer drejt Bashkmit Europian

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*