Rama takim me qytetarët: Nuk do të lihet ndërtim pa u legalizuar

April 28, 2014 17:36

Rama takim me qytetarët: Nuk do të lihet ndërtim pa u legalizuar

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me grupet e interesit në Kryeministri, tha se nuk do të lihet asnjë ndërtim pa u legalizuar.

Kreu u qeverisë Rama, u shpreh se sapo të miratohet ligji për legalizimet, do të nisë puna për të përcaktuar zonat informale.

“Nuk do hapim proces të ri vetëtëdeklarimesh,por nuk do të lëmë askënd që të mbetet i pa legalizuar në zonat informale në radhë të parë. Për ne, legalizimi është proces i lidhur me të gjithë ata që kanë ndërtuar një shtëpi për një jetë më të mirë për familjen e tyre dhe jo për qëllime fitimi. Është tjetër shtëpia dhe tjetër dyqani apo hoteli pa lidhje në bregdet. Sapo të miratohet ligji do të nisim punën për të përcaktuar zonat informale dhe brenda tyre do bëjmë legalizimin falas për këtë kategori. Vendi nuk mund të vazhdojë më me vetëdeklarimedhe ndëtime pa leje. S’ka më vetëdeklarime të reja, ka vetëm legalizime të zonave informale” tha Rama.

Shtesat pas vetëdeklarimeve, do mirëkuptohen nëse janë për hall

Ne do të nisemi nga principi që thashë: kush ka ndërtuar një shtëpi do të legalizohet falas. Kush ka bërë vetëdeklarimin dhe ën vijim ka shtuar diçka në mënyrë anësore apo më shumë do të mirëkuptohet se nuk ka qënë përgjegjësia e tyre por se janë mbajtur peng vite e vite më radhë. Vetëdeklarime që janë bërë që në vitin 1993, pastaj në 2005 e në 2007 që nuk kanë marrë çertifikatën. Kuptohet se kur e ka bërë në 2005-ën, e ka pasur djalin 5 vjeç. Duke pritur të marrë çerfitikatën, djali i bërë burrë do të marrë dhomën e vet dhe ai që ka pritur çertifikatën nuk do presë të zgjohet shteti nga gjumi. Përfytyroni vetëm që në shumën totale të deklarimeve, asnjë nuk e ka parë shtetin t’i trokasë në derë. Dhe mendoni që legalizime reale janë më pak se 5% e totalit të vetëklarimeve, përgjegjësi e shtetit. Këto përgjegjësi ne nuk mund t’i heqim duke thënë se nuk kemi qënë ne. Ne jemi qeveria që do përgjigjet edhe për këtë. Po, në të gjitha zonat informale do të konsiderojmë edhe pjesën e shtuar si pjesë e procesit dhe do ta plotësojmë informacionin që nuk përputhet me vetëdeklarimin e parë. Bëhet fjalë për shtëpinë e parë, gjithmonë, se për shtëpinë e tyre do bëhet sipas ligjit. Shtëpia e dytë nuk është më për hall.

S’ka çmim fiks për parcelën ndërtimore, favorizohen zonat e varfra

Çmimi i njëjtë ka penalizuar gjithmonë zonat më të varfra dhe ne nuk do të nisemi nga një çmim fiks, por nga ai tregut që është ndryshe në zona të ndryshme dhe do ta ulim me 50%. Për rastin e Tiranës do vijmë për shembull në atë çmim që ishte, kurse në zonat e tjera ulje të rëndësishme. Flasim pë tokën publike ose me atë pronarë, jo kur toka është e atij që ka ndërtuar pa leje, për 67 mijë familje që nuk kanë punë me ketë proces. Nga 50% do ketë edhe një ulje tjetër prej 50% me letra me vlerë; nga kjo edhe një ulje tjetër prej 400 mijë lekë për energjinë elektrike. Nëse në momentin e parë të bie të paguash 4 milionë lekë të vjetra në total, maksimumi, do kesh 400 mijë lekë më pak përveç letrave me vlerë që të paguash energjinë për 2 vjet dhe pas dy vjetësh, duke treguar faturat që ke paguar energjinë, kjo do të hiqet. Pra, që të mos rëndohet një familje e varfër që ka dëshirën të legalizohet menjëherë, i bëhet kjo. Pse themi që legalizimi është falas? Se nuk është falas vetëm pjesa e letrave, por edhe tjetra. Nëse s’i ke lekët sot, prapë do të të bëhet legalizimi, prapë do të të hipotekohet shtëpia, por me këtë kufizim që shtepia është e jotja, por ke këtë shumë borxh aty, kur ta kesh. Nëse pas një viti do thuash se i kam lekët, do përfitosh nga ulja me letrat me vlerë. Por edhe nëse s’i ke, s’ka problem, atëherë nuk përfiton nga ulja, kur t’i kesh. Por shtëpia është e jotja, mund ta vendosësh në bankë si kolateral, si pronë me barrën hipotekore. Pra, nëse deri dje, nga 273 mijë shumica as e kanë parë ndonjëherë shtetin, pjesa tjetër ka hequr picirin e s’ka marrë letra, nesër secili do marrë titullin e pronësisë pavarësisht nëse e ka shtëpinë ne tokën e vet, në tokën e shtetit apo nëse mund të mos ketë lekë në atë moment.

Prona sipër një trualli, legalizim, shteti kompenson ish-pronarët

Si gjithë të tjerët, për ata që kanë ndërtuar jo në tokën e vet e kjo nuk ka asnjë ndryshim. Me procesin kur ti paguan shumën simbolike, nuk ka asnjë mundësi juridike që familja tjetër të të çojë në gjyq sepse e ke marrëdhënien me shtetin. pra, edhe në të ardhmen, s’do kesh detyrime me askënd, sepse kjo ka rëndësi për paqen që i jepet familjes për tërë jetën , për të mos lënë litarin jashtë dhe natyrisht, ne vazhdojmë me ata që duan të drejtën e tyre, tokën e tyre, kompensimin. Ndaj duhet pagesa. Por për familjet që kanë tokë me certifikatë pronësie deri në marrjen e tapisë. Asnjë qindarkë, zero. Ndryshe nga “shabanizmi”, procesi ynë është ndryshe: Aluizni vjen në shtëpi dhe ndihmon për plotësimin e dokumentacionit. Gjithë ajo pjesë që deri dje ishte një tmerr, merr topograf, paguaj lekë që t’i depozitosh dokumentat etj. Do t’i bëjë Aluizni vetë dhe nuk do të të thotë më i ke bërë gabim se e ka bërë vetë. Pa asnjë lek. Ama një gjë dua ta theksoj se pavarësisht paguan apo nuk paguan, kur nuk e ke tokën tënde, do bëhesh pronar i shtëpisë tënde dhe do ta paguash më vonë.

Lehtësi për familjet që kanë persona me aftësi të kufizuar

Nuk do të paguajnë asgjë edhe sikur ta kenë shtëpinë në tokën e dikujt tjetër. I merr shteti përsipër të gjitha detyrimet.

Kush ka ndërtuar për qëllime biznesi, s’ka lehtësira

Me thënë të drejtën ata nuk janë A-ja apo halli kryesor. Ata do të trajtohen sipas ligjit, pa përfituar lehtësirat e atyre që kanë ndërtuar shtëpi për të futur kokën apo nuk kanë mundësi të paguajnë as energjinë elektrike.

Emigrantët, legalizimi me prokurë

Pa dyshim, sipas ligjit, me prokurën përkatëse mund ta bëjë legalizimin cilido anëtar i familjes. Por natyrisht kur ai është gjallë, sepse ndryshe ndodhin legalizime që s’dihet se ç’bëhen apo kë bëhen?

Plani rregullues i Tiranës cënon qytetarët

Ata bënin plane rregulluese në kurriz të gjithë atyre familjeve që e kanë votuar atë parti 20 vjet e sot nuk janë ende pronarë. Jam shumë krenarë që dokumentat e shtëpisë i kanë marrë nga Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe jo nga PD-ja. Këto shtëpi mund t’i legalizosh, mund të vijë edhe Plani, por jo të vijë nesër ndërtuesi e të të nxjerrë jashtë se ti nuk je pronari i tokës. Pra, ne do të bëjmë legalizimin falas e le t’i mbajnë planet e tyre por jo për të ndërtuar mbi shtëpitë tuaja. Ata që bënin plane të bënin Paskuqanin –Manhatan dhe Kamzën – Nju Jork, por ne nuk do t’i lejojmë, flini të qetë.

Pallatet Hawai, kryetari i Bashkisë nuk i hipotekoi, do ta bëjmë ne

Po ato pallate pse nuk i hipotekon kryetari i bashkisë? Sepse po i mbaron mandati. Kishin tërë kohën e nevojshme që ta bënin dhe nuk e bënë. Unë po ju them vetëm që në ligj është parashikuar edhe kjo çështje. Me të kaluar ligji ne do t’i japim çdo familjeje në ato pallate dhe të tjera si ato dhe do merret shteti me atë që ju ka lënë në mes të rrugës. Ai ndërtues ka shkuar në botën tjetër, i ndrihtë shtëpitë dhe ka një rregull tjetër për falimentin, po në rastet e tjera kur ndërtuesi është gjallë, do të jetë ai me të cilin do merremi. Ju vetë nuk do paguani asnjë qindarkë.

Legalizim edhe në zonat urbane që i ka ndarë shteti

A do tokë tjetër nga shteti? Toka e shtetit është e shtetit dhe kush e ka marrë me ligj e ka bërë shtëpi, atë e ka marrë për të ndërtuar, jo për shtëpi, do bëhet legalizimi me të njëjtat kushte, por këto raste janë të rralla.

Zonat e pashpallura informale, nuk do lihen jashtë kufirit

E them se do të bëjmë edhe një ripërcaktim të këtyre zonave, sepse kur u bë vetëdeklarimi i parë, ka qenë shumë më pak, por për shkak se nuk u mor njeri me ato vetëdeklarime, u shtuan dhe ne nuk mund t’i lemë ata jashtë kufirit të atëhershëm.

Procesi brenda mandatit, kush ndërton pas kësaj në burg

Po, pashë që ishte shqetësuar Lamja nga disa punonjës të bashkisë së Kamzës “boll na gënjyet me legalizimet!”.Por ne e dimë që çfarë bëhet në Kamzë, ku po nuk dole në protestë, s’të japin ndihmën ekonomike. Ne shpresojmë ta mbyllim këtë proces në pjesën dërrmuese brenda katër vjetëve. Rastet specifike mund të zgjasin, për shembull shtëpitë që janë ndërtuar poshtë linjave të tensionit të lartë. Kjo do kërkojë zgjidhje të tjera ligjore. Edhe Enver Hoxha të ngjallej nuk do t’i hynte prishjes së ndërtimeve në zonat informale. Përsa kohë që ajo shtëpi ku ti jeton dhe me të s’mund të shkosh në bankë që të kërkosh një kredi, të bashkëpunosh me një bashkëfshatarin tënd për të ndërtuar një minifermë etj. pra, kur ti ke titullin e pronësisë, ai është kapital që ti e ve në bankë dhe kjo përbën ndryshimin e do shihet në ekonominë kombëtare. Këto prona të palegalizuara janë miliarda të palegalizuara, janë kapital i vdekur, por në momentin kur e fusim në regjistrin e pronës, është kapital i qarkullueshëm. Me mbarimin e legalizimit, nuk ka më ndërtime të paligjshme. I vihet kufiri. Nuk ka më tullë pa leje. Kush vendos tulla pa leje, le të shkojë në burg, sepse nuk shkohet më tej kjo punë.

April 28, 2014 17:36
Komento

8 Komente

  1. PENSIONISTI April 28, 17:46

    bashkojuni nismes.ku kane perfunduar pasurite e shqipetareve per çerek shekulli:FULLANI NE PARLAMENTIN E POPULLIT

    Reply to this comment
  2. ASLLANI April 28, 17:49

    Bashkohem nismes Ku kane perfunduar parate e shqipetareve per 22 vjet-FULLANI PARA PARLAMENTIT TE POPULLIT

    Reply to this comment
  3. endri April 28, 18:17

    e ke fjalen per pallatin e Kocos ne qeparo se fakireve po ka prish pa u dhene shans legalizimi

    Reply to this comment
  4. Jozi April 28, 18:30

    EDI LERI LEGALIZIMET PO MERU PARAT ATYRE HADUTVE

    Reply to this comment
  5. mustafa April 28, 18:33

    nje gjysemproteste bene ne Kamez fap ne takim.

    Reply to this comment
  6. poshte saliu April 28, 19:15

    Kush ja kalen keto prona qe i falka ky?

    Reply to this comment
  7. Komunist April 28, 19:47

    E drejta e prones qendron para cdo te drejte tjeter z Kryeminister i Repuklikes Popullore Komuniste te Shqiperise. Po si nuk e the nje fjale te vetme per pronaret apo si nuk te shkoje mendja ti ftoje te dyja palet e interesuara ne Kryeministri, apo pronaret nuk jane shtetas shqiptare.
    Prona merret nga qeveria vetem pasi te jete paguar me vleren e plote te tregut dhe vetem per nevoja publike ne te gjitha vendet demokratike te botes e madje edhe ne Kinen komuniste por ne Shqiperine staliniste kjo praktike duket se nuk ka ardhur akoma.
    Po per akordin me Gjykaten e Strasburgut si nuk e the nje fjale z Kryeminister. Po per parate qe duhet te paguash per vendimet e Gjykates se Strasburgut qe po shkojne ne miliarda Euro kur dhe ku do ti marresh nuk the gje gjithashtu.
    Vendimet e Gjykates se Strasburgut vazhdojne te behen pirg se bashku me miljardat e Eurove te papaguara e ju vazhdoni akoma te grabisni pronat e qytetareve shqiptare me vendime Qeverie Komuniste Staliniste duhet thene se perndryshe fyejme komunistet kineze.
    Qofshi ju qe jeni. D.M.TH mashtrues me te pafytyre nuk mund te kete qene as Enver Hoxha. Ndonjeri mundet te thote po Saliu . Per te verteten jane pothuaj njelloj por Saliu nuk ka thene ndonjehere se do jua kthej pronat por nxirrte kelyshin e tije Mediun te mashtronte si Rama gjate fushates.
    Qeveritare Shqiptare mos harxhoni parat e ppullit shqiptar duke shkuar ne Bruksel gjoja per integrimin se kur nje qeveri shkel te drejtat themelore te njeriut as ne Unionin Afrikan nuk e pranojne jo me ne Europe , pra thjesht shkoni per te fshehur parate e vjedhura e per turizmin tuaj e deri edhe per te pare kupat e europes ne futboll.
    Se dyti shqiptaret duhet ta kene te qarte te majte e te djathte me prone apo pa prone me qeveri komuniste neokomuniste apo demokrate se vendimet e Gjykates se Strasburgut do te paguhen deri ne lekun e fundit nese shqiptaret deshirojne te kene shtet Shqiptar gje qe nese vazhdojne keshtu ta dime te tere se nje dite edhe mundet te mos e kemi fare as keshtu bandit e grabites sic e kemi.
    Pronaret qe i kane kaluar hallkat e proceseve gjygjsore shqiptare ti drejtohen Gjykates se Strasburgut pa e humbur nje dite me he te mos presin mashtruesin e radhes me mashtrimin e ri.
    Persa i perket pronarve qe akoma jane qe 24 vjet ne procesin e zhvatjes se lekeve nga keta qeveritare te pafytyre e shppirt , por jo ne procesin e njohjes se prones pasi nekomunistet nuk kane ndermend te njohin krimet e baballareve te tyre e as te kthejne pronat e grabitura nga po ata kriminele te mos vazhdojne te paguajne me por te kalojne procesin sa me pare dhe ti drejtohen Strasburgut edhe ata.
    Ndersa brenda vendit ish pronaret te rithemelojne shoqatat e tyre ne tere shqiperine dhe te paralajmerojne qeverine me greva nje orshe e duke i pershkallezuar deri ne greve urie kombetare duke i ndaluar se bashku me institucionet nderkombetare vazhdimin e rigrabitjes se pronave nga regjimi nekomunist qe i kane lene vendin njeri tjetrit.
    Bijte dhe bijat e pronarve e te persekutuarve qe ne te shumten e rasteve i perkasin te njejten shtrese te njoftojne per kete rigrabitje te prones se tyre kancelarite perendimore nga vendet ku jetojne e punojne pasi ne te shumten e rasteve tashme jane shtetas perendimore.
    Baballaret kriminel te ketyre neokomunisteve pa fytyre e dinjitet njeriu na kane grabitur pronen, internuar, persekutuar e ne te shumten e rasteve na kane lene jetim apo jetim me prinder te gjalle pasi i kane mbyllur ne burgje prinderit tane me me shume se 30 vite e nuk duhet bere gjaku uje.
    Bashkevuajtes kemi me vete te Drejten, Zotin e Perendimin prandaj duhet te behemi te gjalle e te mos tulatemi nga mashtrimet pa fund te ketyre te pafytyrve qe i leshojne vendin njeri tjetrit ne kurrizin e popullit shqiptar qe mashtrojne pa u skuqur e pa u zverdhur qe 24 vjet me radhe e me tej se do hanim me luge floriri.
    Ata shqiptare qe kujtojne se perfitojne nga ky mashtrim i qeveritareve te pafytyre po ju them se kostoja e kaosit permanet ku e mbajne Shqiperine keta antishqiptare e kalon disa fish vleren e truallit te shtepise suaj se bashku me shtepine .
    Aji qe eshte shqiptar e di mire qe nuk eshte toka as trualli i tije e as i Qeverise grabitse te radhes prandaj mos vazhdoni te vetemashtroheni por blini trojet e tokat tek pronaret e vertete mbi te cilat jetoni sot nese nuk jane tuajat dhe keni per te fituar disa fish. Se pari fitoni qetesine fizike e mendore per ju e brezat qe do lini mbrapa. Se dyti fitoni qetesine me shpirtin tuaj nese realisht besoni pak ne Zot se nuk merret gjeja e tjetrit. Se treti po ju garantoj se fitoni financiarisht me se paku tre fishin pasi akoma cmimet ne Shqiperi jane shume poshte.
    Pyesni veten apo komshiun se sa e ka blere dynymin e tokes apo truallit mbas 91? Me 4-5 miljon te vjetra e sot me siguri mundet ta shesi 60-70 milion pra per 20 vjet kane fituar me shume 10 fishin.
    Shqiptare pronare apo jo pronare megjithse per te verteten sipas statistikave 87% e shqiptareve jane pronar te nje trualli sado te vogel mos vazhdoni te mashtroheni nga qeveritare ordiner qe duan tju mbajne ne kaos e vellavrasje me qellimin e vetem qe tju grabisin te sotmen e te ardhmen.
    Jam i bindur se dikur do ta kuptoni por do jete teper vone e qeveritaret e djeshem e te sotem nuk keni ku ti gjeni pasi me kohe do jene duke ngrene parate tuaja ne nje qoshe globi.
    Liria , demokracia, prona, dinjiteti gezohen vetem atehere kur lufton e perpiqesh cdo dite qe ti keshe. Cdo gje e ka nje fund edhe keta grabites te pafytyre qe ju kane hypur ne qafe duhet ta kene nje fund. A ka nje popull ne Europe qe e kane detyruar me varferi e kercenime nga me te ndryshmet te braktise Atdheun gjysma e popullsise pervec shqiptareve. Gjysma e mbetur nuk votojne pasi kane 24 vjet qe nuk e perfillin ndonjehere voten e popullit . Ata cfare mbesin i kercenojne me buk apo i blejne varferine javore me nje thes miell te vjedhur nga buka e tyre dhe ne fund shpallin mes kacafytjesh gjoja sundimtarin e radhes pasi nuk jane gje tjeter vetem dy pjese e nje bande kriminale.
    Kaq legjitim jane keta te pafytyre te pa ers me me gjak bastard qe as mendojne nje minut per Shqiperine e Shqiptaret por gjithnje te perulur para padronve te tyre qe kane rreth 100 vjet qe gjithnje e kane qene jashte kufirit shteteror.
    Ngrihuni shqiptare e shporrni vemjet e rradhes qe vazhdojne t’ju pijne gjakun me me intensitet se te paret e mos vazhdoni te vritni vllain per nje gardh se kemi vendin me te bukur qe Zoti ka dhene mbi dhe e te jetojme ne paqe e vllazni me njeri tjetrin e pse jo edhe te begate se i kemi tera mundesite.
    Ish-Sekretarja e Shtetit mikja e madhe e Shqiptarve Hillary Clinton tha se shqiptaret i kane potencialet qe te jetojne si populli me i pasur i botes.
    Zgjohuni shqiptare se jemi populli me i ri i Europes i mireshkolluar se paku gjer tani e me nje vend qe nuk e ka kush ne bote qe nuk e kane quajtur kot mesi i dheut.
    Rraca e shqiptarit me gjakun e Kastriotit nuk ka qene nuk mundet te jeojne me sidromen e skllavit.

    Reply to this comment
  8. shqipetari April 28, 21:51

    PERKRAHIM NISMEN KU KANE PERFUNDUAR PARATE E PASURIJA E SHQIPETAREVE PER 22 VJET.Fullani para parlamentit te popullit me trasmetim direkt.Kujt i jemi borxh e kujt ja kemi per borxh.
    Nuk bashkohen me kete nisem kush ka harruar vehten kush eshte idjot ose politikan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*