Rama, takim me uniformat blu: 2018-ta do të jetë viti më i zi për krimin

March 26, 2018 19:09

Rama, takim me uniformat blu: 2018-ta do të jetë viti më i zi për krimin

 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se 2018-ta do të jetë viti më i zi për krimin e organizuar dhe se vitet do të shkojnë duke u nxirë.

“Nuk ka diskutim që ky vit do të jetë një vit që do të shënojë një marrëdhënie të re në përballjen e policisë me krimin e organizuar, se patjetër që do të jetë viti më i zi për krimin e organizuar. Dhe vitet do të shkojnë duke u nxirë për krimin e organizuar dhe për të gjithë elementët kriminalë që janë të përfshirë në veprimtari të strukturuara kriminale. Operacioni Forca e Ligjit sapo ka nisur, por në vetëm 4 muaj ama ka dhënë rezultate që në mëso tregofshin suksesin final, tregojnë atë që ne kemi pritur, rezultate shumë premtuese për hapat në vijim”, tha Rama në një takim me punonjësit e Policisë së Shtetit në Kryeministri.

“Shumë e rëndësishme për të mos u harruar, pak ditë më parë, Policia e Shtetit dhe prokuroria finalizuan një operacion të pazakonshëm në traditën e tyre.

Pas operacionit të Kavajës, të pronave në bregdet, operacioni i Lezhës. Ka një qasje të re për ta shtrirë veprimtarinë e shtetit aty ku deri dje është dukur sikur zona ishte e lirë, për t’iu dhënë një përgjigje të merituar të gjithë abuzuesve me pushtet apo me para, me pronat e shtetit apo të pronarëve të ligjshëm.

Kemi marrë një vendim, të bllokojmë regjistrimin e të gjithë akteve të pronësisë në të gjithë vijën bregdetare, jo për të penalizuar pronarët e vërtetë, por për t’iu dhënë përgjigjen e merituar pas 27 vjetësh zyrtarëve të lartë dhe të mesëm dhe të gjithë bandave të të gjitha natyrave që me lloj-lloj manovrash kanë arritur të grabisin shtetin dhe qytetarin, pronat shtetërore dhe private”, tha Rama.

a.s/dita

 

March 26, 2018 19:09
Komento

5 Komente

  1. Bushi March 26, 19:31

    Respekt zoti kryeminister.Kini ber shume mire qe kini ndaluar regjitrimin e tokave ne bregdet,pasi ato jane grabitur nga njerez te pd-ke P.Republikane etj.Jemi te kenaqur nga puna e policise deri tan,”forca e ligjit” qe po jep efektet e saj pozitive.Dal nga dal po i kthehet besim i popullit te policia.Kemi nevoje dhe eshte jetike,sigurimi i jetes se njerzeve dhe i prones.Ecni perpara,mos degjoni qent e opozites qe lehin dite e nate kundra jush.

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic March 26, 19:36

    Keshtu shteti po hyn ne shinat e veta.! Kjo eshte garanci per popullin dhe shpres per nje prespektiv ne te ardhmen.!

    Reply to this comment
  3. Mesila March 26, 19:40

    Krimi do veshe kostum dhe rruaje faqen te heqi mjekrren.poshte nuk ka per ta rrujt noiher.per ket shtetin dhe per ate qe do vije.

    Reply to this comment
  4. Bua vers Hyseni Deputet i PS Vlore March 26, 20:46

    Nje deputet I PS eshte I perfshire ne afera pa dashje apo me dashje, ne keto 27 vjet politike eshte bere nje lufte sikur disa jane engjej dhe disa djaj! Por ne fakt 95% e politikaneve kane qene dhe jane djaj ! Kane perfituar pasuri ne me nyre te padrejte ! Kane perfituar e them ne menyre delikatese por ata kane vjedhur pasuri kombetare kane tejtersuar prona mashtruar kane vjedh edhe toka private !

    Reply to this comment
  5. perkthyesi March 27, 11:45

    Marifetcinjve te grabitjes se pronave sekuestrojini pasurite, dhe do ta shihni qe do e ndjejne veten me keq se ne burg! Sepse, po i burgoset pa u sekuestruar pronat e grabitura, do jene serish si pashallare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*