Rama takim me Xhafajn në Ministrinë e Brendshme

October 21, 2017 18:02

Rama takim me Xhafajn në Ministrinë e Brendshme

Kryeministri Rama dhe ministri Fatmir Xhafaj janë duke zhvilluar në këto momente një takim në ambientet e ministrisë së Brendshme. Nuk bëhen me dije se cila është tema e diskutimeve por, mësohet se ky takim zgjat për më shumë se gjysmë ore.

Takimet mes kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, pasi vetëm një ditë më parë ministri Xhafaj ka zhvilluar një tjetër takim për më shumë se një orë në ambientet e kryeministrisë me Ramën. Këto takime vijnë në një kohë kur Këshilli i Mandateve diskuton heqjen e imunitetit tyë ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

Gjithashtu dje nga ana e ministrit është njoftuar edhe një tjetër zhvillim i rëndësishëm. Në vendin tonë pritet të mbërrijnë ekspertë të FBI-së të cilët do të vendosen në Ministrinë e Brendshme për të asistuar autoritetet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.

October 21, 2017 18:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin