FOTOT ZYRTARE: Rama takim në zyrën ovale me Presidentin Obama

April 14, 2016 19:02

FOTOT ZYRTARE: Rama takim në zyrën ovale me Presidentin Obama

Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Barak Obama dhe zëvendësin e tij Xho Bajden.

Në qendër të këtyre diskutimeve ka qenë roli i Shqipërisë në çështjen e sigurisë në rajon e më gjerë.

Në këtë takim, e para mes kreut te Uashingtonit dhe kryeministrit Rama në Shtëpinë e Bardhe, është folur dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Pas takimit kreu i qeverisë shqiptare falenderoi presidentin.

“1 ore e paharrueshme ne Shtepine e Bardhe. Thank you Mr.President!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Nga oborri i Shtëpisë së Bardhë, kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë batutat lidhur me opozitën shqiptare dhe kreut të saj Lulzim Basha.

I pyetur nga gazetarja e VOA-s, për retorikën e tij ndaj Trump, Rama bëri një krahasim, duke thënë se ata që në Shqipëri zgjedhin Trumpin para tij, janë për t’u mëshiruar.

Ndërsa tha se ai vetë, edhe pse s’do ta zgjidhte për asnjë arsye Lulzim Bashën, në krahasim me Donald Trump do ishte i detyruar ta bënte.

“Jam i vërtetë, jam pyetur dhe jam përgjigjur, sa herë do pyetem do përgjigjem. Besoj që ata që në Shqipëri zgjedhin Trumpin para meje, pavarësisht diferencave që kanë me mua, janë për t’u mëshiruar, unë midis Trumpit dhe Lulzim Bashës, zgjedh Bashën pavarësisht se Bashën s’do e zgjidhja në asnjë alternativë”,- u përgjigj Rama.

Ndryshe nga sa u fol në media se takimi Rama-Obama do te ishte kalimthi per foto, Presidenti amerikan ka pritur kryeministrin shqiptar në zyrën ovale.

 

11

12134 5

April 14, 2016 19:02
Komento

9 Komente

  1. Beba April 14, 19:42

    Amazing!!!

    Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati April 14, 19:48

    O Edi , o trap . Ti nuk di ca thua mir dreq

    Trump esht shum inteligjent ne gjetjen e zgjidhjes me te mire se ptoblemeve
    Ai esht direkt dhe nuk i zvarrit problemet

    Pastaj nuk flitet keshtu sic flet ti mor hajvan se tregohesh shum i pa edukate dhe me munges te regullave te etikes
    Dukesh tamam lopcar

    Reply to this comment
    • shqipe April 14, 20:10

      jo se, me foshte gjyshja mue: ‘O Raimond,o raimond!’, Eeeeee…. i foshja une / a,c’na ha mun!…

      Reply to this comment
    • Kaltrin April 15, 02:21

      O Raimond , Martin ti refreshes have (2) declarative te Tra(m)pit per ta kuptuar nese eshte ne interesting e shqiptar eve per ta mbeshtetur :
      -1) Te ndalohet hyrja e te gjithe myslymaneve ne USA
      -2) Goditjet ajrore te Amerikes ndaj Serbise per te mbrojtur popullsine e pafajshme shqiptare ishin te gabuara pasi Serbia ka qene mike a Amerikes ne vite .

      Reply to this comment
  3. Sali Berisha April 14, 19:50

    Presidenti Obama ka ba gabim qe ka takue Kryemafjozin Rama.Hahahahahahahahhaha.Por me sa duket ai nuk e ka dit qy Rama asht Mafjozi ma i madh i Ballkanit dhe une Sali Killer Berisha jam njeriu ma i mire ne Ballkan.Nuk kam vra askend.Nuk kam ba trafik Armesh ne frike.Gerdeci asht faj i Rames.Ma e rande eshte qy asht lejue me hy ne shtepine e Bardhe Saje Qorri.Ai asht i lidhun me badat.

    Reply to this comment
  4. Lili April 14, 19:58

    Dje shqiptaret ndoshta Jane impresionuar per mire nga takimet ne shite house,po tash ato impresionohen per se keqi se pyetin vjetin Cfare tjeter Béla do na quelle kjo shfaqje,se cdo here shume shtrenjt i kemi paguar keto foto! Déri ne shkaterimin total te Shqiperise?

    Reply to this comment
  5. kujtimi itali April 14, 20:13

    mos i jepni keto lajme dhe foto se berishes do ti bjere infrakt. sepse ate nuk e priti askush per tete vite me radhe.por e lane si zare te priste Las dere per ti dhene dikush doren. apo te zgjaste koken diku qe ta kapte resmja ne ndonje cep. vini nje kardiollog afer se ishalla po na len shendene..AMEN….

    Reply to this comment
  6. kujtimi itali April 14, 20:14

    mos i jepni keto lajme dhe foto se berishes do ti bjere infrakt. sepse ate nuk e priti askush per tete vite me radhe.por e lane si zare te priste Las dere per ti dhene dikush doren. apo te zgjaste koken diku qe ta kapte resmja ne ndonje cep. vini nje kardiollog afer se ishalla po na len shendene..AMEN….KOMPLIMENTI Ķ/M RAMA.

    Reply to this comment
  7. Jaho Lunxheria April 14, 20:48

    Kam pasur dhe vazhdoj te kem rezerva te medha per menyren se si Rama drejton PS duke atrofizuar shpirtin e lirise dhe fjales se lire brenda kesaj force politike qe pa dyshim eshte me modernja ne spektrin politik shqiptar. Por nga ana tjeter nuk mund te mos vleresoj qendrimin e tij dinjitoz ne raport me nderkombetaret. Eshte hera e pare qe me krenari shoh Kryeministrin e vendit tim te ulet si i barabarte mes te barabartve me Presidentin Obama dhe kreret e tjere te shtetit me te madh ne bote. Para tij kemi pasur palaco dhe shpellare qe harxhonin miliona dollare me Podestat & Co vetem per te shkrepur nje foto korridoreve te ndonje samite mbas bythes se ndonje sekretari shteti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*