Rama takohet me kreun e partive të djathta: Kemi plotësuar kërkesat e PD

December 9, 2014 12:30

Rama takohet me kreun e partive të djathta: Kemi plotësuar kërkesat e PD

Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me kreun e Partive Popullore Europiane, Manfred Weber.

Në këtë takim është diskutuar për reformat e qeverisë.

Një pjesë e mirë e diskutimeve është përqendruar edhe tek marrëdhëniet e mazhorancës me Partinë Demokratike.

Sipas deputetit Taulant Balla, në takim u evidentua fakti se mazhoranca ka pranuar një sërë kërkesash të PD-së.

Kjo, në mënyrë që Kuvendi të funksionojë sa më normalisht.

Ndamë të njëjtin qëndrim me kryetarin Ëeber që të ruajmë një kanal komunikimi të përhershëm me opozitën, pasi ne duam që e njëjta frymë komunikimi që ekziston këtu, në Parlamentin Evropian, ndërmjet grupit S&D dhe grupit të Partive Popullore Evropiane të ekzistojë në Shqipëri, sepse duam që bashkëpunimi me opozitën, për sa i përket marrëdhënieve me Parlamentin Evropian, marrëdhënieve me Komisionin, ta kemi të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm”, tha Balla.

Fakti që edhe nga bashkëbiseduesi ynë, që është kryetari i EPP-së, u pranua që të gjitha kërkesat e opozitës ne i kemi realizuar, mbetet në vlerësimin e vetë Partisë Demokratike që në funksion të tyre të ushtrojë rolin e vetë kushtetues në Kuvendin e Shqipërisë”, tha më tej Balla.

 

December 9, 2014 12:30
Komento

1 Koment

  1. SuloKapedani December 9, 19:41

    Dakord me z. Balla por p.d. do kundèrshtoj pa tjetèr do tè gjej njè pretekst tjeter qe te mos paraqitet nè kuvend ose do beje diçka tjeter,do kundershtoje çdo vendim ose miratim tè shumices,ashtu si vazhdon me reformèn teritoriale .E kanè probemin per zgjiedhjet se janè tè sigurte qè humbasin,sepse gjithmonè kane fituar duke vjedhur votat e te tjereve .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim