Rama takon drejtuesit e bankave: Lehtësira për fermerët kredimarrës

February 6, 2015 13:37

Rama takon drejtuesit e bankave: Lehtësira për fermerët kredimarrës

Pas takimit me bankat për kredimarrësit e zonave të përmbytura, kryeministri Edi Rama deklaroi në një konferencë për mediet, se do të ketë lehtësira për fermerët që kanë marrë kredi. Kreu i qeverisë tha se atyre do t’ju jepet një periudhe kohore e arsyeshme pa asnjë detyrim ndaj bankave.

Kryeministri theksoi se qeveria do të qëndrojë  në gatishmërinë maksimale,  për të përballuar digat,  argjinaturat apo rrugët-kalimet e njerëzve që janë përmbytur.  Ai tha se dëshpërimi dhe shthurja sociale janë sulme që nuk sjellin asnjë dobi apo përmirësim.  Rama tha se qeveria ishte përgatitur për këtë emergjencë:

“Dua t’i siguroj qytetarët se ashtu siç ishim të përgatitur për këtë emergjence, pasi u morën masat pa filluar, do shmangim gjithçka që njeriu mund të shmangë, në këto kushte të pafavorshme në betejën ndaj natyrës. Do të ketë përgjegjësi ligjore dhe morale ndaj të përmbyturve.  Me t’u kaluar faza kritike, do fokusohemi në një plan imediat”, tha kryeministri.

Kryeministri tha se për të dëmtuarit nga përmbytjet do të ketë edhe lehtësi nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike:

“OSHEE pasi t’i ketë analizuar me përgjegjshmëri të plotë ankesat e mijëra konsumatorëve , do të marrë sot zyrtarisht vendimin në mbështetje të atyre konsumatorëve të prekur nga kjo padrejtësi e madhe dhe e vazhduar në vite”, tha Rama.

February 6, 2015 13:37
Komento

1 Koment

  1. Apollo14 February 6, 14:31

    Na thuaj pak listën e specialistëve shkencorë që ishin përgatitur në parandalimin dhe përballimin e përmbytjeve!!
    Ata me shkollë partie nuk na hyjnë në punë!
    Gjithashtu, që ju ndenjët me ditë në vendet e përmbytura tregon se ne nuk kemi aftësi përballuese për gjendje madhore të rënda (maksiemergjenca).
    Çfarë duan drejtuesit politikë aty duke ngatërruar rrjetin urdhërues. Lërini të punojnë ata që janë specialistë.
    Nëse shkoni t’i shponi me bodec, atëherë ata nuk janë për atë punë!
    Beteja me natyrën fitohet me kulturë dhe me para publike që shkojnë në ndërtimin sa më cilësor të vendeve të dijes dhe punishteve shkencore. Aty ku prodhohen shkencëtarë dhe jo çilistë.
    Ato kishat dhe xhamia që do të ndërtohet, nuk na mbrojnë dot nga natyra!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*