Rama takon emigrantët në Athinë dhe zbulon negociatat me kryeministrin grek: Kërkojmë heqjen e ligjit të luftës! Ja si zgjidhet çështja e pronave

September 16, 2020 14:27

Rama takon emigrantët në Athinë dhe zbulon negociatat me kryeministrin grek: Kërkojmë heqjen e ligjit të luftës! Ja si zgjidhet çështja e pronave

Kryeministri Edi Rama në një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë ka deklaruar se ka kërkuar heqjen e ligjit të Luftës.

“Faleminderit shumë për mundimin për të ardhur deri këtu. E shfrytëzova këtë mundësi të bëjmë një takim. Duam të shpreh mirënjohjen për angazhimin tuaj qytetar dhe politik., Do kisha dashur të isha më shpesh në kontakt me ju. Laert më ka informuar për ecurinë e marrëdhënieve. I kërkoj ndjesë të gjithë emigrantëve,.

Kjo nuk është fjala e duhur sepse ju jeni qytetarë të integruar këtu. Përfaqësia jonë këtu nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe nuk ka shërbyer me dinjitetin e duhur. Tani jemi në fazën e rinovimit të kartave pasaportave, situata ka qenë akoma më e vështirësuar si pasojë e Covid. Kam besim që gjërat do të ndreqen.

Më vjen keq që drejtuesja e ambasadës nuk ka dhënë atë që duhet. Unë i kërkoj ndjesë emigrantëve për shërbimin jo dinjitoz. Besoj gjërat sot janë sidoqoftë shumë më mirë se sa ishin për faktin se kemi shërbimet online. Me shërbimet online kemi hequr një pjesë të madhe të sorollatjeve. Megjithatë kjo nuk e zëvendëson shërbimin fizik kështu që kemi sjellë këtu një ambasadore të re që unë e njoh personalisht që ka punuar për disa vite në kryeministri. Ka një eksperiencë jo të vogël me ankesat e qytetarëve.

I vetmi mesazh që unë i kam thënë është se politikën e madhe e bëjmë edhe ne të tjerët. Me qeverinë greke jemi në një situatë shumë pozitive. Hapi i Mitsotakis për të kaluar në parlament një akt të vullnetit të mirë është dëshira për marrëdhënie të mira mes dy vendeve. Kemi ende çështje për të trajtuar. Heqja e ligjit të luftës është gur themeltar për të hapur një epokë të re sepse heq mjegullën nga e cila përfitojnë hienat dhe hap rrugën e zgjidhjes në rrugë ligjore. Kemi folur për çështjen e zgjidhjes së problemit të përkufizimit të hapësirës reciproke detare.

Jemi në rrugë të mbarë dhe mendoj që rruga më e mirë është një palë e tretë apo Gjykata Ndërkombëtare. Këto gjëra duhen zgjidhur pa humbur kohë. Është legjitime që siç ne na interesojnë të drejtat e shqiptarëve në Greqi, edhe Mitsotakis është i interesuar për grekët që jetojnë në Shqipëri. Është një obligim moral, qytetar, shtetëror që të dy palët të ndihen në shtëpinë e tyre.

Që nga e drejta e pronës, tek e drejta e mësimit të gjuhës amtare, punës. Prirja jonë ndaj minoritetit ka qenë pozitive. Por si çdo gjë tjetër edhe kjo ka probleme. Çështja ka një ndjeshmëri të dyfishtë. Në Athinë ne kemi partnerët për zgjidhjen e duhur. Sapo jam ndarë me ministrin e Jashtëm, shumë i hapur për të vendosur marrëdhënie pozitive mes dy popujve”, tha Rama.

o.j/dita

September 16, 2020 14:27
Komento

5 Komente

  1. spata September 16, 16:39

    Te besh outokritike eshte gjysma e te keqes ti vesh ne jete ato qe thua eshte dhe me e veshtire.Je me shume vones me kete autokritike z.K/M Nuk do o doja te komentoja, per cka bene autokritike ,se qameti i madh nuk eshte bere per 30 vjet me emigrantet.
    Emigrantet i kane zgjidhur vet hallete tyre edhe pse nuk kane patur mbeshtetje nga shteti meme. Te gjitha qeverite nuk kane patur angzhimin me minimal per shume ceshtje te debatuara gjate 30 vjetve demokraci te shetit meme ne lidhjeme ato qe kane shqetsuar emigrantet .Nuk eshte afruar asnje ndihme burokratike qe te lehtesonte proceduarat qe na kerkoheshin ne rruge zyrtare .Vetem nga mungesa e lidhjes midis perfaqsive tona dipllomatike dhe shtetit ku jetojne emigrantet kane humbur miljona euro. Mungesa e asistences juridike ka bere qe 15 % e emigrantve ne Greqi jane penalizuar e kane perfunduar ne burgjet e saj .Shume ceshtje juridike, qe lidhen me mardhenjet ne pune,kane penalizuar pjesen me te madhe te emigrantve me pasoja serjoze ne jeten e tyre.Shme e kane filluar jeten disa here nga e para.Shkak kane qene acarimet e mardhenjeve nga deklaratat e pa pergjegjshme qe kini leshuar politikishte ndaj shetit Grek .Shume ceshtje i kini trajtuar te lidhura me lashtesine e historise midis dy popujve. Gje qe politika jone ka dal ne konkluzjone te gabuara per rrugen e zgjidhjes se tyre .Historine e Greqise nuk e ndryshojne thenjet politke te perfaqsuesve tane e ne menyre te vecant K/M apo Presidenti i vendit .Ato qe kemi pranuar, ne mardhenjet dypalshe, nga qeverite jane vene ne dyshim nga te tjerat .Pra mosmarveshjet e brendshme kane lene hapsira per prishjene dhe te atyreve qe jane arritur .
    Ato cka studjojne historjanet tane ,per zbardhjen e te vertetave te mbuluar nga hirti i se kaluares, nuk duhen te prekin e tu mohoet ato qe ata i kane te trasheguara me shekuj dhe egzistojne ne gjithe bilotekat e muzet e botes . Kjo ka ardhur se bashkpunimi ne fusha te ndryshme me Greqine ka qene jo institucjonale.Nuk i takon K/M te japi perfundime se kush jane shqiptaret ne Greqi dhe cfare kane bere ata per te .Kur ngaterrohen dhe me ato te drejta te mohuara ,sic eshte genocidi ndaj popullsis Came,i kaperxejme kufijte e akuzave me forma nacjonaliste nga ekstrem te politkes shqiptare .Nga kjo sjellje te gjithe jane te humbur.
    Pa nje strategji kombetare te zgjuar me fqinjet nuk mund te sherohen plaget si te shkuara dhe keto qe egzistojne sot . Politka e ndjekur nga te dy palet me shume eshte per qendruar ne kredot e fushates elektorale per te hypur ne karrike dhe as pak ne intere te zgjidhjes se ceshtjeve madhore qe jane trasheguar nga e kaluara .
    Lajmi i mire qe na dhe z.K/M eshte clirimin ga ligji i luftes qe egziston.Punoni dhe bashkpunoni qe kjo te mos i ngjaje lojes per fushate elektorale .Sot jeni ju dhe neser dikush tjeter .Atdheu nuk ndryshon per kedo qe hypen dhe zbret.Nje sukses i arritur forcon dhe i sherben te ardhmes tone .

    Reply to this comment
  2. Zigur Qarri September 16, 17:35

    Bravo Rama, interesi kombetar mbi te gjitha.

    Reply to this comment
  3. mavisti September 16, 18:48

    Dele Behuni Gati të Votoni Këta Pushtetar qe Duke Llamatitur u pijne gjakun këta Oligark me nje tufë Spiunash dhe Servilash prej 30 vjetesh po ju pijne gjakun Keta Shtetin dhe Popullin e trajtojne si nje Tufë Delesh her i fusin në Vathe dhe her i nxjerin për na nje shetitje ne kohë rash zgjedhjesh dhe fushatash elektorale bëjnë si burra zakoni por në brendesin e tyre vlon mekati qe jan duke I ber Popullit Shqiptarë ! Skllever Jeni dhe Skllever do të Vdisni sepse e keni nga mendja Bashkohuni i Çrrebjosni këta Kriminela Bashk me Tufen e Tyre të Servilave dhe Spiunave që u çojne grat me mini funds per të ber qejf Pashallaret e Tyre !

    Reply to this comment
  4. mavisti September 16, 18:48

    Dele Behuni Gati të Votoni Këta Pushtetar qe Duke Llamatitur u pijne gjakun këta Oligark me nje tufë Spiunash dhe Servilash prej 30 vjetesh po ju pijne gjakun Keta Shtetin dhe Popullin e trajtojne si nje Tufë Delesh her i fusin në Vathe dhe her i nxjerin për na nje shetitje ne kohë rash zgjedhjesh dhe fushatash elektorale bëjnë si burra zakoni por në brendesin e tyre vlon mekati qe jan duke I ber Popullit Shqiptarë ! Skllever Jeni dhe Skllever do të Vdisni sepse e keni nga mendja Bashkohuni i Çrrebjosni këta Kriminela Bashk me Tufen e Tyre të Servilave dhe Spiunave që u çojne grat me mini funds per të ber qejf Pashallaret e Tyre !

    Reply to this comment
  5. Adih September 16, 20:27

    Si nuk te vjen turp o Rame ,qe permend pronat .Nuk gjindet fjale ,per te kritikuar ,sinqerisht nuk gjindet ,jo ne shqip ,por edhe ne te gjithe gjuhet e botes .Ngele bisht qeni komunist ,me keq se Enver Hoxha ,por mos u merzit ,si dihet , e ste fale njeri ,dhe mos kujto se kush je sot , e kush ,e si do jeshe neser ??Ktu do jemi .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim