Rama takon homologun kinez, nënshkruhet marrëveshja për Autostradën Adriatiko-Joniane

November 26, 2015 11:34

Rama takon homologun kinez, nënshkruhet marrëveshja për Autostradën Adriatiko-Joniane

Gjatë vizitës në Kinë, kryeministri Edi Rama ka takuar edhe homologun kinez Li Keqiang, me të cilit ka diskutuar për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, “Rama e informoi homologun kinez lidhur me përparimin e katër projekteve të rëndësishme në infrastrukturë, falë Marrëveshjes së Mirëkuptimit të Qeverisë Shqiptare me kompaninë Pacific Construction”.

Po ashtu, Kryeministri nënvizoi si një moment të rëndësishëm të vizitës firmosjen trepalëshe të Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes ministrave të Transportit të Shqipërisë e të Malit të Zi dhe Presidentit të Pacific Construction, për ndërtimin e Korridorit të Kaltër. Në këtë marrëveshje do të përfshihen në vijim edhe Bosnja e Kroacia si palë të interesuara për projektin.

Midis dy kryeministrave është diskutuar edhe finalizimi i negociatave për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, marrëveshja për të cilën aktualisht është e “ngrirë” dhe se qeveritë shqiptare si ajo e djathtë ashtu edhe aktualja nuk kanë mundur të gjejnë një zgjidhje.

Sipas njoftimit, kryeministri kinez u angazhua të nxisë përfshirjen e sa më shumë kompanive kineze në jetësimin e Parkut Industrial në Durrës, ku parashihet krijimi i 30 mijë vendeve të reja pune. Kryeministri Li Keqiang nënvizoi po ashtu se qeveria e Kinës është e gatshme të mbështesë zhvillimin e infrastrukturës portuale në Shqipëri.

Të dy Kryeministrat dakordësuan për zhvillimin e një vizite zyrtare të Kryeministrit kinez në Shqipëri, në një kohë të përshtatshme për të dyja palët.

Marrëveshj e Mirëkuptimit mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe gjigantit kinez Pacific Construction i hap i hap rrugën studimit të fizibilitetit për financimin dhe ndërtimin e Korridorit të Kaltër (Autostrada Adriatiko-Joniane), një projekt me përparësi strategjike që lidh Shqipërinë me unazën turistike të Mesdheut. Po ashtu, Pacific Construction do t’i paraqesë qeverisë shqiptare në dhjetor katër studime fizibiliteti për t’i hapur rrugë financimit dhe ndërtimit të katër projekteve të rëndësishme në infrastrukturën rrugore të Shqipërisë. /Dita/

November 26, 2015 11:34
Komento

11 Komente

  1. . November 26, 16:50

    Shume mire, se europianet nuk kane para per vehten e tyre dhe ndertojne me kosto te larte!
    Ekonomia, punesimi, kane perparesi mbi te gjitha!
    Me Kinen bashkpunon SHBA, Gjermania e te tjere….
    Pse jo Shqiperia e vogel te mos bashkpunoje me Elefantin Aziatik?!…

    Reply to this comment
    • Kariz Matik November 27, 08:31

      Ne vend te pikes do ishte me mire qe si pseudonim te kishe vene nje pikecuditese.

      Se ! eshte simboli i trushkularave te punesuara neper zyrat e canajve dhe ahmetajve, qe flasin me “kompetanca” te plota per zhvillimet ekonomike dhe kapacitetet financiare te botes.

      Se ! eshte simbol i megafoneve te prishura te “eksperteve” tane te finaciave dhe ekonomise – qaramane lypsare keta, qe mbeten duke i mbajtur syte nga pjata e tjetrit, pa e kuptuar qe pjatat e tyre i ka mbuluar myku. Debile me diploma keta, qe kurre s’arriten te prodhojne nje gje te tyren, qofte kjo dhe nje gjylpere me koke.

      Evropa, moj krijese e ripjerdhur, i ka te gjitha mundesite dhe kapacitetet financiare t’i beje Milingonat e Ballkanit njelloj sic beri Amerika Tigrat e Azise, por problemi qendron jo ke arkat e boshatisura te Evropes (mendo vetem sa miliarda kredi ka marre Greqia, e sa do marre akoma), as ke kostoja e larte e sherbimit kualitativ alla “made in Germany”, por ke humbamenot tane te drejtesise, qe pa marre visto nga “Ai” (kujto shkrimin “Ai” te mjeshtrit Viktor Malaj) nuk bejne dot asnje hap perpara, per te reformuar sistemin e mbytur nga korrupsioni. Mesazhi i BE-se eshte pa reformuar drejtesine nuk mund te marresh kredi. Qofshin keto te buta, apo me interes bankar zero. Pa garanci dhe drejtesi ligjore, s’ka invetime nga Evropa. “Atij” kjo u be e qarte ne takimet para se te shkonte t’i shtrinte doren e bashkepunimit elefantit aziatik. Mos harro se elefanti e merr parasysh dhe rrugen e gjate e stermundimshme, por kur arrin ne destinacion do te haje. Dhe kur fillon ai te haje s’di me te pushoje.

      A do te vesh bast qe pas disa vitesh do fillosh te hash ke menca e kinezeve dhe do dalesh te besh fiskulturen e mengjesit si ariu panda?

      Reply to this comment
  2. lena November 26, 17:11

    Mire edi i shkurer mire.

    Reply to this comment
  3. perkthyesi November 26, 17:20

    Lajm i mire, por i perseritur dhjetra here ne takime me keto kompani! Mos jane thjeshte demagogji? Te shohim……..

    Reply to this comment
  4. shpatar November 26, 18:06

    Nje gje nuk me pelqen .Edhe Saliu ulurinte .Do bejme rruge se ato do te na zhvilloijne dhe menderishte .Ja Maloku nga Vidovici do vije ne Tirane per 2 ore .Do hapi syte te shohi mbrekullite dhe ekonomine qe po lulezon .Mire rruget por ndonje projekte te na hapi barkun do te kemi ?
    Ngelem si ne kohen e Dulles qe vrisnim mendjes se cfare do te gatuajm sote.Kemi gjithe keto mundesi ne bujqesi ,blektori ,turizem ,peshkim ,pyje ,miniera ,nafte dhe populli vazhdon me endra .Shqiperia vendi i pasur por populli i varfer .Keto te diskutojne e jo pordhet me rigon te Autostrades se kalter Mesdhetare .Ngop me pare barkun tend dhe me pas shiko te ngopesh te tjeret . Kete e kam degjuar ne cdo vende te Evropes ku kam shkuar. Po spate per vete nuk ke cu jep te tjerve .Kemi shume themi se i marim te gjitha nga jashte dhe turistet kenaqen me ushqimet e tyre .Cfare fitojne shqiptaret kete e dine politikanet e specialistat e kalemit shqiptare .
    Kina ka mundesira teknologjike te na ngreje te gjitha ato qe prishem gjate tranzicjonit. Industrin e lehte dhe ushqimore .Te ndihmoje ne turizem ,bujqesi ,peshkim ,fasone me mire se kompanite qe veprojne sot .Me nje fjale: Pardon shoku kinez.Ckusur kemi ne per gabimet e te parve .
    Nuk behet xheloze Amerika .Ata vete na rekomanduan ne vitet 65 te lidheshim me Kinen kur u prishem me Ruset .Amerika direkt vete ska mundesi te ndihmoje nje vend qe ka mbetje te teknologjise se viteve 53 .Cfaredo qe te kerkojme ne nga Amerika ose Evropa nuk perputhen me mbetjet e teknologjise qe ka Shqiperia .Kete e kemi pare dhe ne ato pak kompani qe kane hyre e operojne ne vend .Skemi as specialiste te nje kalibri me partneret tane per te operuar e zhvilluar .Ja kete na bene te paret qe i kujtojme me nostalgji kete bejne dhe te socmit qe e kane mendjen si te fusin para ne buxhetin e tyre familjare .

    Reply to this comment
  5. xxx November 26, 19:06

    roni me endra ne diell, keto asnjehere nuk behen, vetem show,dhe asnje gje tjter.

    Reply to this comment
  6. Strazimiri floket me xhele. November 26, 20:11

    Te pyesim njehere Mark uk dhe malokerine, a jane KONDRA njesoj si SHQUP-i, ku kjo vizite e suksesshme do te sjelle investime te reja ne Shqiperi, me Koridorin e Kalter etj. Vetem ne parkun industrial qe do te ndertohet do te hapen 30 mije vende pune per maloke qe i kane dhene “besen” (vetem bese nuk kane) Vucidolit.

    Reply to this comment
  7. info-analitike November 26, 21:47

    Duhej te kishte marre me vete edhe Fidel Yllin qe t’ia merrte asaj kenges ne kinezce.

    Reply to this comment
  8. Kris 1 November 27, 02:15

    Sa u gezuar kinezet qe kish vajtur vet trashegimtari I komitetit te partise se Tiranes!
    Kinezet I kerkuan te marre me koncension lyerjen e fasadave te Pekinit por doli kunder shoku Fate
    Te lyejme njehere ballkanin tha fatja ,per kinen do bisedojme takimin e ardheshem ne Groelande.

    Reply to this comment
  9. Azemi November 27, 08:54

    Rruga e Arberit nuk ishte permendur fare apo??????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*