Rama: Tatimet, histori suksesi. 17.12 % më shumë të ardhura se në 2013
Kryeministri Edi Rama thotë se tatimet janë një histori suksesi. Me anë të postimi në Facebbok, Rama bën një krahasim grafik mes të ardhurave nga tatimet në gjashtëmujorin e parë të 2013-s dhe të njëjtës periudhë të vitit 2014.
Në 6-mujorin e parë të vitit 2014 ka pasur rritje të ardhurash me 17.12 % ose 12 miliardë lekë më shumë se 6-mujori i parë i vitit 2013. Po ashtu, në foto tregohet se muaji qershor 2014 ka rritje me 35.73 % ose 3.67 miliardë lekë më shumë se qershori i vitit 2013.
edhe krimet histori suksesi?
O Figure populli nuke kerkon shifra..kerkon pune..pare..qetesi…kosova po realizon nje autostrad tjeter prej 600 milion € po ti Ramush do besh ndonje rruge meqe e bere 1 vit qeverisje????…..aman o burre mos bej si Berisha qe shqiperia ishte vendi 2 pas Germanis.. apo keshtu i kerkon mushka drute…Naci nga himara ooooo Figjure.
edhe lazarati histori suksesi!
Shefi, Naci dhe Endri nuk e gelltisin dot suksesin e kesaj qeverie. Si duket kane gelltitur nje luge corbe nga ajo e sales e s’po e tretin dot. ….. Gjyna
po pra po suksesi i madh tu marresh leke popullit tend….http://goo.gl/tw7eVL
Edi, di gje se cfare kane keta administratoret e Albpetrolit qe nul lejojne auditimin e KLSH-se?
Albpetroli eshte i Shqiperise e jo i Kocos e shyqyr qe Kocoja u betua se do te sakrifikonte per atdheun.
Ne cfare neni te kodit te transparences qeveritare eshte parashikuar ky qendrim i drejtuesve te Albpetrolit te emeruar nga shteti?
http://www.gazetatema.net/web/2014/07/04/klsh-kallezon-penalisht-administratorin-e-albpetrol/
Suksesi i nje qeverie duket kur ben rritje rroge e pensioni. Se nuk kenaq njeri kur thua se po mbush thaset, por kenaqen kur deklaron se kur dhe sa do besh rritje per rrogat e pensionet me te pakta te gjithe Europes. Sa kohe qe nuk shton te ardhurat e qytetareve, mos fol kot per sukses imagjinar qe nuk prek njeri.