Rama: Të dielën, qeveria e re. Një ministër për shqiptarët jashtë atdheut

August 24, 2017 11:39

Rama: Të dielën, qeveria e re. Një ministër për shqiptarët jashtë atdheut

 

Qeveria “Rama II” do të ketë një ministër shteti ekskluzivisht për shqiptarët jashtë atdheut.

Këtë fakt e bëri të ditur kryeministri Rama sot në takimin që zhvilloi me ambasadorët shqiptarë në ministrinë e Jashtme.

Gjithashtu Rama zbuloi se të dielën, e 27 gushtit do të mësohen dhe emri i ministrit të ri të Jashtëm.

Në takim me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e BE-së dhe NATO-s, ai tha se të dielën do të prezantojë kabinetin dhe ministrin e ri.

“Pas shpalljes së Qeverisë së re të dielën do ti kërkoj Ministrit të ri që të bëjë një takim me ju për të biseduar në funksion të rolit që do marrë menjëherë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se në kabinetin e ri do të jetë një Ministër Shteti vetëm për shqiptarët jashtë atdheut.

Qeveria e re do të ketë një ministër shteti ekskluzivisht për shqiptarët jashtë atdheut. Ministri i Jashtëm ka nevojë për një krah shumë të fortë me fuqi të plotë politike që buron drejtpërdrejtë nga niveli i kryeministrit. Vendosja e një figure ministri shteti pranë kryeministrit ndihmon, por nuk mjafton. Komunikimi ynë jashtë nuk është as i pasur, as dinamik, as tërheqës. Është një komunikim për t’u skuqur nga sikleti. Me të huajt po e po, por edhe me diasporën.

“Diaspora është një potencial i pashfrytëzuar që nuk mund ta jetojmë si një marrëdhënie që kurorëzohet në festa kombëtare apo në takime sporadike të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare me shqiptarët jashtë vendit të cilat janë takime shumë të rëndësishme, por krejt periferike dhe krejt pa fryt po të shohim gjerësinë e botës së dijes së shqiptarëve jashtë kufijve dhe vendosja e një figure shteti ndihmon.

Nuk kemi luksin të lëmë jashtë vëmendjen çdo qelizë të trupit shqiptar nëpër botë dhe jo më pjesë të atij truri që janë jashtë kontakteve me Shqipërinë në kuptimin institucional”, tha Rama.

August 24, 2017 11:39
Komento

7 Komente

  1. L.H August 24, 11:47

    SHENJE E MIRE!Sidomos ne rolin e sherbimit diplomatik ku duhet te jete ajka e inteligjences e mendimit ekonomik e shkencor.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 August 24, 13:12

    “Komunikimi ynë jashtë nuk është as i pasur, as dinamik, as tërheqës. Është një komunikim për t’u skuqur nga sikleti. Me të huajt po e po, por edhe me diasporën.”
    ja hudhëm o popull!!si ne brënda dhe ju jashtë!!
    RAMA ËSHTË ZGJUAR NGA GJUMI më në fund!!
    deri dej shkonte me pa ndeshje juventusi e takime me politikanë europianë e jashtë europës,por nuk e di se a e ka dit se ka pasur ambasadorë në ato shtete që ka shkuar!!
    sigurisht që e ka ditur!!i kanë ndenjur pas i kanë treguar rrugën,i kanë bërë porpositë,e gjith4ka që bën shërbëtori për padronin e tij!
    kurse padroni kujtohet pas katër vitesh tu thotë se nuk keni bërë këtë e atë,se jemi për tu pjekur a për tu skuqur!!
    si ka mundësi që nuk ka mundur të komunikojë më parë??
    si nuk i ka pyetur njëherë se çfar bëni për tërheqjen e invesitmeve të huaja në shqipëri??
    mesa di unë i ka nxitur të bëjnë kundërpropagandë për propagandën e ndyrë të saliut.
    kështu është kur je i pari i vëndit,kur ke dhe shkopin dhe arrën!askush ska guximin të hapë gojën!!
    arsyeja është e thjeshtë!!
    ta heq arrën dhe të thyen shkopin kokës!!
    dy humbje njëherësh për një kritikë!?
    janë të papranueshme!!
    ps:”“Pas shpalljes së Qeverisë së re të dielën do ti kërkoj Ministrit të ri…. “ore djalkë.ore djalkë tirone,mesa di unë duhet të kalojë në parlament njëherë e pastaj tek presidenti pastaj mund ta quash qeveri dhe ministër!!sot për sot je me të vjetrit!!të rinjt kanë kohë për tu ligjëruar!
    apo VK shqipëri hesapi!ligji është i pari i vëndit,dhe për fatkeqsi dhe më i gjati!!
    hy idiot!!

    Reply to this comment
  3. lili August 24, 14:04

    ah ah ah . Kryeministri i jone e paska takuar ma ne fund diasporen e tij: po vetem kur qeveritaret e huaj ia kane presentuar bashkpunueset e tyre si njereze nga vendi i tij!!!!

    Reply to this comment
  4. DN August 24, 14:15

    jetoj ne nje vend ku ka shume te huaj ,nga 170 shtete bile!
    Festojme festat bashke edhe gati cdo ambasador ka ardhur e eshte takuar me ‘qytetaret’ e vete ,.. pos ato te Shqiperise edhe pse jemi jo pak aty. Jemi shkolluar me presidentin e régionit tone, i cili na pyet cdo here po pse kur vine ne Pariz qeveritaret tuaj nuk kerkojne kur te takohen me shqiptaret nen juridiktionin tim, si qeveritaret e vendeve tjera?
    Cka t’i themi: se ministrat tone interesohen ma shume per shopping?

    Reply to this comment
  5. Sallakja August 24, 16:55

    O Edo,
    po pse me kaq nxitim o burr i dheut ?
    Lene qeverine, ka kohe, maro pune me fej-zbukun i here pastaj boj qeverine.
    Boje avash-avash anej ka funi i vitit. Ose po te me nigjosh mu, vari hebet as mos e boj fare. Kujt po i duhet
    qeveria ? A je ti i pari ? Maje me shkum e mos e rruj fare.

    Reply to this comment
  6. Drejtesia do te behet,doni apo nuke dhe doni ju o mije kenetash e avoketer te ligesise. August 25, 10:48

    Nje ministri emigracioi e perfaqesuar nga didenca e vertet shqiptare do te ishte nje ndere per Shqiperie qe duam,dhe jo nje kozmetike e politikave te pangopesise pa merite e moral.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*