Rama: Teatri do shembet! Vetëm në Shqipëri aktorët zihen për mure

February 15, 2018 11:34

Rama: Teatri do shembet! Vetëm në Shqipëri aktorët zihen për mure

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se godina e Teatrit Kombëtar do të shembet dhe se do të ndërtohet Teatri i ri.

Kreu i qeverisë ftoi opozitën që të shkojë në teatër, pasi sipas tij ka që pas vitit ’91 që nuk shkel në teatër, ndërsa tha se vetëm në Shqipëri aktorët zihen për mure, ndërsa fatkeqësia e tyre është se nuk ka role.

“Në teatrin e ri do shkoni si spektatorë dhe do mësoni nga e  para ç’është teatri sepse keni që në vitin ‘91 që nuk keni shkuar në teatër.

Pse po fyen, artistët dhe aktorët. Na thoni ku është fyerja apo se ju kapeni pas çdo fije bari si i mbyturi dhe kujtoni se do ktheheni aty ku nuk ktheni dot. Jemi të pakonkurrueshëm. Nuk na konkurroni dot.

Mos duhet t’ua ndajë qeveria rolet. Të ngrihet kinostudioja e re dhe t’u japim punë. Përse? Keni parë ndonjë vend normal ku aktorët ngrihen sa herë flitet për mure e karton xhes.

Beteja komplet pa përmbajtje.

Ligji për arsimin e lartë është i duhuri.

Jeni djathi kaçkavall plot vrima që nuk hapet”, tha Rama.

Kryeministri tha se debati për ndërtimin e teatrit ka 20 vite që diskutohet dhe se askush nuk ka marrë përsipër të ndërtojë një godinë të re.

“Jeni gati të kapeni pas çdo gjëje, sepse jeni në ajër e doni vetëm të kapeni. Ne do ta ndërtojmë Teatrin e ri Kombëtar më në fund. Se kjo mbledhje që vazhdoi ka nisur para 20 vitesh. Kanë vdekur të tërë ata që e nisën mbledhjen përveç Robert Ndrenikës.

Ju që na qaheni për kulturën e artin. Teatrin e ri Kombëtar do ta bëjmë dhe atë godinën e re do ta shembim dhe do të krijojmë hapësirën europiane për të dhënë shfaqje, parë teatër. Dhe teatri juaj mund të vazhdojë, bijni daulleve por gjëma nuk do të ndodhin”, theksoi ndër të tjera kryeministri.

a.s/dita

February 15, 2018 11:34
Komento

8 Komente

  1. MH February 15, 12:59

    Aktoret zihen per mure,e besushme!

    Por trashgimia e genit rezulton qe dhe familjaret dhe kusherinjet e le pastaj te tjeret zihen edhe per nji gardhe e per nji proske.Si dhe pse me shikon mua dhe bam kobure kokes.
    Sa larg jemi me civilizim.Merreni me mend dhe sa larg ikem ne kete tranzicion per nji cerek shkullit me ne krye te pa civilizuemin opingarin e vicidolit nji shkarravin qe te trembe diten per diell e naten per hane hieja e tij mbi toke e mbi mure e gardhe kufijsh.

    Reply to this comment
  2. mirel February 15, 16:50

    Aktoret nuk zihen per mure o plere.
    Je ti qe shemb muret e Teatrit per te ngritur Kulla private.
    O qelbesire e ketij kombi,
    Ze tallu se spo ta zbut njeri kurrizin.
    Vetem Berisha ta ka zbutur. Hallall, te ka njohur mire qe atehere.

    Reply to this comment
  3. tajarja February 15, 17:51

    Do bej vjedhjen e rradhes ky cleptoman. Do ndeetoje kulle me teater.
    Nje dite do dale para gjyqit.

    Reply to this comment
  4. Genti February 15, 18:08

    Me vjen shume keq qe disa komentues i japin tone hajduterie procesit te rindertimit te nje objekti aq me vlere si Teatri.

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic February 15, 18:40

    E njejta gje po ndodhe si me Kendin e lojrave teke Liqeni ne Tirane.
    Ne proteste shkoi edhe Presidendi per te “mbrojtur” pes peme qe u pren. Po sote Kushe eshte ai qe e shan kendin e lojrave.Po tani qe u ben edhe dhjetra te tjerea ne lagje dhe minibashkite.? Ja pra se sa prapa ne kohe jemi jo vet njerzite e thjeshte pore edhe intelektualet.
    Po ne cofte se behet edhe ndertes e madhe dhe ne kate e poshteme eshte theter c`fare te keqe ka.?
    Une nuk e kupotij gjith kete tension per nje veper qe pa tjeter do te behet me mira se c`eshte.!
    Eshte shume e veshtir e Vjetra ti hape rruge se Rese.!

    Reply to this comment
  6. Goni February 15, 21:21

    Shembe q… Motren.
    Cdo gje me vlere e ke shemb, shembe dhe teatrin , beje Tiranen me 5 lek qiell ti nipi i Ahmet Zogut te pare.

    Reply to this comment
  7. Lili February 16, 04:18

    Hajde hapni rrugen Neronit te rijam mesuar me sloganin me ne fillon Historia,e cdo gje para tyre duhet shemb…
    Do behen veretete te keqinj tash se #rroga#nga droga u shkurtu ,rroga nga Hecet po kontestohet,mbeti vetem rroga nga firmat Patos etjera.b

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim