Rama tek Doganat: Askush prej jush nuk mund të flejë mbi dafina

January 12, 2016 14:18

Rama tek Doganat: Askush prej jush nuk mund të flejë mbi dafina

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrat Cani dhe Ahmetaj për më shumë se 60 minuta morën pjesë në një analizë për punën në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Burime nga kjo mbledhje i thanë Tch se, që në fillim kryeministri u shpreh se pjesëmarrja e tij në këtë takim lidhej me “motivimin e të zgjedhurve të rinj në drejtimin e doganave shqiptare”.

“Askush prej jush tashmë që ka një detyrë të re nuk duhet të flejë mbi dafina”, citohet të ketë thënë kryeministri. Rama ka kërkuar rritje të performacës, por edhe përmirësimin e shërbimeve që i ofrohen biznesit.

Kryeministri ka paralajmëruar drejtuesit e rinj se, nëse situata me realizimin e planit nuk përmbushet, atëherë ndëshkimet nuk do të mungojnë.

Ndërsa drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Pranvera Fagu ka bërë një rezyme të shkurtër çfarë shkoi mirë dhe keq gjatë vitit 2015.

January 12, 2016 14:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim