Rama: Teknologjia vlerë themelore e komunikimit

April 25, 2014 19:52

Rama: Teknologjia vlerë themelore e komunikimit

Teknologjia dhe inovacioni janë vlerë themelore e komunikimit dhe për shoqërinë shqiptare. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të konkursit mbarëkombëtar  “Albanian ICT Aëards II”. Sipas tij, këto aktivitete përbën investim për të ardhmes.

“Gjithë hapësirës shqiptare i rikujtoj se inovacioni është një vlerë themelore e një kohe tërësisht të re të komunikimit dhe se bota është vetëm një fshat global”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Rama përcolli gjithashtu një propozim insistues të skuadrës qeverisëse që merret me problemet e inovacionit, për të shtuar edhe një çmim tjetër përtej çmimeve që jepen në këtë ngjarje të përvitshme nga “Albanian ICT Aëards”, një çmim të kryeministrisë për gruan e vitit në inovacion.

“zhvillimet në teknologji dhe veçanërisht në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit janë si një revolucion po aq formësues e transformues për shoqërinë tonë dhe shtetet dhe qeveritë që nuk e kuptojnë këtë apo shoqëritë që nuk arrijnë të adopotohen janë të destinuara të përfundojnë si ai mbreti i përhumbur të humbasin kokën dhe drejtpeshimin. Kjo na kujton dhe na vë në zemër të këtij revolucioni, në ndodhje e sipër që po transformon botën jo më me vite, por me sekonda”, tha Rama

 

April 25, 2014 19:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim