Rama: Tërheqim të gjitha dekoratat, Berisha i dha pension Nexhmije Hoxhës dhe Aranit Çelës

December 17, 2015 12:28

Rama: Tërheqim të gjitha dekoratat, Berisha i dha pension Nexhmije Hoxhës dhe Aranit Çelës

Kryeministri Edi Rama e nisi me një parantezë fjalën e tij në Parlament, duke kujtuar të gjitha akuzat e Sali Berishës që prej vitit 1998. Rama tha se e njëjta këngë dëgjohet prej kaq vitesh.

“Prej 25 vjetësh kënga nuk ndryshon, por vetëm personazhi. Më pas dilet në konferencë me personazhin dhe u thuhet kjo ishte loja. Nuk është faji im që shqiptarët e marrin shumë seriozisht politikën. Në fakt, politika është lojë njësoj si ajo e Bunkerit, ajo e Sudes ajo e piramidave financiare dhe ajo universitare. Njësoj si loja e borxheve të fshehura, si ajo e kamatave të energjisë që nuk u falën kurrë”, tha ai.

Kryeministri deklaroi se e njëjta lojë vazhdon edhe ndaj ministrave të përfolur për korrupsion. “E njëjta lojë vazhdon prapë, kënga po ajo, edhe me Saimir Tahirin, Ilir Beqen dhe Damian Gjiknurin dhe me këdo që përpiqet të bëjë një projekt. I njëjti kod i Partisë së Punës në Partinë Demokratike”, shtoi ai.

Më pas, kryeministri tha se do të tërhiqen të gjitha medaljet e dhëna për veteranët, shumë prej të cilëve kanë punuar në regjimin komunist.

“Sa për të ardhur tek medaljet. Jeni shumë vonë, sepse ne e kemi marrë ndërkohë edhe vendimin jo vetëm për të tërhequr të gjitha medaljet që u dhanë me dekretet e Saliut, por edhe për të mos lejuar më që të tjerët pas nesh të marrin të tilla vendime.

Unë kërkoj ndjesë për një faj që nuk e bëmë ne, por besoj se i takonte për shkak të detyrës kryeministrit një ndjesë që duhet ta kishte kërkuar për 25 vite me radhë kryefalsifikatori i këtyre viteve. Dekoruesin e dhunuesit të padër Zefit e Sami Repishtin i futi Sali Berisha në listë, por edhe Aranit Çelën dhe Nexhmije Hoxhën që kanë marrë pension të veçantë nga Sali Berisha”, tha ai. /Dita/

December 17, 2015 12:28
Komento

10 Komente

  1. Drini i Bardhe nuk ka te ndale December 17, 12:56

    Edhe ti me keto marifete qofte me nxitjen e Sali Berishes e te klanit te tij , qofte me deshire per te plotesuar deshirat e ndonje njeriu te denuar e te arratisur qe ne kohen e PPSH , po e luan bishtin sa majtas sa djathtas me keto gjoja rishikime absurde . Na je ba si ai qeni ne zingjire te lidhur , qe vetem leh , por mundesi me te kafshuar nuk ka ! Njohjen per statusin e veteraneve jua kane dhene te tjeret jo ju ordineret e Demonkracise . Jua kane njohur marreveshjet e te medhenjeve ne mbarim te Luftes se Dyte Boterore : SHBA me ne krye presidentin Ruzvelt , Mbreteria e Bashkuar me Cercillin dhe ish Bashkimi Sovjetik me ne krye Stalinin . Ato dekorata jane dhe qendrijne edhe si nje deshmi e pjesemarrjes dhe e rrjeshtimit te Shqiperise ne krah te ushtrive te KUALICIONIT te Madh te popujve ne lufte kunder mortajes fashiste hitleriane . Me heqjen e ketyre DEKORATAVE juve ne te njeten kohe sikur na e fshini nga historia boterore edhe njohjen qe fuqite e medha te pas luftes i kane bere pjesmarrjes sone ne at lufte . Me kete rst politika shqiptare po i bije vetevehtes ; ne vend qe te heqe vetullat , po ja nxjerre vehtes SYTE !

    Reply to this comment
  2. LOVE December 17, 12:57

    uuuuuuuaaaaaaaaaaaaaaaaa
    neser veteranet para kryeministrise
    me draper ,cekan dhe shallin e pionerit ,te gjithe bashkuar me Nexhmijen ne krye

    kjo nuk durohet 😛
    ju kam thene qe me shume ju donte Saliu ,nuk besuat
    he tani ,ngelet dhe pa dekorate 😛

    Reply to this comment
    • i ri December 17, 15:13

      Do ti themi Ramës të japë edhe ty një dekoratë me dedikimet loje ,,,,,se e meriton,,,,!!!!!

      Reply to this comment
  3. gjermani i fundit December 17, 13:30

    une mendoj se ca gjera nuk duhen orientuar sipas humorit te kryetarit te rradhes.Nuk kam gje per personat e dekoruar po per dekorimin si argument dhe procedure.Ti dekoron antifashistet, bukur shume!Keta pra ishin antifashistet, te pelqen ose jo!Po s’te pelqeu mos dekoro fare, biles per inat mos dekoro as Markagjonet dhe kriminelet si Matjani.Kurse po u shperbleve kontributin bashkangjitur pensionit, kete e ben per te gjithe kategorine e veteraneve, ta ndalon Ligji o z.Rama qe me teken tende te privosh disa.Nuk besoj se do u heqesh pensionin fare, se edhe mund ta besh, ne Shqiperi je, ku gjerat behen lesh e li sipas oreksit.Psh, para disa kohesh kam lexuar se ne Shba perfituan pensione te majme rreth 1 mije naziste, po qysh te benin Shba, meqe ke qene nazist edhe pse ke kontribute pune per pensionin te te privoje nga pensioni.Tani, per te zgjidhur sipas parimit te se drejtes ju votojme Juve te mencurve, se po te ishte per teka kalamajsh do ishim mire me drejtues 15 vjecare, qe biles as Ligji nuk i kap kur bejne ndonje te pabere.Qysh i tha ai drejtori tek filmi: “Pse, ashtu ngulet gozhda more karafil?”, “Karafil je vete”- ia ktheu nxenesi, kete po bejne edhe Rama me Berishen ne drejtim te dekoratave dhe pensioneve per veteranet.

    Reply to this comment
  4. mirel December 17, 14:13

    Rama eshte Berisha ne version tjeter.

    Reply to this comment
  5. i ri December 17, 15:12

    Do ti themi Ramës të japë edhe ty një dekoratë me dedikimet loje ,,,,,se e meriton,,,,!!!!!

    Reply to this comment
  6. Plaku December 17, 16:48

    Po jo o z. Kryeminister, nuk ke perse i heq medaljet! Ato nuk u jane dhene se cfare bene ata partizane pas luftes, por per luften antifashiste, lufte e cila nuk zhbehet. Madje me te krenohemi te gjithe. Po qe per te hequr eshte ajo dekorata qe kapterr Jari i dha Sali Berishes. Vertet ai beri dicka ne fillimet e proceseve demokratike por me pas i beri gropen Shqiperise (ngriti ne sistem vjedhjen e votave, coi vendin gati ne vellavrasje me 1997; kreu grusht shteti ne vitin 1998; shiti pjese te ujerave territoriale grekut me Lul Bashen; vrau, po bashke me Lul Bashen, ne protesten e 21 Janarit e plote e plote te tjera …. sa qe nuk molloisen. A meriton dekoraten me te larte nje njeri i tille!? Natyrisht Jo. Ne te kundert meriton burgun e perjetshem ne mos litarin.

    Reply to this comment
  7. Shqiptari December 17, 16:53

    Ore Rame ti sot ke mazhorance me 85 vota. Behu burre e ndaje mendjen. Ose hiqi dekoratat te gjitha per persekutoret komuniste e ta mbyllim kete turp si gjithe Europa, ose dil hapur e jepi dekorata dhe ndero komunizmin e Enverin me ligj dhe kenaqi militantet e tu. Se keshtu me derr-derr sa ti sa Berisha nuk shtyhet me. FOL HAPUR E VENDOS PRERE.

    Reply to this comment
  8. Darius December 17, 19:03

    Hiqini BABAIT TUAJ SHPIETEROR LAVERIT TITUJT HERO I POPULLIT,3 COPE!!!!
    Ktheni Pronat.
    Demshperbleni ata 200 te persekutuar politike,jo 100.000 hajdute pulash.
    Arrestoni 95% te Parlamentit.
    Nqs se e beni ateher Shqiperia ka marre vertet rruge tjeter.

    Reply to this comment
  9. SuloKapedani December 17, 21:01

    DEKORATA E VETERANIT TE LUFTES NUK DUHET TE HIQET SEPSE AJO ESHTE E MERITUAR NGA TE GJITHE PJESEMARRESIT NE LUFTEN ANTIFASHISTE NACIONAL-ÇLIRIMTARE.DEKORATA DUHET HEQUR SALQENBERISHES PASI KA DJEGUR VENDIN ,KA VRARE NJEREZ DHE KA ÇUAR VENDIN NE HUMNERE NGA EKONOMIA ,PLUS SHUME GJERA TE TJERA DHE PER KETE DUHET TE MBAJE PERGJEGJESI PRESIDENTI ULOK ,BESOJ SE NJE DITE PO.PERULJA PARA BERISHIZMIT ESHTE IDIOTESI DHE PAAFTESI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim