Rama thirrje qytetarëve: Rrëfeni eksperiencën negative në zyrat e shtetit, denonconi me emra konkretë

July 8, 2017 20:05

Rama thirrje qytetarëve: Rrëfeni eksperiencën negative në zyrat e shtetit, denonconi me emra konkretë

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje qytetarëve të që të rrëfejnë eksperiencën e tyre negative në zyrat e shtetit.

Ndërsa shton se do të ishte më mirë që qytetarët të denonconin me emra konkretë.

Në postimin e tij në “Facebook” Rama shprehet se komentet e qytetarëve do të ndihmojnë  në një raport i cili po zhvillohet  për  përmirësimin e administratës në Shqipëri.

Sipas tij shumë shpejt do të krijohet lidhja direkte mes qytetarëve dhe dhe kabinetit qeveritar.

Satatusi i plotë:

“EKSPERIENCA JUAJ NEGATIVE

Shumëkush prej jush ka të paktën një eksperiencë negative, të jetuar apo të dëgjuar nga familjarë a miq, në zyrat e shtetit. Do t’i isha falenderues kujtdo prej jush që do ta ndante një eksperiencë të tillë këtu.

Nëse do të kishte edhe emra konkretë drejtuesish a punonjësish të zyrës përkatëse, edhe më mirë akoma.

Për të bashkëqeverisur me sukses në katër vitet e ardhshme është shumë e rëndësishme që çdo njeri i zakonshëm, të ngrejë zërin kur del i pakënaqur apo, ende më keq, i fyer nga një zyrë shteti.

Platforma e Bashkëqeverisjes SHQIPERIA QE DUAM, e cila do t’ju jepet për gjykim në formë paraprake në fillim të javës, do të sigurojë lidhjen tuaj direkte me kabinetin qeveritar, edhe për rastet e eksperiencave negative në zyrat e shtetit.

Komentet tuaja në këtë postim, na ndihmojnë shumë për të nxjerrë një raport të veçantë për grupin që po punon për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit.

Faleminderit dhe mos ngurroni ju lutem

July 8, 2017 20:05
Komento

16 Komente

  1. A. Skenderi July 8, 21:16

    Eksperience negative ne zyrat e pensionit.
    Pas 5 muajsh me perpjekje raskapitese kaloi pensioni. Mungonin vitet e punes. Nje muaj perpjekje raskapitese perseri deri sa I gjeta vete vitet e punes. Nuk aplikoj dot se nuk eshte “arkivuar ” dosja, per te bere ndryshimet. Per paaftesi te punonjeses mu dogjen 4 muaj te perfitimit te energjise elektrike. Nuk kam mundesi te informohem per transparencen e llogaritjes se mases se pensionit etj,etj

    Reply to this comment
  2. lejlek July 8, 21:30

    Kjo eshte e kollajte fare pse duhet te merret kryeministri e ministrat me punonjesin me te rendomte (ne kuptimin e fjales) se ne shtet edhe fshesaxhinjte xhec e heqin vehten po te punojne ne zyrate eshtetit.
    Mund te vihen kutia postare prane institucioneve per mendime nga populli qe ata te jene dhe te ndihen sherbetore te popullit dhe jo padrone dhe rrjepsa te tij.
    Dhe sipas shkalles se ndergjegjes ne pune te marinedhe vleresimin dhe pagen.
    pse do te thoni ju, e paraduhet te kishe lindur fshatar t’a kuptoje kete pune dhe e dyta ne nuk jemi gjermane qe po u nderrua qeveria shteti eshte si zembereket e sahatit qe nuk ke cfare vegle t’ heqesh.
    Ne pergjithesi ne shtet punojne (duduke me shumice)
    (Duduk) pjese e nje vegle muzikore per ata qe nuk e di, e cila leshon vetem nje note.

    Reply to this comment
  3. pastrimi July 8, 22:33

    Ne autoritetin e Aviacionit Civil i cili eshte pjese e DAP-it nuk eshte zbatuar ligji dhe te gjitha punesimet dhe ngritjet ne detyre te bera nga Drejoret e LSI: Flamur Cela dhe Lilika Radovicka jane bere ne kundeshtim te hapur me ligjin e DAP duke punesuar me dhjetra farefis te drejtusve te LSI pa llogaritur demin ekonomik

    Reply to this comment
  4. TLN July 8, 22:41

    Denoncoj me emer Z.Ilir Meta.Eshte kapur duke vjedhur parate e populist shqiptar. Eshte zgjedhur president por duhet te jete ne burg. Me poshte po bashkangjis proven e vjedhjes. Ju lutem shkarkoheni nga detyra.

    https://www.youtube.com/watch?v=Uo5QNBtV37M

    Reply to this comment
  5. Viron Xhavara July 9, 05:49

    Zoti Rama;Nuk eshte se une kam gjetur qe shqiperia dhe shqiptaret jane perseri ne kurth qe prej 27 vjetesh,pasi ky eshte nje fakt, ku te gjithe shqiptaret shohin cdo dite si vidhen dhe shpresa per te shpetuar nga ky kurth,ku tani jane nen sundimin e zotit Rama, jane zero.Une nuk do te zgjatem shume, por kete qe thashe me siper do ta faktoje me dy probleme,ku une i jam drejtuar personalisht zotit Rama ne zyren e tije ne kryeministri me disa Emaile njeri mbas tjetrit, dhe ,me pergjigjet qe me ka kthyer me ka fyer.Qe mos te zgjatem shume,heren e pare i jam drejtuar per te me paisur me dokument pronesie te baneses time ,ku une kam lindur e rritur atje, qe ndodhet ne skele Vlore ,dhe zoti Rama sote e kesaj dite nuk me ka paisur(si duket nuk do ta prishi me ushtare Lamen,pasi ky kushedi ku e ka hallin per ate zone.Ndersa problemi tjeter dhe me rendesishem se i pari, ku edhe per kete i jam drejtuar disa here me Emaile ne zyren tije ne kryeministri,ku edhe per kete me pergjigjet qe me ka kthyer ,me ka fyer.I jam drejtuar zotit Rama per te me ndihmuar per marrjen e dokumentacionit te perfundimit te procesit fallco(pasi edhe sote e kesaje dite autoritetet Italiane i mbajne me dhune ,pasi kane frike nga gjykatat nderkombetaredhe,sepse atje do te akuzohen per krim te paster kunder njerezimit dhe atje demshperblimi eshte teper i madhe) qe u zhvillua ne Itali prej 20 vjetesh,te ceshtjes MASAKRA E OTRANTOS,ku ne kete masaker u masakruan 120 shqiptare ku 50 deri 60 ishin femije te vegjel dhe shume gra etj.Mua ne kete masaker me kane masakruar familjen ,gruan dhe tre femijet.Nuk eshte nevoja te zgjatem shume ,pasi ky eshte nje koment,por ti zoti Rama e kishe shume te thjeshte ndihmen , por fundja e ka edhe per detyre,pasi masakren e pranoi vete Prodi ne Tirane ne nje TV shqiptare me 15 nentore 2015,ku tha, ne e kemi kryer vrasjen ,por jo me qellim,Por mos dhenja e ndihmes nga ana juaj zoti Rama eshte, sepse avokati qe ka qene ne zhvillimin e procesit fallco ,ne vendimin perfundimtare te gjykates se kasacionit ,qe ishte lenia ne fuqi i vendimit te gjykates se apelit qe ;Shqiptaret u Mbyten vete;(shikoni sa qesharake,Prodi ne te njejten kohe kur jepet vendimi, pranon qe e kemi kryer vrasjen),ku dhe mbas vendimit autoritete italiane ne bashkepunim me ato shqiptare grabisin dhe demshperblimin,sote eshte keshilltari juaj ne kryeministri.Shikoni cfare lidhje e bukur me ze dhe figure,keshilltari i kryeministrit,eshte avokate ne nje nga ceshtjet me te renda te shekullit te kaluar,dhe ndihma qe u jepet autoriteteve italiane kunder shqiptareve eshte teper e dukshme, ku edhe aresyeja kuptohet.Perfundimisht duke lexuar thirrjen e zotit Rama,une per zotin Rama ku duhet te drejtohem,pra drejtimi eshte drejte nderkombetareve ,pavaresisht se keta disa i kane paguar, ndersa disa te tjere me talentin e tyre i kane hutuar.

    Reply to this comment
  6. skifteri July 9, 06:05

    PËRSE AKOM NUK I DI se SPIUNË DO TË BËHEMI ?…Në hipotekën e Tiranës keni vënë rregjistruese një femër xhahile Quhet Lediana Brdhi që sorollat njerzit ,tallet ,dhe hipotekën e ka kthyer në çerdhe korrupsioni galopant .Ajo sillet sikur atë detyrë ja ka lënë trazhgim babaj dhe gjyshi i sajë ,dhe nuk e kupton se është vetëm një punonjëse që paguhet nga taksapaguesit d.m.th .është një shërbetore e popullit.

    Ajo duhet jo të largohet ,por të nxirret zvarrë nga zyrat e hiopotekës.përf këtë kam raportuar Ministrit Çuçi dhe në portalin kundër korrupsionit por akoma nuk më kan dhënë pronën për arsye gjoja nuk përputhet harta e hipotekës me të aluiznit ,paska shkelje 1m -katëror tokë !! Ka ndonë administrat më të shkërdhyer se këto që kemi ne shqiptarët në hipoteka .Problemin do ta zgjidhja menjëher po të kisha paguar ,por kurr nuk do të bëjë një gjë të tillë.

    Reply to this comment
  7. Hajredin Kaceli July 9, 08:15

    Pershendetje z kryeminister !
    Vleresoj ne maximum punen tuaj per reformat ne drejtim te berjes se nje shteti me drejtesi ligje e administrate evropiane.
    Problemi im eshte : ALUIZNI
    Para 10-12 vjetesh kam bere vetdeklarim per legalizim te nje shtepie te ndertuar ne Qesarake komuna Dajt Tirane.
    Megjithese jam emigrant ne Athine, kam ndjekur te gjitha procedurat derisa vjet ne gusht me thane se per nje muaj dalin letrat per te bere pagesen. Ika me shpese kete radhe por asgje siperhere….
    Z kryeminister! Nuk dua te hyj ne detaje e hollesira por kam shume deshire te them shkurt sjelljen e aluiznit jo veteran me mua. Kur ishin tek liqeni per vite me radhe nuk arrita te futem he asnje zyre,atje pergjigjen ta pasi shikonte dokumentat na e jepte roja: Pas dy muajsh do filloje komuna jote. Tek stacioni I trenit ishin tre gardhe, roja ne nje ambjent (nuk ja vlen ta pershkruaj) , krijonte listat e gjata e pastaj duhet te prisnim per te takuar nje punonjes te gardhit te dyte i cili me pertese shikonte ekranin qe kishte perpara dhe te jepte nje pergjigje si ti vinte per mbare. Ata, te njohurit kalonin me shume lehtesi gardhin e pare dhe te dyte dhe hynin tek shefat.
    I ndoqa zyrat edhe tek dogana ku heren e fundit pasi u spjegova tek nje punonjse me tha te Ben kerkese per tu takuar me drejtorin te cilen nuk e bera se te nesermen duhej te ikja ne vendin e punes.
    E kam filluar kete me floke te zeza e tani i kam bore te bardha. Si cdo vit tjeter,edhe kete vit do te harxhoj dit nga leja e paket tek dyert e aluiznit me shprese te mos tallen prap me mua.
    Me shume respekt Hajredin Kaeli Athine.

    Reply to this comment
  8. vlora.vlora July 9, 11:03

    Ore ti tallesh ,,,njerzit s kane uje te lahen ti na kreh balluket ,dhe leri pallavrat se asgje s funksionon ne administrate

    Reply to this comment
  9. Lura July 9, 12:14

    Z.Rama, Ju lutem, na jepni nje adrese, apo nr. kontakti. Ka kaq shume ankesa. Mbase duhet krijuar nje strukture e posacme, qe te mos kthehet si emisioni “Koha per t’u zgjuar” e Bashkim Shehut Njerzit ankohen dhe presin me shprese se Bashkimi do t’u zgjidhe problemin. Ai vetem i genjen me nje “Falenderim”.

    Reply to this comment
    • Lura July 9, 16:50

      Nje lapsus: Jo Bashkim Shehu, por Bashkim Hoxha

      Reply to this comment
      • fteri July 9, 17:45

        Kujdes LURASI !… përdorimin e gabuar të fjalve ..
        Lurasi ti je patëriot nuk flet me “lapsuse ” këto mbeturina të etapava të mëparshme ose të sotme të huazuara nga gjuhë të huaja jo LAPSUS , ! ,por në shqip -GABIM. !

        Reply to this comment
  10. Konti Sbalta July 9, 13:04

    Nderprerjet e energjise elektrike jane bere te shpeshta per ne banoret e rruges Nikolla Jorga dhe asnji sqarim dhe njoftim nga o.sh.e nuk kemi.Najane prishur ushqimet dhe na rrezikohen paisjet elektroshtepijake.Arketaret e kesaj ndermarje e quajne nji gje te zakoneshme qe te mbajne qindarkat dhe me arrogancen e tyre fyejne duke u shfajsuar se nuk kane monedha te vogla .Mbipopullimi i oshe me personel te panevojshem si arketare e roje , gjoja per te ruajtur rregull ne pikat e kesaj ndermarrje rendon mbi xhepat tane .

    Reply to this comment
  11. Konti Sbalta July 9, 13:05

    Nderprerjet e energjise elektrike jane bere te shpeshta per ne banoret e rruges Nikolla Jorga dhe asnji sqarim dhe njoftim nga o.sh.e nuk kemi.Na jane prishur ushqimet dhe na rrezikohen paisjet elektroshtepijake.Arketaret e kesaj ndermarje e quajne nji gje te zakoneshme qe te mbajne qindarkat dhe me arrogancen e tyre fyejne duke u shfajsuar se nuk kane monedha te vogla .Mbipopullimi i oshe me personel te panevojshem si arketare e roje , gjoja per te ruajtur rregull ne pikat e kesaj ndermarrje rendon mbi xhepat tane .

    Reply to this comment
  12. Arben July 9, 14:03

    TAKIM ME ORGANIZATAT BAZE.

    TALLJE BYTHE ME TE MADHE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM HEROIK, PERTAC DHE KRIMINEL.

    Reply to this comment
  13. SHBA July 9, 14:47

    Urime zoti kryeminister pavaresisht per aresye sistemi nuk votojme dot Problem eshte kur vijme atje per pensionin e a parakohshem shume burocraci dhe tek sigurimet shoqerore punohet me seksere Drejtoresha e PDIU dhe zv iPS nje fare Emini perdorin seksere per te ndare leket Ju lutem nuk kemi kohe te vijme verdalle me keta palo sekseresh

    Reply to this comment
  14. specialisti July 9, 16:16

    Zoti Rama, pershendetje
    Krahas puneve te mira qe premtoni te beni, shikoje edhe nje here ligjin e prokurimit publik. Ligji aktual ka shume mangesi e mundesi per cenim te arkes se shtetit.
    – Per te parandaluar vjedhjet me preventiva te fryra, vendosni ne eficence strukturat pergjegjese ne ministri, te cilat hartojne manualet e preventivave, te detyrueshme per investimet publike. Aty eshte korrupsioni me tendera. Rrisin cmimet ne menyre fiktive.
    – Pavaresisht se te gjithe projektet teknike e preventivat te investimeve publike, hartohen nga ingjinieret e fushave, pothuajse te gjithe objektet kane 20% shtese punimesh ( te pa parashikuara ne projekt ). Paradoks. Ingjinieri ben perseri nje preventiv shtese sepse ate e kerkon drejtuesi i institucionit buxhetor , si autoritet kontraktor.
    – E kuptoni besoj, rriten shpenzimet per investime padrejtesisht, per 20%

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*