Rama: Tre të mirat që vijnë pas vendimit për dënimin e Palokës dhe Ristanit

June 5, 2015 18:42

Rama: Tre të mirat që vijnë pas vendimit për dënimin e Palokës dhe Ristanit

Edi Rama e ka cilësuar si një lajm të mirë dënimin sot nga Gjykata e Lartë të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani.

“Dënimi sot nga Gjykata e Larte i dy shpifesve profesioniste, te cilet per shkak te aftesise se tyre te spikatur profesionale ne fushen e shpifjes, jane zgjedhur perkatesisht si kryetar grupi e sekretar i pergjithshem i PD, është një lajm i mirë për 3 arsye”, shkruan Rama në profiline tij në “Facebook”.

Së pari”, thekson Kryeministri , sepse opinioni publik mesoi nga nje pale e trete, pra nga Gjykata e Larte e vendit, qe akuzat e bera ndaj meje nga keta zanatçinj te baltes politike, per medemek lidhje me krimin e me kriminele me damke, jane shpifje dhe asgje tjeter”.

Së dyti, vijon Rama, “sepse kjo loje e ulet qe e ka bere shpesh politiken nje neveri te vertete dhe i ka kthyer rendom politikanet ne lolo ne syte e qytetareve, nga sot nuk eshte me e pandeshkueshme. Kush shpif siç bene dy te denuarit e sotem, duhet te llogarise mire perballjen me ligjin”.

Dhe se treti, nënvizon kreu i qeverisë, “dy denimet e sotme jane nje lajm i mire sepse nxjerrin edhe me qarte ne pah nevojen per kriminalizimin e shpifjes si mjet lufte politike”.

“Kjo e fundit do te thote qe speciet politike te cilat ushqehen duke shpifur per te tjeret dhe madje arrijne te ngjiten deri ne tempullin e parlamentit, nuk mjafton te shpallen fajtore thjesht per kundravajtje penale kur shpifin; ato duhet te denohen per krimin penal te shpifjes siç ndodh ne vende shume me te zhvilluara se Shqiperia. Prandaj, kjo beteje nuk mbaron sot dhe nuk mbaron me keto dy gjyq”, shkruan Rama.

Sepse, shprehet Rama, “kjo nuk eshte nje beteje ligjore me dy shkretane qe jetojne me persheshin e politikes se llojit me te ulet, por eshte nje beteje kulturore kunder vete politikes se ketij lloji! E cila ka ndotur si mos me keq çdo rruge te komunikimit publik e qytetar ne Shqiperi per 25 vjet rresht dhe eshte bere shembulli me i turpshem i komunikimit per rinine e ketij vendi”.

June 5, 2015 18:42
Komento

22 Komente

  1. tani June 5, 14:18

    Paloka dhe Ristani jane plera kjo dihet.
    Por qe gjykata i denoi tregon vetem qe gjykatat i binden pushtetit ashtu sic denonin per shpifje Saimirin dhe Ballen kur ne pushtet ishte Saliu.
    Tani gjykatat po i binden qeverise Rama sic bene edhe per Tom Doshin, prandaj mosndeshkimi i 21 janarit eshte vetem prej vullnetit te Rames, dhe jo prej gjykatave.

    Reply to this comment
    • gledi June 5, 14:34

      sikur te denonin te gjithe ata te PD mir do benin se ska njerez me te inkriminuar se ata..do shpetonte jo vetem politika shqiptare por i gjithe populli nga hajdutet dhe matrapazet e PD

      Reply to this comment
      • zafir June 5, 16:11

        Me sa duket edhe prokuroria ka filluar te ndergjegjesohet, te ndjeke ritmin e punes se qeverise, per t’iu pergjigjur qytetareve dhe per te rikthyer besimin e qytetareve tek institucionet publike.
        Urojme qe te vazhdojne te zbardhin ceshtjet, qe ta mendojne mire gjithe politikanet qe e kane bere foltoren e kuvendit si mejhane.

        Reply to this comment
        • anonim June 5, 16:13

          E rendesishme eshte qe u provua se ata jane shpifes ordinere dhe u doli boja, se per denimin qe kane marre eshte shume pak, as i ul fare ai demshperblim, duke pasur parasysh pasurite marramendese qe kane vene kur kane qene ne pushtet.

          Reply to this comment
    • Bureto June 5, 18:47

      Pavaresisht anes pozitive qe ka vendimi i GJ.Larte, ky rast duhet pare edhe si mjerim i drejtesise. Drejtesia jepet ne kete rast, se u be drejtesi, apo se me kryeministrin e rradhes duhet vepruar ndryshe? Nuk duhet te ndodhe keshtu kurre, por ja qe kjo eshte drejtesia jone, ndaj dhe njerezit e thjeshte nuk kane besim tek ajo. Xhesti i dy deputeteve te maxhorances qe goditen ne koridorin e Kuvendit deputetin e PD Strazimiri ishte i denueshem, dhe do denohet, por po aq ishte dhe shpifja e Strazimirit ndaj njerit prej tyre dhe kjo boterisht nga podiumi i Parlamentit. po ky a u denua? Nje shprehje e qysh nga Roma, e vjeter sa bota thote: “ne nje konflikt provokatori denohet me rende se i provokuari!” E pra kjo eshte drejtesia qe na duhet, ku dinjiteti i njeriut te mbrohet njelloj, pavaresisht nga pozita politike apo ekonomike, raca, gjinia apo besimi. Dhe te gjitha keto jane te sanksionuara me Kushtetute, por kjo pikerisht ne keto aspekte kaq sensistive nuk ka gjetur misherim.

      Reply to this comment
  2. andos June 5, 14:20

    perpos te gjithave me ne fund po kemi drejtesi efektive qe nuk njeh interesa personale.
    edhe pse eshte nje denim qe nuk eshte se e rendon shume Paloken se kta te PD jane te krimbur ne lek kane vjedh sa donin per sa kohe ishin ne pushtet.por me ne fund po funksionon drejtesia

    Reply to this comment
  3. bledi June 5, 14:26

    Kta te PD e degjeneruan politiken per 8 vite sa ishin ne pushtet,vetem e te shpifnin dhe vidhnin dinin e kush ti denonte nuk kishte se e kishin korruptuar te gjithe sitemin e drejtesise po shyqyr pas kaq shume kohesh po degjojme nje vendim gjykate KUNDER PD

    Reply to this comment
  4. superman June 5, 16:01

    pa me thuaj zoti kryeminister pse nuk e beni testin e droges qe ju kerkohet, cilat jane arsyet e forta qe ju pengojne ta beni. apo keni frike qe ne venat tuaja te gjendet me shumice perberje kokaine, peshtirosje eshte kur nje kryeminister i fute hundet per te ndikuar ne vendimarrjen e gjyqetarve duke i kercenuar. por ky jeni ju dhe qenja juaj nje person i peshtirosur.

    Reply to this comment
  5. vilajeti June 5, 16:09

    te besh presion mbi sistemin gjyqesore per te arritur fitoret e tua politike eshte nje stil i vjeter komunist, nga e keni perjardhjen gjenitike komuniste. si mund te ndodhi qe nje gjykate te japi vendime pa faktuar fjalet qe jane thene, perderi sa ju nuk e keni bere testin e droges ne syte tone je nje drogaxhi i pershtirosur , llumi i njerzimit.

    Reply to this comment
  6. LOVE June 5, 16:35

    o shoku EDver , po ti marrsh nga ditet e ketyre kokepalareve ,se vetem te mira po sjell

    perditesohu me fb e Berishes ,u be disa kohe qe e ka harruar dhe DITA perditesimin
    lexo ato akuzat qe te shkruan me emer ,mbiemer dhe peremer Berisha
    pergjigju atyre akuzave ,pastaj na mbush mendjen me rivilicionin tend

    sa per lidhjet me kriminelet e morem vesh qysh kur shohim ate teatrin
    “Nje FRROK HYN E NJE FRROK DEL ”

    po qe per shpifje ,ti do futur brenda ne burg te sigurise se larte
    me gjithe Erionken e jastekut te Griseldes ,Braqen e privatizimit te Shqiperise
    dhe Taulant Palla qe tunde dokumentat ne pallament

    QELBESIRE E RILINDUR
    ti je ber si klloun cirku , je nje showman qe ben per te qare !

    Reply to this comment
  7. ina June 5, 16:42

    Kushedi i ka korruptuar edhe gjyqtaret ky Piktori gjatavil dhe ata kane ndikuar ne marrjen e ketij vendimi . Se jo per gje por te gjithe te njofin dhe e dine se cfare njeriu je o Edi Rama . Te themi psikopat eshte pak por seshte nevoja per fjale pasi faktet per ty flasin vete , vetem sa et shef .

    Reply to this comment
  8. Emigranti June 5, 17:14

    Komentet duhen bere per artikullin qe thote: shyqyr qe u hap ruga qe ai qe çpif denohet dhe kjo ska te beje mer apo jo droge Rama se edhe po te mare ben mire se e detyron te permbahet nga shpifjet e ndyra qe hedh Saliu ne Facebookun e tij plus Zenin qe dikush e cilesoi sy peshkaqeni . Kryesorja eshte qe ne Kuvend te behet Politike dhe jo sikur Jemi ne nje shtepi Fallxhoresh. Kuvendi yne eshte I turpshem dhe I ndyre kur degjon cfare Thuhet dhe SI thuhet atje nuk flitet per hallet e popullit po per sa vodhe ti dhe sa une .
    Ne qofte se ka fakte dergoini ne prokurori dhe atje tregoni pakes respekt dhe kulture

    Reply to this comment
  9. Zoro June 5, 17:59

    Kjo mase eshte edhe nje mesim per keta vete dhe per ata qe akoma mendojne te thone cfare ju vjen nga goja ne foltoren e parlamentit e ne media.
    Kultura parlamentare ne disa raste behet aq vulgare sa te neveritet i gjithe parlamenti qe del jashte natyres se punes se tij.

    Reply to this comment
  10. feim June 5, 18:20

    Zoti Rama,
    Ata te dy qe u denuan(dhe shume mire),nuk jane td paret politikane te denuar per shpifje. Ke te majte te denuar para tyre

    Reply to this comment
  11. feim June 5, 18:23

    http://www.panorama.com.al/gjykata-denon-ballen-1-milion-leke-gjobe/

    Taulant Balla konja juaj zoti Rama ,denohet per shpifje – hap linkun.

    Reply to this comment
  12. kris 1 June 5, 18:49

    Suksese.Besoj se e binde popullin qe je i paster dhe drejtesia punon si sahat.Po dinjitetin e ne kokepalareve te Metes kur do ta mbrosh?
    Sa kohe do te flesh me fantazmat e viktimave te 21 janarit qe rane per kolltukun dhe mirqenien tende .?

    Reply to this comment
  13. Arben June 5, 19:16

    ASNJE E MIRE NUK VJEN NGA KY VENDIM.

    TE MIRAT PER SHQIPETARET VIJNE KUR TE RREGULLOHET DREJTESIA.

    VENDIMI U DHA I DREJTE SEPSE ISHE TI.

    TE ISHTE DIKUSH TJETER DO “KOLLITEJ” QE TE MUND TE MERRTE TE DREJTEN.

    (EDHE GJYQTARI E KA DHENE KETE VENDIM TE DREJTE, SEPSE E “SHENON NE CV”)

    Reply to this comment
  14. info-analitike June 5, 20:31

    Per kete ceshtje Rama u impenjua personalisht duke marre pjese ne seanca edhe duke dhene show arrogance para gjyqtareve te cileve iu desh t’i terhiqnin vemendjen.
    Fatkeqesisht ky psikopat nuk e ka kaq per zemer ceshtjen e 21 janarit dhe kete gje e kane kuptuar fare mire edhe familjaret e viktimave.
    Te ekzaltohesh per nje vendim te tille perpara padrejtesive me te medha qe as nuk cohen perpara drejtesise eshte me te vertete e turpshme.

    Reply to this comment
  15. Mark uk June 5, 20:48

    Ma e mira gje do ishte qe ju dhe qeveria juaj te largohet,per te shpetuar populli shqiptar e ndoshta edhe ballkani.

    Reply to this comment
  16. Maro Mokra June 6, 04:20

    O Rama, po ti qe krijove politiken e shpifjes dhe te listave te zeza neper institucione? Ti qe ngrite ne detyre kriminelet e ish sigurimit te shtetit? Atij sigurimi te shtetit qe i ka duart e lyer me gjak nga njerezit e thjeshte qe donin vetem te merrnin ajer te paster!!!

    Reply to this comment
  17. Toni June 6, 06:28

    Ahahahahahahahahaha ca lajmi:))))))
    200 mij lek gjob per thuthuqin e pijanecin shahshsha.

    Reply to this comment
  18. lato June 6, 10:08

    Na u be qejfi shume qe me ne fund rrugaceria PD ke filluar te ndeshkohet nga ligji,Qofte kjo nje fillese e mbare per shtetformimin ne albanistan;te ecim drejt Europes,jo drejt vucidolit.Tani ketyre dy palacove t`u hiqet edhe mandati,sepse halabaket nuk meritojne te jene ne parlament.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*