Rama tregon bisedën me Berishën në ’91 për ish-të përndjekurit

November 30, 2017 12:52

Rama tregon bisedën me Berishën në ’91 për ish-të përndjekurit

 

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur me ironi akuzave të opozitës dhe amendamenteve të tyre për buxhetin.

Rama ka theksuar me krenari se borxhin e madh moral dhe ligjor për të përndjekurit e ka shlyer partia e tij, pra PS.

Ai ka treguar takimin e parë me Berishën dhe ka cituar fjalët që ai iu ka thënë në atë takim.

“Në 1991 në janar te sheshi i stadiumit, dhe shoku Sali me tha, unë me Trebeshinën dhe Klosin, ju doni të nxirrni llumin e Shqipërisë nga burgjet, PD është prerazi e ndarë nga ai llum. Fjalia e stërdëgjuar nga instancat e Partisë së vërtetë të Saliut, se të dytën e ktheu në karagjozllëk kombëtar ky.

Bëtë çorap se kudo këtë bëni, sa herë ju jepet një çelës zyre ndërtoni fshatin tuaj. Nuk dini të bëni shtet, qytet, por fshatin tuaj dhe pastaj merrni dhe plaçkat me vete dhe i lini zyrat drangull.

Ju bëtë që të burgosur politikë të ikin nga ajo botë pa marrë asnjë qindarkë, ndërkohë që spiunët kanë marrë paratë nga fondi për ta, se duhet të marrin lekët fara dhe fisi i SHQUP-it, jam krenar që PS ka kompletuar plotësit të gjithë listën e të gjallëve”.

 

 

November 30, 2017 12:52
Komento

2 Komente

  1. Kaci November 30, 14:00

    Te jesh ti krenar se nuk te votuam per kete pune. Ato leke ti te takonte ti coje per ish ushtaraket ne shkolla e kopshte per ndihme te te pamundurve e per pensione. Per te perndjekurit e pronaret le te mendonte PD e PR. Keshtu more krieministri pertej te majtes e te djathtes?

    Reply to this comment
  2. Mark U.K November 30, 17:47

    Kur filluan demostrat e studentve si dhe dhe njerzve ju largue figa,Edi Rama bashk me te jatin (ndies past)iken ne Greqi per te shpetuar koken nga friga se populli do hakmerresh si ne Rumani.Kur nuk ndodhi gje Edi u kthye e shkoj te selia e PD dhe u tha te pranishme.Pse i shkoni mbrapa kti maloku,Rames i ndodhi dicka qe besoj nuk e ka harruar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*