Rama tregon se si do të bëhet transparenca për 1.15 miliardë eurot e rindërtimit

February 19, 2020 08:14

Rama tregon se si do të bëhet transparenca për 1.15 miliardë eurot e rindërtimit

Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se fondi për rindërtimin do të kontrollohet me kujdes të madh nga vetë donatorët, të cilët do ta administrojnë.

“Donatorët nuk japin asnjë qindarkë apo kredi thjesht dhe vetëm duke i treguar historinë e dhimbjes. Donatorët kanë nevojë për garanci, gjëja e vetme që kërkojnë janë kush janë instrumentat e përthithjes dhe investimit të fondeve.

Ne nuk do të administrojmë jo vetëm asnjë qindarkë të tyre, por as tonat. Kemi ndërtuar një mekanizëm për transparencë dhe mbi të gjitha një mekanizëm për ecurinë e zbatimit. Komiteti ynë shtetëror i rindërtimit do të kenë në përbërjen e vet edhe përfaqësues të donatorëve dhe mekanizmat e zbatimit, janë mekanizma të donatorëve. Nuk të jep njeri pa garanci”, tha Rama në “Real Story”.

I pyetur se në këtë proces transparence, do të jetë opozita, kreu i qeverisë u përgjigj: “Nuk e ftojmë opozitën për transparencë. Ne do të kemi kontrollues ata që kanë dhënë paratë.”

o.j/dita

February 19, 2020 08:14
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 February 19, 08:50

    ““Donatorët nuk japin asnjë qindarkë apo kredi thjesht dhe vetëm duke i treguar historinë e dhimbjes.”
    thoni si të doni,por ky është më gomari i të gjithëve!!
    “i vetmi që ka bërë më shumë për shqiprinë,që ka qënë më i ndershmi,e kështu me rradhë gjithë rreklama për belulin”
    e më pas është po aq gomar sa të thotë ASNJË SHTET NORMAL NUK MË BESON ASNJË QINDARKË PA E KONTROLLUAR AI VETË!!
    këtë e përforcojnë dhe dy deklaratat e sorekës dhe komisionerit Oliver Varhelyi se KORRUPSIONI NUK DO TË TOLEROHET!!
    a thua se të njëjta kërcënime,ose “këshilla” i kanë dhënë dhe italisë kur e kanë ndihmuar për tërmetet që ka pasur??
    apo thjeshtë i kanë dhënë paratë??
    kjo duket sa besim ka dhe vëllai i tij sulltan salepi i ri i bosforit”500 shtëpitë do ti ndërtoj vetë”,ashtu dhe vëllezërit e tij gërk që morën pa asnjë mundim lejen për ta bërë shqipërinë varrezë gërke,”i ndërtojmë vetë shtëpitë”!
    me siguri të dy nuk kanë dashur ta lodhin më tepër se duhet vëllain e tyre!!
    ai mjafton të shkojë në përurimin e tyre e të bëjë 1 orë video për çdo çelës të dhënë!!kuptohet bashkë me lali fikun!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim