Rama: T’u japim të rinjve një model suksesi nëpërmjet sipërmarrjes

December 23, 2013 21:05

Rama: T’u japim të rinjve një model suksesi nëpërmjet sipërmarrjes

Kryeministri Edi Rama ka garantuar sipërmarrjen se qeveria do të vazhdojë mbështetjen ndaj tyre. Duke folur në eventin e organizuar nga Ministria e Ekonomisë, në të cilin u ndanë çmime për sipërmarrësit, Rama i mëshoi rëndësisë së vlerësimit të sipërmarrësve si promotorë të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

“Nxitja e duhur në rrugën e sipërmarrjes bëhet më e lehtë në rast se shoqëria i sheh, i njeh dhe i admiron njerëzit e suksesit përmes sipërmarrjes. Ne kemi shumë nga këto festivalet, por s’kemi asgjë që vlerëson sipërmarrësit dhe sipërmarrjen dhe besoj si një hap i parë, kjo mbrëmje i ka plotësuar dëshirat tona. Me siguri vitin e ardhshëm i kemi mundësitë që bashkë me ju ta organizojmë më mirë, ta kthejmë në traditë. Kur rezistoi Festivali i Këngës, unë besoj se kjo mund të rezistojë edhe në shumë qeveri”, tha Rama.

Gjatë dhënies së çmimit për punëdhënësim më të mirë të vitit, Rama tha se ka ardhur koha që të rinjtë të nxiten drejt suksesit nëpërmjet sipërmarrjes.

Çmime vlerësimi për aktivitetin e kryer i janë dhënë disa kompanive në prodhimin fason, në sektorin e turizmit, gruaja sipërmarrëse shqiptare, si dhe punëdhënësi më i mirë i vitit 2013.

December 23, 2013 21:05
Komento

2 Komente

  1. tan December 23, 22:26

    E njoh kete djale e meriton suksesin
    bravo

    Reply to this comment
  2. raimondi Vlonjati December 24, 03:23

    Te rinjte te merre me biznese , po eshte gje shume e mire –Se qe ti futesh nje biznesi kerkon guxim prej budallai dhe ..kete guxim vetem te rinjte e kane, sepse te rinjte hidhen perpara , pa u menduar shume
    Ata nuk kane shume tru qe te lloisen , jo keshtu po ashtu ..

    Dhe po te shikosh edhe ketu ne USA shumica dermuuese e biznesmeneve si te medhenj edhe te vegjel jane hajvane fare nga intelekti
    se e kane nisur bzinesin qe ne rini se biznesi atehere niset si pasoje e kurajos se moshes ..por ama ne politke te rinjte nuk futen….se te marin ne qafe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*